Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 C'eshte lumturia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: C'eshte lumturia   Thu Nov 08, 2012 1:40 am

A mund te jemi te lumtur ?


Lumturia është të duash atë që ke?

Kush eshte i lumtur dhe perse?

Lumturia varet nga ne apo nga rrethanat e jetes?

Eshte me i lumtur ai qe punon fort apo ai qe ka fituar llotarine?






Nje seri pyetjesh qe marrin pergjigje nga specialistet me te mire, E shkurter por intensive, me afer me qetesine ose ngazellimin, lumturia varet nga rrethanat, por edhe nga personaliteti, deshirat dhe bindjet tona. Edhe pse ne mund ta eksperimentojme ne shkalle, raste, madje edhe ne lloje te ndryshme, lumturia eshte nje emocion thelbesor. Ajo eshte nje pervoje fizike dhe mendore shume intensive, e cila lind si reagim ndaj nje ngjarjeje dhe ka nje jetegjatesi te kufizuar, edhe pse te perseritshme.

Nga ana tjeter, qenia ne humor te mire eshte si nje muzike ne sfond dhe megjithese nuk perfundon ne nje shperthim gezimi, ajo ndikon jashtezakonisht ne menyren tone te te menduarit dhe te te sjellurit. Humori i mire na ben me te sjelle, sepse ate e bashkeshoqeron deshira per te ndihmuar te tjeret. Ai na ben me krijues, sepse na nxit te bashkepunojme dhe te perpunojme me shume zgjidhje dhe me cilesi me te mire. Ai na ndihmon qe te kemi me shume deshire, sepse na ben me elastike ne arsyetim dhe me te gatshem per te hedhur ne debat hamendjet tona te zakonshme dhe se fundi ne ben me kurajoze ne situata te veshtira.

A lindim te lumtur?

Disa studiues flasin per lumturine sikur ajo te ishte nje cilesi e karakterit dhe shume kerkime te kryera ne lidhje me binjaket kane per qellim te vertetojne se "predispozita per te qene i lumtur" jo vetem qe ekziston, por eshte e trashegueshme deri ne masen 80%. Atehere pra, vijme te lumtur qe nga lindja? Jo teresisht. Para se gjithash, perqindja prej 80% ka te beje me shume me nje predispozite te qendrueshme, se sa me gjendje episodike, tipike, si per shembull me ate te gezimit. Mes nje proverbi te vjeter anglez: "Mos gjyko te lumtur askend, derisa nuk ka vdekur" dhe pyetjes disi naive se: a eshte me e lumtur nje natyre e mbyllur apo nje e hapur?, pergjigja eshte se persa kohe qe individet kane aftesi te ndryshme per te vepruar sipas menyrave te tyre karakteristike, nuk ka kuptim pyetja nese jane tipat e hapur me te lumtur se karakteret e mbyllur. Eshte e sigurt se nuk ekziston asnje lidhje absolute midis tipareve te nje personaliteti dhe lumturise.

Studiuesi Kennon Sheldon kreu nje kerkim ne nje grup studentesh amerikane dhe koreane. Qellimi i studimit ishte te gjente se cfare i bente njerezit me te lumtur. Pasuria apo fama? Jo: pavaresia, kompetenca, lidhjet dhe vleresimi i vetes u vendosen ne krye te klasifikimeve te nevojave psikologjike. Ndjesite e lidhura me keto emocione jane me te rendesishmet per t'u ndjere te lumtur dhe mungesa e tyre eshte e mjaftueshme per t'u shnderruar ne te palumtur. Por me nje ndryshim te vogel: per studentet koreane "lidhjet" perbenin nevojen e pare, nderkohe qe per ata amerikane ne krye te listes qendronte "vleresimi i vetes".

Lumturine nuk ta dhuron askush

Ne kendveshtrimin objektiv, disa psikologe e konsiderojne lumturine si nje gjendje emotive te cilen ne e perjetojme kur gjendemi brenda nje aktiviteti domethenes, te cilin e kryejme ne menyren me te mire te mundshme. Por sa realiste eshte kjo performance optimale? "Jeta eshte nje kompromis- thone studiuesit- funksionimi optimal eshte nje ideal teorik, pothuajse i parealizueshem, por edhe nese do te ishte i tille, venia ne plan te pare e nje funksioni nenkupton gjithnje sakrifikimin e nje tjetri. Edhe teoria nuk e pranon nje lumturi te plote, sepse pas disa castesh kalimtare rivendoset perseri ekuilibri i meparshem. Por ndoshta eshte me mire qe ndodh keshtu".

Lumturia eshte e shkurter, ndersa pasojat jo


Barbara Fredrickson e Universitetit te Michiganit ka fituar nje cmim te rendesishem per kerkimin e saj ne lidhje me pasojat qe shkaktojne ne nje periudhe afatgjate emocionet pozitive. Keto emocione (ne kundershtim me ato negative qe e ngushtojne perkohesisht raportin mendim- veprim) rrisin aftesine e mendimit dhe te veprimit te njerezve. Me kalimin e kohes ky zgjerim i hapesires se pergjigjeve te mundshme ndaj ngjarjeve te jetes krijon nje spirale ngjitese, e cila forcon karakterin dhe vendosmerine, cimenton lidhjet shoqerore dhe ndikon ne menyre pozitive mbi shendetin dhe mireqenien. Ne fund te fundit, edhe pse jeteshkurtra, emocionet pozitive mund te kene pasoja jetegjata, duke na bere ne kete menyre me krijues, me te shendetshem dhe me te shoqerueshem.

Perse optimistet kane me shume sukses ne jete? Kesaj pyetjeje, nje tjeter studiuese, Lisa Aspinall e Universitetit te Marylandit ia ka gjetur me ne fund pergjigjen. Optimistet ndryshojne nga te tjeret nga menyra me te cilen i perpunojne te dhenat qe lidhen me ta dhe perkunder mendimit te pergjithshem, ata nuk i anashkalojne informacionet negative, por i perdorin ato per te ndryshuar strategjine e tyre ose per te permiresuar sjelljen, gje qe sjell per pasoje rritjen e mundesive per te patur sukses. Nje sjellje kjo qe duhet imituar.

Fakte apo interpretime?

Karakteri yne luan nje rol te rendesishem per lumturine qe ndjejme apo kerkojme dhe shume studime e vertetojne nje gje te tille: qendrueshmeria emotive rrit mundesine per te qene te lumtur dhe ne nje mase me te vogel edhe per te qene te hapur. Por ne lumturine tone ndihmojne edhe shume elemente te tjere, disa prej te cileve qendrojne jashte nesh. Perceptimi yne i fenomeneve dhe menyra me te cilen i perballojme, jane elemente shume te rendesishem te mireqenies sone dhe keto faktore jane te ndervarur: shendeti kushtezon aktivitetin tone, personaliteti kushtezon perspektivat per te gjetur nje shok jete e keshtu me radhe. Dhe jo i fundit per nga rendesia, karakteri yne percakton radhen e rendesise qe u japim ngjarjeve dhe zgjedhjen tone per vleresimin apo zhvleresimin e tyre, pra ajo qe efektivisht kemi arritur te perftojme. Perpara nje ngjarjeje te dhene, ne mund te ofrojme zgjidhje te pashpresa ose zgjidhje me rrugedalje, duke e interpretuar kete apo ate fakt ne menyre katastrofike ose te mundshme.
Elementet e lumturise
Nese do i permblidhnim rezultatet e kerkimeve dhe te eksperimenteve, do mund te pervijonim nje liste me elementet qe ne proporcione te ndryshueshme ndikojne ne qenien tone te lumtur:
* Mosha
* Paraja
* Shendeti
* Martesa ose nje lidhje e qendrueshme
* Besimi dhe feja
* Aktiviteti (puna)
* Miqte dhe lidhjet
* Liria
Rendesia qe i veshim cdonjerit prej ketyre elementeve eshte shpesh fryt i nje kushtezimi dhe hera heres i nje gabimi ne arsyetim. Ne perfundim te studimit te tij, nje psikolog amerikan shkruan se receta e lumturise "ngjason shpesh me nje predikim te vlerave tradicionale". Perkunder asaj qe mendojne shume vete, "statistikat tregojne se nuk jane te pasurit, te privilegjuarit apo njerezit e bukur ata qe jane me te lumtur, por ata qe kane grua dhe femije, miq, qe besojne ne zot dhe qe kane nje pune e cila i jep kuptim jetes se tyre. Por ka mundesi qe keto perfundime te jene mbivleresuar: martesa mund te na beje te lumtur, por nga ana tjeter te qenet te lumtur mund te kontribuoje qe ne te martohemi dhe te qendrojme ne kete gjendje ne nje periudhe afatgjate". E thene me fjale te tjera, ndjekja e drejperdrejte e lumturise eshte recete per nje jete te palumtur.

Ja disa nga elementet qe ndikojne ne lumturine tone.

Miqte
C'kuptim do te kishte jeta jone pa miq? Sic ka shkruar Francis Bacon "miqesia i shumezon gezimet dhe i ndan hidherimet". Te kesh nje rrjet lidhjesh shoqerore eshte shume e rendesishme per lumturine dhe mbeshtetja qe te japin te tjeret ndikon tek provat qe duhet te perballojme. Per shembull, mbeshtetja emotive: nje mik merr pjese ne trishtimin tone pas nje ndodhie negative, ose ne gezimin e nje fitoreje tonen. Mbeshtetje ne vleresimin e vetes: kur ndihemi te pranuar dhe te vleresuar nga miqte. Mbeshtetje informative: jemi duke kerkuar pune dhe nje mik na ofron te dhenat ne lidhje me nje mundesi. Mbeshtetje materiale: miqte na mbajne femijet kur duam te dalim, ne gjenden ne veshtiresi financiare, etj.
Miqesia eshte nje funksion i vertete dhe i mirefillte, ose me mire, nje pergjigje emotive e cila duket se eshte konceptuar kasten per te hequr menjane miqte e rreme. Kur kemi vertet nevoje, nje dore e shtrire per ndihme na prek. Jemi te mallengjyer dhe nuk e harrojme kurre bujarine, duke u ndjere te detyruar t'i pohojme mikut se veprimin e tij nuk do e harrojme kurre. Miqte e vertete jane ata qe te gjenden ne nevoje, sepse qellimi i miqesise eshte qe ajo te na gjindet ne ato caste kur askush tjeter nuk merr mundimin te afrohet. Nese miqte na bejne te lumtur, edhe ne i bejme te lumtur ata. Por edhe nje here, pasja ose e jo e miqve "te vertete" varet shume nga karakteri yne. Por edhe nga mjedisi dhe nga perkatesia shoqerore.


Martesa ose nje lidhje e qendrueshme. Martesa dhe bashkejetesa ne vetvete nuk garantojne lumturine. Me shume kjo varet nga ne. Duke pare arsyet se perse ciftet bashkohen e me pas ndahen, eshte e mundur te ndertosh profilin e "zgjedhjeve te deshtuara", qe kane per baze fillime delikate. Ne zgjedhjen tone te partnerit ka elemente me prirje per te na cuar drejt zhgenjimit: te kemi qene te terhequr kryesisht nga pamja fizike e partnerit; ta kemi konsideruar ate si me idealin; te kemi menduar se jeta nuk do te ishte e mundur pa te; te kemi qene te bindur se lidhja do te ishte e perjetshme.
Nese "hidhemi me koke" ne lidhjet sentimentale duke shpresuar te gjejme gjithe lumturite, jemi ne rruge te rrezikshme. Ideale do te ishte nje perzierje e ndjenjave te forta dhe pritjeve te arsyeshme, i vetmi kusht qe i lejon nje cifti te superoje krizat e pashme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
 
C'eshte lumturia
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Enver Bytyçi:Nihilizmi dhe teoria e argumentit
» Përsiatje shkrimesh nga Sylejman Aliu:-Ibrahim Rugova: Jeta dhe veprimtaria letrare e politike
» Bimët dhe shtazët sheruese dhe ushqimore
» Besi Bekteshi: Falja nuk është kulturë e demokracisë shqiptare, por standard që nuk do ta plotësojmë edhe për shumë vite
» Nje liber ne gjermanisht i Artistes Alida Hisku eshte nje dhurate e bukur per cilindo...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~OKULTIZEM~ :: Spiritualitet-
Kërce tek: