Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Madhesia e UNIVERSIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Madhesia e UNIVERSIT   Sat May 05, 2012 8:33 pm

Madhesia e UNIVERSIT


GALAKTIKA




Le te shohim se sa I madh eshte universi
Sic e dime planeti Toke eshte nje pjese e Sistemit Diellor.Ky sistem formohet nga nente planete, te cilet sillen rrotull diellit se bashku me 54 satelite te tyre. Toka eshte planeti I trete afer diellit.
Fillimisht le te konceptojme madhesine e ketij sistemi.Diametri I Diellit eshte 103 here me I madh se ai I tokes.Le ta shtjellojme kete me nje krahasim: Nese diametrin e tokes prej 12.200 km do ta sillnim ne madhesine e nje zari te vogel, Dielli do te merte nje permase me te medha se nje glob, gjegjesisht sa dy topa futbolli. Interesante eshte edhe largesia ndermjet tyre per te formuar nje model koncis me dimenzionet reale, largesia e zarit te vogel nga globi duhet te jete 280m.Ndersa ato planete orbita e te cileve eshte me larg Diellit, duhet t’I vendosim me kilomatra larg.
Ky dimenzion kaq gjigant I Sistemi Diellor qendron shume modest ne raport me galaktiken “Rruga e Qumeshtit” ku ndodhet. Sepse ne galaktiken ekzistojene 250 miliard yje tjera me madhesi shume me te madhe se sa Dielli.Ylli me I afert me Diellin eshte Alfa Centauri. Nese do te vendosim edhe Alfa Centaurin ne maketin qe vendosem Token dhe Diellin ate do ta vendosnim 78.000 km larg globit qe perfaqesonte Diellin.
Le ta zvogelojme disi kete model. Toka le te jete nje grimce e vogel pluhuri,e cila mezi shihet me sy. Atehere Dielli do te jete me madhesine e nje kokre are dhe do te vendoset 3 metra larg Tokes. Mbeshtetur ne keto permasa Alfa Centauri duhet te vendoset 640km larg Diellit.
Cdo Galaktike mbart 250 miliard yje, te cilet ndodhen larg njerit-tjetrit ne keto distanca te pabesueshme, ndoshta edhe me larg.
Interesante eshte se nese do te mendojme vendin qe ze galaktika ne hapesire ,kjo eshte shume e vogel .Sepse ne hapesire ndodhen edhe rreth 300 miliard galaktike te tjera!..Hapesirat midis ketyre galaktikave jane milione here me te medha se largesia reale mes Diellit dhe Alfa Centaurin.
Ne lidheje me kete madhesi marramendese, Xhorxh Grinshtajn ne librin e tij “The Symbiotics Universe ( Universi Simbiotik ) fq 21” shkruan se:
“Nese yjet do te ishin pak me afer me njeri-tjetrin,astrofizika nuk do te ishte shume me ndryshe.Nuk do te ndodhte asnje proces ndryshimi ne funksionet themelore te fizikes ne yje, nebula apo ne trupat e tjere qiellore.Nese e shohim nga larg pamja e galaktikes sone do te ishte e njejta .I vetmi ndryshim do te ishte kur mbremjeve te shtriheshim ne bar dhe tek veshtronim yjet, do te shihnim se qielli do te ishte I tejmbushur me yje .Me falni, po;Do te kishte edhe nje ndryshim tjeter . “Une”, I cili do te shihja kete peisazh nuk do te ekzistoja...Kjo hapesire gjigante me yje eshte nje kusht per ekzistencen tone”.Grinshtajn e shpjegon edhe arsyen; hapesirat boshe ne kozmos sigurojne qe disa ndryshore fizike te formulohen ne harmoni pikerisht me jeten tone.Kjo eshte nje arsye edhe per ruatjen e tokes nga perplasjet me trupat qiellore gjigante, te cilet enden neper keto hapesira kaq te medha pa ushtruar me te voglin kercenim per Token.
Dhe se fundi perhapja e trupave qiellore ne univers eshte nje strukturim I duhur harmonik per jeten tone.Keto hapesira a jane formuar PA QELLIM? A jane shfaqur si perfundim I nje krijimi te vullnetshem.Le t’u pergjigjemi vete.

Sistemi yne diellor siç dihet perbehet prej nente planeteve (kohen e fundit fundi i janarit 2006 pritet te vertetohet egzistenca e nje planeti te dhjete por ende nuk eshte e sigurt), dhe prej ketyre , vetem ne Toke eshte paraqitur jeta (se paku ne formen me te nderlikuar qe neve sot njohim).

Shume ( me mijera apo miliona) sisteme diellore , siç dihet perbejne nje galaksi, e prej ketu del poashtu se me mijera galaksi perbejne te ashtuquajturat metagalaksi qe me pas me mijera te tilla perbejne kozmosin.

Si eshte e mundur te kishte jete vetem ne nje pike shume, shume te vogel te kozmosit? Nese bazohemi ne llogjike, del se jeta eshte paraqitur edhe ne pjese te tjera te universit (ligji i probabiliteteve).

Eshte me se evidente se jeta eshte e shtrire kudo, por ajo qe eshte per t'u bere merak qendron ne faktin se edhe po te kishte jete ne pjese te tjera te kozmosit, njeriu kurre nuk do te mundet ta vertetoje kete apo te beje udhetime te tilla nderyjore sepse keto jane largesi shume te medha ( me qindra , mijera vite drite jane teper , teper shume kur mirret parasysh 300 000 /sek = 1 sekonde X 60 sekonda X 60 minuta X 24 ore X 30 dite X 1 vit etj)). Pra shpejtesi te parealizueshme per njeriun edhe po te kishte mundesi te udhetohej me shpejtesine e drites (pra rreth 300 000 km ne sek).

Ndoshta udhetime te tilla megjithate do te munden te realizohen por aspak me paradigmat qe neve njohim sot. Cilat jane apo mund te jene keto paradigma....???
Sado qe njeriu nuk ka arrritur te zbuloj planet me jete si toka, besoj se do te kete diku. sa gjera kane qen te pabesueshme per ne, po qe sot jane dicka e zakonshme.

Dikur në Mars ka patur det

Disa studime te reja te sapo publikuara kane nxjerre teorine se ne brigjet e Meridiani Planum ne Mars ka ekzistuar nje det i me uje te kripur. Kerkimi per uje ne fqinjin e planetit fqinj me Token eshte ne qender te debatit mbi mundesine e jetes qe mund te kete ekzistuar ne planetin e kuq.

Ne mars te vitit 2004, Skuadra e NASA per Zbulimet ne Mars, e drejtuar nga Steve Squyres, mbajti nje konference per shtyp per te njoftuar se skuadra Opportunity Rover, e cila ne ate kohe kishte kater muaj qe po studionte formimet shkembore ne Meridiani, kishte zbuluar prova gjeologjike se kjo zone me pare kishte qene e mbuluar me uje.


Skuadra theksoi pranine e nje lloj guri ranor qe ata mendonin se ishte formuar ne te shkuaren e larget kur shkembinjte vullkanike ishin shkeputur ne uje acid dhe me kripe qe me vone avulloi. Njoftimi ngjalli shume diskutime ne ate kohe duke menduar se ky det mund te kishte qene shtepia e organizmave te gjalle, ndoshta te ngjashem me baktere ose me mikrobe te tjera ne Toke.

Energjia diellore, kaq e efektëshme dhe e dobishme, një ditë mund të bëhet e rrezikëshme për planetin tonë. Dielli në vetvete është një furrë gjigande bërthamore nga e cila çdo vit çlirohen masa të zjarrta të cilat pengohen të hyjnë në atmosferën e tokës nga një shtresë e padukëshme mbrojtëse, shtresë për të cilën shkencëtarët thonë se po vjen duke u dobësuar. Ritmet e dobësimit të kësaj shtrese mbrojtëse janë tepër të larta, dhe shkencëtarët ende nuk janë në gjendje të thonë përse ndodh kjo.

Flakët diellore janë gazra të ngarkuara me elekricitet që dalin nga dielli në formë shpërthimesh të fuqishme mijëra herë në vit. Flakët diellore të kohëve të fundit ishin më të fuqishmet të regjistruara ndonjëherë nga astronomët.

Shkencëtari Andrew Coates pranë laboratorit të hapësirës Mullard në Angli, thotë se dielli në vetvete është një furrë termo bërthamore që çliron sasi të shumta materialesh të rrezikëshme në formë shpërthimesh të fuqishme. Në disa raste kjo masë gazesh që vërshon drejt tokës është në madhësinë e malit Everest.

Planeti ynë mbrohet, nga këto stuhi të hapësirës, nga një shtresë e padukëshme magnetike, por që po vjen duke u dobësuar. Gjeologu John Shaw pranë universitetit të Liverpulit në Angli thotë se ndryshimet që i janë shkaktuar kësaj shtrese gjatë 300 vjetëve të fundit janë më të madhe sesa ndryshimet e ndodhura gjatë 5 mijë vjetëve të fundit.

Shkencëtarët mendojnë se fusha magnetike po dobësohet dhe mund të arrijë në një pikë kur fusha magnetike mund të ndryshojë drejtimin, dhe kur kjo të ndodhë, shigjeta e busullës do të tregojë jugun në vend të veriut, ndërsa kafshëve, që orientohen nga një busull e brendëshme natyrale, do t’u duhet kohë t’i përshtaten një ndryshimi të tillë. Ndërkohë që kjo fushë magnetike ndodhet në periudhën kalimtare, ajo do të vazhdojë të dobësohet ndoshta deri në 90 përqind.

Në këtë mënyrë, thotë shkencëtari Coates, mburoja e planetit do të prishet dhe rrezatimi diellor dhe galaktik mund të godasë drejt përdrejt atmosferën tonë dhe rrezatimi në tokë do të rritet. Kjo do të çonte në një shtim të rasteve të kancerit si dhe do të sillte ndërprerje të vazhdueshme të komunikimeve satelitore.

Por dobësimi i kësaj mburoje magnetike ka edhe një anë pozitive. Aurorat, shfaqja natyrale me drita, mund të fillojnë të ndodhin çdo mbrëmje, madje edhe në vende ku nuk janë parë ndonjëherë më parë. Shkencëtarët thonë se këto janë vetëm parashikime dhe njerëzimi ka ende qindra vjet kohë për t’u përgatitur për to.

Kohet e fundit kjo eshte nje nga teorite qe po ze shume vend ne ambjentet e ufologjise. Shume nga qeniet qe jane raportuar kane qene te perfshire ne fenomene paranormale dhe kane reaguar ndryshe nga qeniet fizike sic e kemi ne konceptin e ekzistences.
Kohet e fundit (kam parasysh 15 vitet e fundit) keto lloj qeniesh quhen astrale ose eterike pa harruar perfshirjen e tyre si pjese e dimensioneve me te larta se realiteti 3 dimensional qe ne kemi.
Madje ne perputhje me kete teori edhe shume shkenctare qe kane studiuar kalendarin e Majave qe stopon ne 21 dhjetor ora 11.11 e vitit 2012, duke e lidhur dhe me ndryshimet e ndjeshme klimaterike, levizjen e poleve, dhe sidmoms me nje fenomen hapsinor qe ndodh nje here ne 26 mije vjet qe eshte venia paralele e te gjithe sistemeve diellore ne galaktiken tone ne vije te drejte (ende nuk dihet nese kjo ndodh edhe ne galaktika te tjera ne te njejten kohe) eshte hapi i kalimit te realitetin tone 3 D ne nje me te larte ne ate kater dimensional...
Te gjithe kemi degjuar termin New Age dhe pak nga ju besoj se e dine kuptimin e sakte te ketij termi. Nuk ka te beje me nje levizje shoqerore si ajo e viteve 60-70 apo me nje rryme te re qe perfaqesohet ne muzike dhe arte. Eshte nje kalim qe ndodh cdo 2 mije vjet ne planetin tone i cili i nenshtrohet levizjes ne forme zodiaku. Epoka qe sapo mbyllem ishte ajo e Peshqeve(e filluar me lindjen e Krishtit) dhe fundi i vitit 1999 me eklipsin e famshem te 11 gushtit (ne mos gabohem) solli dhe hyrjen e Tokes ne nje epoke te re qe quhet ajo e Aquarius. Pra kjo eshte arsyeja pse perdoret kaq shume termi New Age.

Skenimet per pranine e karbonit dhe oksigjenit ne kozmos kane dhene rezultate. Ku ka karbon mundet te kete jete.

Sa per dijeni ne jupiter,mars,neptun etj sasia e karbonit eshte minimale pothuajse e paperfillshme. Organizmat e gjalla kafshet, bimet, njerezit kane sasi te konsiderueshme karboni. Kimia organike njeh elementin kryesor karbonin.

Te dale nje anije kozmike e teknologjise qe posedojme sot nga galaksia jone do 800 vjet udhetim. Jo te dalesh nga sistemi yne diellor por galaksia ku ndodhet ky sistem diellor. Po ne mijera galaksi?

Po ashtu propabiliteti anija te perplasej me ndonje objekt ne kozmos me shpejtesi me te larte se anija eshte po ashtu teper i larte.

Qe mund te ekzistoje nje tjeter civilizim diku ne miliarda galaksi do jete e pamatur te thuhet se nuk ekziston.


AStronomia dhe Astrologjia ne kohet e shkuara nuk ishin te ndara, por ishin pjese perberese te nje disipline ezoterike orientale shume komplekse (Sistemi Ermetik), e cila vlente per te stimuluar mendjen tone dhe Shpirtin tone dhe per te kerkuar Rrugen neper te cilen mund te hyje ne Ciklin Harmonik te Natyres. Problemi Kryesor per njeriun ka qene gjithmone gjetja e pozicionit te tij “pozicionet-dimensionet shpirterore”, duke u nisur nga “pozicioni-dimensioni I tij ne hapesire”.
Nepermjet nje panorame te shpejte mbi Astronomine do te kemi nje informacion te shkurter dhe te nevojshem per perspektiven tone Astrologjike. 2)

Sistemi Yne Diellor.
Toka ndodhet ne Sistemin Diellor ose Planetar.
Nje sistem diellor eshte e perfaqesuar nga nje Yll, qe ne e quajme Diell, dhe nga mijera Trupa Qiellore (Planete, Satelite, Asteroide), te cilat Dielli I mban rreth tij me Forcen e tij Terheqese
Sistemi yne Diellor gjendet ne zonen ekuatoriale te Galaksise, 30.000 vjet drite larg nga qendra e tij dhe qe spostohet drejt Yjesise se Herkulit, me nje shpejtesi prej 20 km ne sekonde.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
 
Madhesia e UNIVERSIT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: