Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjatë detyrës, tentojnë ta dhunojnë gazetaren

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Gjatë detyrës, tentojnë ta dhunojnë gazetaren   Sun Oct 21, 2012 10:34 pm

Gjatë detyrës, tentojnë ta dhunojnë gazetaren



Sonia Dridi


Dridi e shpjegoi tërë situatën, duke thënë se qëndronte në shesh duke raportuar, kur e ka rrethuar një turmë e meshkujve. Ata filluan ta prekin në gjithë trupin, tentuan ta zhveshin dhe ta ndajnë nga kolegu i cili ishte në detyrë me të dhe i cili tentonte ta mbronte.

"Vazhdimisht i shohim ata - njerëzit që shfrytëzojnë gratë”, tha Dridi, duke folur për vendin nga i cili raportonte.

Gazetarja franceze ndoshta do ta kishte fatin e njëjtë si Logan, po të mos e shpëtonte kolegu Ashraf Khalil, korrespondent për revistën “Time” e po ashtu edhe për televizionin “Franca 24”.

"Ishin të paktën 50 burra rreth nesh që na sulmuan, por Ashrafi më shpëtoi nga situata”, shton Didri, transmetojnë mediat franceze.

Khalil tha për “Associated Press” se njerëzit e mbledhur në protestë, disa nga ta, për një çast u “çmendën” dhe u drejtuan tek të dy ata.

"Ajo që unë munda të bëj ishte ta mbërtheja, e të shtrëngoja fortë duart rreth saj. Ishte vështirë të dija në ato çaste se sa njerëz rreth nesh ndoshta donin ta ndihmonin e sa vërtetë e sulmonin”, tha Khalil.

Gazetarja franceze tha gjithashtu se një nga të pranishmit në një moment i tha të futet në një furgon, por nuk e dinte nëse është dikush që dëshiron ta ndihmojë apo ishte grackë për ta dhunuar. Por, ajo e ka dëgjuar kolegun dhe nuk është futur brenda.

Dridi ia doli të shpëtojë kur bashkë me kolegun arriti të vraponte deri tek një restorant, ku e mbyllin derën. Ata dy kanë qëndruar me orë të tëra aty, nga frika për të dalë jashtë

Sulmin ndaj gazetares së tyre e ka konfirmuar edhe “France 24”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjatë detyrës, tentojnë ta dhunojnë gazetaren
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» POLICI MUHAMET MITAT LATIFI ME DETYRË NË GJILAN PARA LUFTE DHE MBAS LUFTE, KERCNON ME POROSI
» Drita Fejza:DITA MË ËSHTË PAK NATA SHUM E GJATË...
» Zbulohet pjesë e arkivit të Bajram Currit gjatë emigracionit në Vienë në periudhën 1918-1919

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MEDIA~ :: Video-
Kërce tek: