Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Amerika në prag të intervenimit në Siri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Amerika në prag të intervenimit në Siri   Sun Sep 30, 2012 12:50 pm

Amerika në prag të intervenimit në Siri



Duket se po bëhet gati terreni për ndërhyrje ushtarake në Siri, pa marrë parasysh se rusët dhe kinezët vazhdojnë me qëndrimin se do të vënë veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndaj çdo propozimi që diskuton pushtimin e forcave të huaja në Siri.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, në një konferencë për shtyp tha dje se sipas raporteve të inteligjencës amerikane, qeveria siriane ka transferuar një pjesë të armëve të saj kimike, ndoshta për të parandaluar rënien e tyre në duart e kryengritësve.

Panetta tha se një pjesë e arsenalit kimike u transferua në vende të panjohura për shërbimet amerikane të inteligjencës, ndërsa pjesa më e tyre gjendet ende në bazat ushtarake siriane, nën kontrollin e rreptë të qeverisë.

"Ne nuk e dimë saktësisht se ku janë transferuar armët", tha kreu i Pentagonit.

Duhet të theksohet se kjo është hera e parë që Pentagoni ka konfirmuar transferimin e armëve kimike në Siri në lokacionet e panjohura për CIA-n. Kjo, sipas zyrtarëve amerikanë, është diçka shqetësuese. Realisht, rreziku më i madh qëndron në faktin se armët mund të kapen nga rebelët, por Pentagoni dëshiron të drejtojë rrëfimin në opsionin se ato armë mund t’i marrë Garda Revolucionare e Iranit. Panetta nuk pranoi të konfirmojë apo ta mohojë këtë mundësi, por lë të hapur mundësinë për një skenar të tillë që do të ishte një shkas për qëllim të ri: invadimin e Sirisë dhe përmbysjen e Assadit, plus presioni shtesë politik në Iran.

Nuk duhet shkuar larg në të kaluar për t’u kujtuar se amerikanët e kanë vënë si “linjë të kuqe” çfarëdo përdorimi apo transferimi të armëve kimike. Këto ishin pikërisht fjalët e Presidentit Barack Obama. Nëse shkojmë pak më tej në të kaluarën, mund të kujtohemi se ishin pikërisht armët kimike preteksti për pushtimin e Irakut. E ardhmja ka treguar se të tilla armë Irak nuk i kishte.

Megjithatë, Siria pa dyshim se është një rast ndryshe. Siria ka sasi të mëdha të armëve kimike, veçanërisht sarin, cianid “gazin mustardë”, e kjo nuk mund të mohohet. Assadi disa herë ka cekur se as në çmenduri nuk do të përdorte armët kimike kundër popullit të vet dhe në territorit e vet, por se ato shërbejnë vetëm për mbrojtje kundër armiqve të jashtëm. Megjithatë, siç dëshmuan muajt e kaluar, SHBA nuk është e gatshme për të dëgjuar këtë arsyetim, kështu që qëndrimi i tyre është i prerë: AssadI do të përdorë armë kimike për spastrim etnik!

"Kjo mund të krijojë një precedent për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë nën mbikëqyrjen tonë. Ky është një kërcënim i madh për sigurinë tonë kombëtare", ka thënë një zyrtar i paidentifikuar i SHBA-ve për “Wall Street Journal”.

Obama është përpjekur kohët e fundit për të zbutur tehun duke thënë se "është i sigurt se armët kimike në Siri janë në vende të sigurta". Megjithatë, ky raport i Pentagonit shkakton dyshimin për të mbështetur tezën se ato nuk janë tamam në vende të sigurta. Dhe kjo është karta me të cilën Pentagoni do të përpiqet që të luaj. Ndërsa, nëse ia dalin që ato armë t’i ndërlidhin me Iranin, fitorja do të jetë e dyfishtë për Pentagon.

Tani është e qartë se fuqitë perëndimore janë ngatërruar shumë në këtë konflikt që të tërhiqeshin pa realizimin e qëllimit. Nga ana tjetër, gjendja në terren tregon se rebelëve po u humbet forca. Beteja për qytetin kryesor Aleppo po zgjatë disa ditë, ndërsa kryengritësit janë para tërheqjes. Autoritetet siriane kanë dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë te të gjithë celularët në vend: "Rebelë, loja ka mbaruar".

Ngadalë po bëhet e qartë se rebelët, pavarësisht ndihmës së jashtme, aktualisht nuk kanë kapacitete për një fitore ushtarake kundër ushtrisë shtetërore dhe shkatërrimin e regjimit. Duket se mënyra e vetme për të ndryshuar këtë është ndërhyrja e jashtme. Por, Rusia nuk e ka ndërmend të rri duarkryq dhe të lejojë këtë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sulmoi ashpër vendet perëndimore për shkak të qasjes së tyre ndaj situatës në Siri.

Thuhet se insistimi që vetëm ushtria siriane të shuaj zjarrin në fakt inkurajon kryengritësit për të intensifikuar dhunën e tyre. Në këtë aspekte vlen të theksohet se të gjitha studimet e pavarura kanë treguar se në këtë luftë të dyja palët kanë bërë një seri të krimeve të luftës. Lavrov thotë se mënyra më e shpejtë për t'i dhënë fund dhunës është kthimi në Manifestin e Gjenevës, që është i bazuar në planin e paqes të Kofi Ananit, e që parashikon krijimin e një qeverie kalimtare, në të cilën do të merrnin pjesë të dyja palët, në mënyrë që të krijohej një kornizë për dialog dhe zgjedhje demokratike të garniturës së re udhëheqëse.

Plani u mbështet fillimisht nga të gjitha anët, por festimi ishte jetëshkurtër, sepse Perëndimi dhe opozita siriane shpejt e bllokoi Manifestin.

"Ata që kundërshtojnë implementimin e tij po e shtyjnë Sirinë thellë në humnerën e luftës sektare”, ka thënë Lavrov. Por, ai foli badihava. Sekretarja amerikane Hillary Clinton disa orë më vonë njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të rrisin ndihmën financiare për opozitën siriane.

Tash është bërë e qartë se asgjë nuk do të ketë nga zgjidhja diplomatike, sepse asnjëra palë nuk do këtë ta pranojë. Nga ana tjetër, as konflikti i tillë nuk mund të vazhdojë përgjithmonë, sepse shpejtë në Siri nuk do të mbetet asgjë që është me vlerë për të luftuar për të. Për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë, ndaj nuk duhet habitur se pse Pentagoni tërhoqi rrengun kryesor për të bërë gati terrenin për zgjidhjen e kaosit sirian.

Vija e kuqe u kalua, çfarë tani?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Amerika në prag të intervenimit në Siri
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fotot prekëse të një dasme në Siri (Foto)
» Pajtim Olluri, 22 vjeçari nga Kosova vritet në Siri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Konspiracion-
Kërce tek: