Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ne emer te zotit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
samire

avatar

Numri i postimeve : 20
Join date : 15/05/2012

MesazhTitulli: Ne emer te zotit   Thu Oct 18, 2012 8:18 pm

Sot shumë po i dalin zot Zotit, fesë.

Në emër të fesë, në emër të Zotit, sot përfitohet shumë. Përfituesit janë të shumëllojtë.

Shpellarë. Lypsarë. Tregtarë. Gazetarë. Profesorë. Analistë. Politikanë. Diplomatë. Hoxhallarë. Çdokush.

Para se të zgjerohem në shtjellimin e kësaj analize, dua t’ju bëjë me dije se në këtë shkrim do të flas vetëm për komunitetin mysliman, fenë islame, duke e ditur mirë se “Në emër të Zotit”, pa pushim po përfitojnë në mënyra të ndryshme edhe anëtarët e komuniteteve tjera fetare në Kosovë.

Me terma e forma të ndryshme, secili nga llojet e njerëzve të lartcekur mblodhi rreth vetes ca të tjerë si ai, ose edhe më të ulët se ai, dhe kështu formoi një grup, organizatë. Secila nga këto organizata thirrej në Paqe. Harmoni e mirëqenie. Solidaritet e edukim. E veçantë e këtyre organizatave, OJQ-ve, siç jemi mësuar t’i quajmë kohët e fundit, është se ato në thelb thirreshin në fe, religjion.

Prej paslufte, në Kosovë shfaqen lloj lloj organizatash që thirren në interpretimin e fesë, religjionit.

Shtrohet pyetja, vallë kush i monitoronte këto organizata, OJQ?
Askush!

Duke qenë të lirë si luanët në savane, e peshqit në det, këto OJQ bënë punë nga më të ndryshmet, pa ndonjë respektim të rregulloreve, madje edhe ta atyreve rregulloreve që i mbanin si statut, formalitet.

Si rezultat i gjithë kësaj, u krijuan kushtet e afrimit të secilit nivel të njerëzve nëpër “OJQ”.

Shpellarët zakonisht u shfrytëzuan si militant, punë fizike, paraqitje publike.

Lypsarët njësoj. Të lypin, por tash “Në emër të Zotit”. “Njerëzit bëhen më emocional kur përmendet Zoti” , u thuhej e u thuhet nga eprorët.

Tregtarët ofruan oferta “të veçanta” për festat fetare.

Gazetarët përcollën çdo “shpërthim” që ndodhi në lidhje me fenë. Madje i kushtuan dy tri paraqitje të njejtës ngjarje edhe në pastë qenë ngjarja gati krejt e zakonshme. Pse vallë gjithë ky fokus i tyre në fe, islam?

Profesorët, dikur komunistë, nisën t’i kthehen fesë, Zotit. Të flasin tash “Në emër të Zotit”.
Analistët nisën të shkruajnë rreth fesë dhe çdo gjëje që kishte të bënte me të.

Politikanët nisën të ngrihen “Në emër të Zotit”. Fitojnë elektoratin besimtarë duke përdorur slogane fetare. Kështu vepruan edhe diplomatët.

Hoxhallarët, të shumëllojtë, edhe pse të dalë nga një shkollë, Alauddin, interpretuan e grupuan njerëz rreth vetes secili më shumë se shoqi, shpeshherë edhe duke dalë kundër njëri tjetrit, fatkeqësisht, apo duke ndarë xhematin në grupe që preferojnë vetëm një hoxhë dhe mohojnë, s’pranojnë hoxhë tjetër.

Për ta kuptuar më mirë dallimin mes botëkuptimeve që hoxhallarët ofruan te xhemati, populli, mendoj se rasti më i freskët është fjalimi i Presidentes Atifete Jahjaga me rastin e vënies së gurthemelit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, edhe pse lideri i tyre, Fuad Ramiqi, s’ka të bëjë aspak me hoxhallëkun

Disa anëtarë të Lëvizjes Bashkohu, dolën se dëshiruakan më shumë ndarjen. Ata fishkëlluan turpshëm kur Presidentja nisi fjalimin. Arsyetuan se paskëshin qenë fyer nga Presidentja nëpër disa fjalime të sajat, të mbajtura më herët. Thuajse, ky rast, paska qenë i vetmi kur ata paskan mundur të shprehin indinjatën e tyre ndaj Presidentes. Pse vallë e gjetën këtë ditë?

Pa dyshim, secili nga ju lexues të nderuar do të ketë mendimin e tij për anëtarët e Lëvizjes Bashkohu, se, “Në emër të Zotit” cilës pjesë të të lartcekurve i përkasin, dhe në ç’mënyrë përfitojnë “Në emër të Zotit”. Dikush mund të thotë se ata nuk përfaqësojnë islamin. Saktë. Ata nuk e përfaqësojnë islamin por janë produkt i hoxhallarëve që përfaqësojnë islamin, dhe që, e thamë më sipër, “nganjëherë” po kanë botëkuptime të kundërta.

Islami thirret se është fe e paqes dhe pranuese për çdo lloj njeriu. Por, jo çdo lloj njeriu mund të interpretojë islamin si do ai vetë. Paraqitja që i bënë islamit disa nga anëtarët e këtij komuniteti vërtet se qe jo e duhura, ofenduese madje.

Duke u ndarë nëpër OJQ, siç e thamë edhe më lart, përgjithësisht, “Në emër të Zotit” në Kosovë përfituan njerëz të çdo niveli. Duke hapur radio, televizione, restorante me burime shpeshherë të panjohura, këto OJQ grumbulluan rreth vetes, poashtu, njerëz të çdo niveli, duke përfituar (punuar) “Në emër të Zotit”, thuajse në çdo nivel të mundshëm përfitimi.

Është plotësisht e natyrshme puna ndaras, një buqetë lule me ngjyra të ndryshme është më e këndshme se sa një buqetë lule me ngjyre të njëjtë. Por, nuk është e natyrshme që në një buqetë lule të jetë edhe një therë, kaqe, kaktus.

Shpellarët, analfabetët, duke qenë militant, punëtorë krahu, i shërbyen “besnikërisht” eprorëve, OJQ-së, derisa patën interes. Pak nga ta u udhëzuan sinqerisht në besim, islam.

Lypsarët ndryshuan thirrjet e tyre nga, “pak mëshirë”, në, “mëshirë për hir të Zotit”, e në ndonjë formë tjetër të ngjashme.

Është interesant fokusi që gazetarët i kushtuan islamit kohët e fundit, dhe kjo jo vetëm në vend, por në mbarë botën. Së fundmi, s’është vetëm shprehja e indinjatës së myslimanëve ndaj filmit “Pafajësia e myslimanëve”, apo karikaturave të Profetit Muahmed a.s., ajo që i shtyri gazetarët e analistët të i kthehen islamit, pa dyshim, bindshëm është edhe urrejtja e tyre ndaj tij që i shtynë ata të shkruajnë e komentojnë rreth islamit. S’është e çuditshme pse çdo shkrim rreth Bashkësisë Islame të Kosovës dhe islamit përgjithësisht i Visar Duriqit, një gazetari amator, botohet menjëherë nëpër gazeta, edhe pa redaktim serioz, madje edhe thirret nëpër emisione televizive për komentim të shkrimit etj.

Njësoj ndodh edhe me një numër mjaft të madh gazetarësh edhe më të moshuar se Visari. Valon Sylen. Deputetin Berat Buzhala. Halil Matoshin. Edhe plot të tjerë. Ndërsa, e para prej gazetave që ka islamin në zoom është, pa dyshim, Express, pastaj vijnë Zëri e të tjera. Në këtë plan KTV-ja prinë si televizion. Dikush mund të thotë se këta nuk përfitojnë “Në emër të Zotit”, nuk proklamojnë fe, islam. Por është i pamohueshëm fakti i privilegjeve që fitojnë këta të lartëcekur duke bërë punën e tyre, “të sinqertë”.

Shumica e tregtarëve, “Në emër të Zotit”, vazhdimisht fitojnë paranë. Shoqërimi “i ngushtë” i plot tregtarëve me krerë të institucioneve fetare është vetëm një nga argumentet e lidhjes së përfitimeve që tregratët kanë nga feja. Shoqëri kjo për hir të tenderëve.

Disa profesorë, edhe me emër e tituj akademikë, ose duke u shoqëruar, ose duke u interesuar për fe, islam, nisën të dalin edhe publikisht, të mbajnë fjalime nëpër tubime, etj., për mënyrën e funksionimit të islamit në vend. Interpretim i fesë sipas dëshirës! Një i tillë, “Në emër të Zotit”, sot e një dekadë po përfiton elektorat e miqësi. Niveli i tij akademik, paçka se është i lartë, Dr., s’e bënë atë kompetent të interpretojë islamin, sikundër bënë ai sot e gjithë ditën. Ndërsa natën, shihet duke kthyer gotat e alkoolit njërën pas tjetrës.

Jo gjithkush mund t’i dalë Zot fesë. Por te ne po i dalin, e prapë nuk i ndalin.

Islamit nuk i duhet një i tillë ta interpretojë, shpjegojë. Islamin mund ta shpjegojë vetëm ai që ka leje nga institucioni përgjegjës për islamin në vend, BIK-u.

Duke qenë demagogë të vërtetë, politikanët, “Në emër të Zotit”, në Kosovë askush nuk po përfiton më shumë.

“Në emër të Zotit”, një politikan yni u bë edhe ministër. Pasi u bë ministër “Në emër të Zotit” nuk flet më. Është një elitë e këtij lloji në vend që, me anë të islamit, duke synuar përfitimin e elektoratit mysliman, duan të përfitojnë poste e privilegje. Madje, ndodhi të jetë edhe hoxhë edhe politikan, kandidat për deputet.

Është zhgënjyes diferencimi aq i madh i përfaqësuesve të islamit në Kosovë. Sa të diferencuara janë grupet që interpretojnë islamin në Kosovë tregon vetëm rasti i emisioneve televizive të shfaqura në muajin Ramazan të këtij viti.

Bashkësia Islame e Kosovës organizoi një emision serioz të shfaqur në RTK. Në këtë emision ftoi hoxhallarë më pak se sa politikanë, gazetarë, diplomat, aktorë, profesorë, analistë, studentë etj.

Ndryshe nga BIK-u, në PeaceTv, çdo natë prezantoni hoxhallarë të tjerë. Njësoj edhe në Rrokum Tv, që shfaqte emisione të organizuara nga AKEA.

Është e natyrshme puna e diferencuar. Por, s’ka arsyetim një diferencim i tillë që, në asnjërin prej këtyre tre grupeve më të mëdha të përfaqësimit (interpretimit) të islamit, të mos shkëmbehen mysafirët. Kjo vërtet tregon diçka që duhet të jetë ndryshe nga si është.

“Në emër të Zotit” sot flasin edhe në Facebook. Tepër madje. Duke të detyruar ta bësh Like e Share. Madje duke ta diskutuar besimin po s’ia bëre Like ose Share.

Islami nuk është vetëm kaq. As vetëm kjo.

Islami është fe e Zotit. Njeriut i është dhënë, nuk i është lënë amanet. Zoti do ta ruajë atë. E tregon edhe i Dërguari i Tij. Prandaj, kthimi i njerëzve me e pa sinqeritet drejt fesë, jo çdoherë është në të mirë të saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ne emer te zotit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Monda Korca: GAZETA TIRANA OBSERVER:-Kadri Morina, Potreti i nje investitori modest e te suksesshem.-nga Raimonda Moisiu
» Edmond Shallvari: Arti krijues i Zotit dhe njeriu krijues i artit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Konspiracion-
Kërce tek: