Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mashtrimet e Kryeministrit Thaçi!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
gjinkalla

avatar

Numri i postimeve : 125
Join date : 09/05/2012

MesazhTitulli: Mashtrimet e Kryeministrit Thaçi!   Wed Mar 05, 2014 3:01 pm

Mashtrimet e Kryeministrit Thaçi!



Shikuar nga perspektiva e sotme, ka hapësirë të mjaftueshme për të dyshuar se krimi dhe korrupsionin është i pranishëm edhe nëkreun e skenës politike të vendit dhe është i ngulitur aq thellë, saqë shpresat e tejkalimit të tij nga ndërrimet e pushtetit janë vërtetë të pashpresa.
Kjo do të thotë se një krim politikë mund të ik e një krim tjetër politikë mund të vijë!? Ndoshta kjo është pika më tragjike e Kosovës, e cila e ka të kriminalizuar kreun e përfaqësimit politik, pavarësisht a është fjalë për politikanë të opozitës apo të pozitës!?
Kryeministri i Kosovës, z. Thaçi, është zhytur aq thellë në papastërtinë e qeverisjes së vendit, sa ai pa u skuqur fare e mashtron opinionin e vendit kur thotë: «Ne kemi realizuar të gjitha standardet dhe kriteret për liberalizimin e vizave tani Bashkimi Evropian po vonohet në raport me Kosovën, është një vonesë e padrejtë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës».
Në të vërtetë nuk ka raport që vjen nga BE-ja mbi proceset e tilla integruese e që nuk e thotë të kundërtën e këtij pohimi të cilin e shpreh Z. Thaçi. Që të gjitha vlerësimet e BE-së, e komisioneve përkatëse kanë dhënë vlerësime politike. Veçmas është goditur dhe është kritikuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Integrimeve Europiane e Kosovës.
Ka hapësirë të mjaftueshme për të dëshmuar se Kryeministri Thaçi ka interesa personale që i mbron «dështimet» në këto dy dikastere qeveritare. Në ka vend që MPB të mos jetë e ekspozuar nga krimi dhe korrupsioni. Është dokumentuar në vlera milionëshe krimi dhe korrupsioni në këtë ministri e nga ana tjetër Kryeministri i Kosovës kurrë nuk guxojë të merrte hapa për shkarkimin e ministrit përkatëse. MPB bëri dëme të mëdha jo vetëm ekonomike, por shumë më të mëdha dëmet e saj ishin politike e strategjike.
Kjo Ministri praktikisht ka ofruar dyshime serioze se në Kosovë është i imunizuar krimin dhe korrupsionin kur është në pyetje përfshirja brenda tij edhe i Kryeministrit të vendit!? Dyshimet se në marrjen e «tallit» që kanë ndodhur në këtë ministri, përflitet edhe emri i Kryeministrit apo i të afërme të tij, duket të jetë shumë serioze. Madje vetë, Ministri Bajram Rexhepi ka deklaruar publikisht se nuk jep dorëheqje pa e shkarkuar Kryeministri Thaçi!? Disa herë ky ministër e ka sfiduar Kryeministrin publikisht duke i dhënë për të nënkuptuar para opinion publik se ai është i paprekshëm.
Ndërkaq sa i përket ministrisë së Integrimeve Europiane, e cila më shumë është marrë me tema tjera që nuk kanë të bëjnë me integrime europiane sesa me detyrimet e përditshme të ministrisë. Siç është vërtetuar edhe nga skandali «pronto», ministrja Çitaku është marrë me nepotizmin më shumë sesa me punët e tjera të detyrueshme të ministrisë. Fijet e nepotizmit të saj në raport me ‘familjarët’ dhe më shokët e partisë së saj është e pafundme. Madje «sjellja» e saj është një problem i njohur në takimet e saj me personalitete zyrtare vendore e ndërkombëtare.
Sipas burimeve mediale, ka pasur një nismë për largimin e Vlora Çitakut dhe të Bajram Rexhepit nga Qeveria Thaçi 2 dhe për dërgimin e tyre në pozita të ambasadorëve. Por kjo nismë ka përfunduar e pasuksesshme për dy arsyeje: e para, ndërlidhet me çështjen e Tribunalit aq shumë të përfolur dhe, e dyta, ka të bëjë me një fraksion brenda PDK-së, i cili nuk ka qenë i pajtimit që njerëzit të hidhen aq pa përgjegjshëm nga kryeministri Thaçi, një stil i dëshmuar tashmë, vetëm atëherë kur nuk i duhen më atij (lexo H.Thaci).
Njëjtë ka ndodhur pak e shumë me z. Limaj, i cili jo vetëm u hodh, por ai u «mashtrua» t’i përgjigjej aksiomës: «me duart e pastra në qeveri». E çfarë ndodhi pasi u largua z. Limaj!?
Hashim Thaçi,sot mban në postë udhëheqëse një mori njerëzish nën hetime nuk e zbaton fare këtë të vërtetë të proklamuar dikur nga ambasadori i SHBA-s në Kosovë e të përsëritur së fundi!?
Por kjo nuk është as fillimi i kësaj aksiome. Më shumë se gjysma e kandidatëve të PDK-së për kryetarë komunash ishin nën hetime ose në procese gjyqësore. Kjo aksiomë u stërkeq deri aty sa sot është bërë presedan se mund të jesh i burgosur e mund të jesh kryetar komune, ambasador e çka jo tjetër. Mund të jesh ministër, kryeministër (Hashim Thaçi) e mund të jesh edhe nën hetime.
Dëshmitë janë pothuaj gjithë kryetarët e komunave që ka sot PDK-ja. Për të mos folur për grupin parlamentar të PDK-së, i cili mbi 80 % të tyre ka ardhur me vota të fabrikuara brenda PDK-së. Duket se ajo vjedhje industriale që ndodhi brenda PDK-së iu është kthyer si bumerang kësaj partie. Ajo sot e ka grupin parlamentar më injorantin në historinë e të gjitha parlamenteve që kanë pasur shqiptarët e jo vetëm të këtij të pasluftës!?
E bukura e disa prej parlamentarëve që erdhën me votë të vjedhur brenda vetvetes, nën fuqinë e pushtetit absolut të PDK-së tash janë edhe mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës. Ky është kulmi i dëshmimit se deri ku mund të ndotë dhe të përdhosë vota e vjedhur, përfaqësuesit e tillë, rrjedhimisht një pushtet i vjedhur!? Krimi dhe korrupsioni i këtij grupimi duket të jetë një nga agjendat më normale të mundshme.
Nga kjo që u tha më lart nuk është e palogjikshme që PDK-ja të ketë një ministër të MASH-tit, i cili ka instaluat krimin, korrupsionin dhe mafinë jo vetëm në ministri, por edhe në UP!? Kur ishte koha e demaskimit të kësaj të keqe, ministrit të PDK-së, z. Buja, ia ndalin shkollat, e ai nuk reagonte asgjë. Ia fillojnë shkollat e ai prapë nuk pipëtinë. Këshilli Drejtues i UP, ai i mbeturi dhe i zgjedhur prej votës së stërkeqe të UP-së, i jep urdhra dhe ai i zbaton këto urdhra. Dhe në fund për ta përmbyllur poshtërsinë që di të prodhojë deri tash vetëm soji i PDK-së në pushtet, thotë se unë japë dorëheqje nëse atë ma kërkojnë!? Ky është provokimi dhe shantazh i rrahës që ministrat ia bëjnë Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçit.
Vijon
Në vazhdimin e radhës do të lexoni: Pse e dorëzoi Kryeministri Thaçi sovranitetin e Kosovës?
A ka realisht Kosova sovranitetit politik e territorial?
A e pranoi Kryeministri i KosovësTribunalin për Kosovën dhe cili do të jetë roli i tij në këtë mekanizëm?
A ka koncesionuar ai në kurriz të luftës së dhe shokëve të tij? Pse legjitimoi ai votën e vjedhur dhe a është ai njeriu përtej çdo pushteti në PDK? Kush në të vërtet vendosë nëPDK dh, a është Thaçi, pushteti absolut i cdo niveli?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mashtrimet e Kryeministrit Thaçi!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Alfred Papuçiu: Letër drejtuar kryeministrit Sali Berisha‏
» Gani Geci i tregon Thaçit se fotografia e Rugovës ishte në odën e Adem Jasharit
» Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve: Leter e hapur drejtuar Kryeministrit Berisha
» Bajrush Morina:BLERIM SHALA OSE “SEKRETARESHA” E THAÇIT DHE NËNKRYETARI I RAMUSHIT
» Kryeministri Thaçi: Rugova është emër i krenarisë shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Konspiracion-
Kërce tek: