Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Njeriu mesatar fle 21 vjet, ndërsa 14 i kalon në punë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
samire

avatar

Numri i postimeve : 20
Join date : 15/05/2012

MesazhTitulli: Njeriu mesatar fle 21 vjet, ndërsa 14 i kalon në punë    Mon Nov 05, 2012 4:26 pm


Njeriu mesatar fle 21 vjet, ndërsa 14 i kalon në punë



Gara me kohën, përveç problemeve financiare dhe ekonomike, paraqet shkakun kryesor të stresit në botën e sotme të globalizuar.

Sipas hulumtimit shkencor të kryer në SHBA, njeriu mesatar me moshë prej 72 vjeç, pjesën më të madhe të jetës e kalon në gjumë dhe në vend të punës. Njeriu mesatar gati një të tretën e jetës e kalon në gjumë, më saktë 21 vjet i kalon në shtrat.

14 vite i kalon në vend të punës, çka do të thotë që njeriu gati një të katërtën e jetës së vet e kalon duke kryer obligimet profesionale.

Madje shtatë vjet personi mesatar i kalon në kryerjen e higjienës dhe pastrimit individual, çka është 10 për qind nga jetëgjatësia e përgjithshme që e ka në dispozicion.

Përveç aktiviteteve të përmendura, njeriu mesatar në ngrënie shpenzon gjashtë vjet, në pritje në rend pesë, mësim dhe studim katër, mbajtje të mbledhjeve tri, ndërsa në bisedat telefonike shpenzon dy vjet të jetës.

Interesante është që, sipas hulumtimit të shkencëtarëve amerikanë, njeriu mesatar gjatë jetës së vet prej 72 vitesh, një vit e kalon duke kërkuar gjëra të humbura, derisa tri vitet e tjera i shpenzon në aktivitetet e tjera të përditshme, siç janë qëndrimi shtrirë dhe shikimi i TV-së.

Po ashtu, shkencëtarët kanë llogaritur që deri në vitin e 60-të të jetës, njeriu mesatar pesë vjet i kalon në kuzhinë, 3.5 vite në trafik dhe po aq në aktivitete të tjera, kryesisht duke shikuar televizor dhe duke lexuar.

Sipas hulumtimit të njëjtë, një person mesatarisht kalon edhe nga gjashtë muaj në banjë, duke larë rroba dhe duke hekurosur, dhe po aq në shoping.

Po ashtu, disa hulumtime tregojnë që gjatë jetës njerëzit humbin kohë në gjëra të pazakonshme dhe nganjëherë të pashpjegueshme,

Shkencëtarët po ashtu theksojnë që shkaqet më të shpeshta të humbjes së kohës janë dembelia dhe mosorganizimi jetësor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Njeriu mesatar fle 21 vjet, ndërsa 14 i kalon në punë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kadare: Pesë shekuj të sundimit osman u flijua vetëm gjuha shqipe! 500 vjet ndëshkim ndaj Skënderbeut, urrejtja vazhdon...
» Sa sheqer mund të konsumoj njeriu
» Ç’ ËSHTË NJERIU? CILA ËSHTË ORIGJINA? ÇFARË LLOJ SHORTI KA AI?
» Familja Kajana, 100 vjet e persekutuar nga xhonturqit dhe komunistët
» 'Grupi i Llapit' dënohet me 13 vjet burgim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~PARANORMALE~ :: Parapsikologji-
Kërce tek: