Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kurre mos i degjo te tjeret,ke vetebesim!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Kurre mos i degjo te tjeret,ke vetebesim!   Mon Oct 08, 2012 5:52 pm

"Babës së klonimit" i thanë: Mos hup kohë me shkencë!

Shkencëtarit britanik John Gurdon - i cili sot fitoi Çmimin Nobel për kontributin e tij në mjekësi - dikur i kanë thënë që të heq dorë nga shkenca.
Kur ai ishte 15 vjeç, mentori i tij në raportin shkollor ka shkruar se do të ishte tamam “humbje kohe” nëse ai vazhdon ta ndërtojë karrierën në fushën e biologjisë dhe se ai duhet që ta shkulë me rrënjë këtë ide.

Këtë raport 79-vjeçari Gurdon ende e ruan në kornizë mbi tavolinën e tij.

“Babai i klonimit”, siç është quajtur shpesh, ka fituar bashkë me japonezin Shinya Yamanaka Çmimin Nobel për punën e tyre në qelizat e njeriut. Shpërblimin ata e kanë fituar meqë “kanë zbuluar se qelizat e pjekura mund të riprogramohen për t’u bërë pluripotente”, thuhet në arsyetimin e jurisë.

Britaniku më 1962 arriti të klonojë një bretkosë. Megjithatë, entuziazmi i tij për shkencën kur ishte i ri, nuk ka hasur gjithmonë në reagime pozitive.

Nëna e tij e kuptoi herët se është i fascinuar nga biologjia, por kur në shkollë nisi të rriste mijëra krimba, kjo gjë e nervozoi mentorin e tij. Ndërkohë, babai i tij donte që djali të merrej me banka ose të bëhej ushtar.

"Për fat të mirë, kur erdhi koha e rekrutimit, ushtria më refuzoi. Kisha fat”, ka thënë ai në një intervistë. "Mjeku i familjes tha se unë nuk jam për ushtri, sepse një të ftohur time të butë e diagnostifikoi si bronkit. Fal Zotit, kjo e eliminoi mundësinë që ta vazhdoja karrierën në ushtri”.

Ai ia doli të regjistrohet në Universitetin e Oksfordit, por në vitin 1971 kaloi në Kembrixh, ku në vitin 1989 themeloi Institutin prestigjioz Wellcome/CRC.

Çmimi Nobel e mbanë emrin e shkencëtarit dhe industrialistit suedez Alfred Nobel (1833-1896), i cili donte që nga fondi i tij çdo vit të ndahen mjete për kontribut për njerëzimin. Në testamentin e tij të vitit 1885, ai ceku dëshirën për të themeluar Fondin Nobel nga i cili do të jepeshin çmimet. Sipas dëshirës së tij, shpërblimet duhej të ndaheshin për të arriturat në fizikë, kimi, medicinë, letërsi dhe paqe. Çmimi për ekonomi është themeluar më 1969. Nobeli ndahet që nga viti 1901, ndërsa - sipas traditës - jepet më 10 dhjetor, në ditën e vdekjes së themeluesit të këtij fondi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
 
Kurre mos i degjo te tjeret,ke vetebesim!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Monda Korca: Dielli e mimozat kurre nuk ndricuar me bukur se ate dite...- Meditim Esse - nga Raimonda Moisiu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: