Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shokët na njohin, më mirë se ne veten

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Shokët na njohin, më mirë se ne veten    Wed Oct 03, 2012 9:35 am





Siç thonë hulumtuesit, miqtë apo shokët me të cilët jemi të rrethuar në shkollë munden më mirë të vlerësojnë nga distanca karakterin dhe popullaritetin.
Shokët janë gjëja më e mirë që e keni hë jetë, ndërsa sipas studimit të cilin shkencëtarët nga Universiteti Concordia në Montreal e kanë kryer për 35 vjet, shokët më të mirë na njohin më mirë se ne vetveten.

Në studim është krahasuar mënyra me të cilën fëmijët kanë perceptuar veten me mënyrën si i kanë perceptuar shokët, dhe pas kësaj është përcjellë jeta e këtyre personave. Rezultati ka qenë në dobi të shokëve, të cilët në bazë të sjelljes dhe karakterit kanë parashikuar më saktë suksesin në jetë.

Fëmijët të cilët janë perceptuar si të hapur dhe miqësorë kanë qenë më të vetëndërgjegjshëm në moshën e rritur dhe nuk kanë pasur probleme në krahasim me njerëzit, për dallim nga ata që veten e kanë konsideruar të hapur kur ka qenë të vegjël.
Nga ana tjetër, fëmijët të cilët shokët i kanë perceptuar si të tërhequr, sjelljen e tillë e kanë vazhduar edhe në moshën e rritur, duke u mbyllur në vete dhe më shumë.

Siç thonë hulumtuesit, shokët me të cilët jemi të rrethuar në shkollë munden më mirë të vlerësojnë nga distanca karakterin dhe popullaritetin, ndërsa ky hulumtim mund t’i ndihmojë prindërit për të orientuar fëmijët e tyre duke biseduar me shokët e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
 
Shokët na njohin, më mirë se ne veten
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shokët e Atjon Zhitit nuk mund të besojnë se ai nuk jeton më (FOTO)
» Esat Ahmeti:Ai që nuk e njeh veten, nuk mund ta njohë as tjetrin
» REXHEP SHAHU:METAFORA E LIRISË OSE DIALOG I PËRFYTYRUAR ME VETEN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~OKULTIZEM~ :: Spiritualitet-
Kërce tek: