Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumiPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Te rralla nga bota 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
samire



Numri i postimeve: 20
Join date: 15/05/2012

MesazhTitulli: Te rralla nga bota 2   Tue Sep 25, 2012 10:25 pm

Te rralla nga bota





















Kurse për prostitucion në Spanjë


Profesioni më i vjetër në botë është bërë zgjidhje për të luftuar krizën.
Në Spanjë afishe të ngjitura nëpër mure ofrojnë kurse për prostitucion për 100 euro dhe sigurojnë një vend pune, raporton gazeta “Rue89”.
Aftësitë e kërkuara: Të jesh e rritur, të kesh një paraqitje të mirë si dhe të mos jesh e marrë, transmeton Albinfo.
Në një shtet ku papunësia prek tashmë 25% të popullsisë, mund të thuhet se një ofertë e tillë bën të mendosh dy herë.
Në Valencia, ku afishet janë shfaqur për herë të parë majin e kaluar, është hapur një hetim për të përcaktuar nëse këto thirrje janë ligjore apo jo.
Pas hetimeve të kryera del në pah se një veprim i tillë nuk jep asnjë dëshmi të krimit, afishet në fjalë nuk u drejtohen të miturave.
Prostitucioni është një aktivitet legal në Spanjë.
Vetëm proksenetizmi si dhe trafikimi i qenieve njerëzore janë të ndaluara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjinkalla



Numri i postimeve: 125
Join date: 09/05/2012

MesazhTitulli: Re: Te rralla nga bota 2   Fri Sep 28, 2012 2:21 am

Prostitutat binjake 70 vjeçare, kanë fjetur me 355,000 burra




Louise dhe Martine Fokkens, binjake me "profesion" prostituta, kanë folur në një emision dokumentar rreth karrierës së tyre 50 vjeçare.
Tani motrat holandeze, tashmë 70 vjeçare, janë duke festuar pensionin e tyre me si dhe duke treguar për karrierën e tyre në emisionin This Morning si të ftuara të Holly Willoughby dhe Phillip Schofield.
Ato kanë treguar se kanë fjetur me 355.000 burra në gjithë karrierën e tyre. Louise e ka lënë para dy vjetësh punën e saj pasi u sëmur nga artriti, ndërsa Martina shkon 2-3 herë në javë.
Karriera e tyre filloi që në moshën 20-21 vjeçare. Të dyja ishin dhe janë të martuara, me fëmijë nipër dhe mbesa.
Në fillim ishte Louise që kishte filluar si prostitutë me dienini e burrit pasi nu kishin para të mjaftueshme.
Më pas filloi dhe motra tjetër pasi e mësoi Louise.
Në fillim kishin patur vështirësi pranimi nga prindërit e tyre pastaj ata u mësuan dhe rëndësi kishte të ishin mirë.
Ato më pas krijuan biznesin e tyre me prostituta, në Amsterdam duke i mësuar rregullat se si duhej të sillej një prostitutë çka duhej të bënte dhe nuk duhej të bënte.
Gjithashtu ato tregojnë se prostitutat atëherë ishin ndryshe madje më shumë "interesante dhe të sjellshme" pasi nuk ishin si tani pothuajse lakuriq fare, gjë që shuan interesin e një mashkulli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jeta
Admin


Numri i postimeve: 533
Join date: 01/05/2012

MesazhTitulli: Re: Te rralla nga bota 2   Sun Oct 07, 2012 10:34 am

Dinakeria e Leopardit




Kur nis e sheh këtë video, e ke të vështirë që të dallosh se ku është leopardi, që është maskuar për mrekulli, në pritje të presë.
Pasi aty pranë kalon një tufë me impala, e kupton se çfarë instinktesh vrasëse ka kjo krijesë, shkruan tema.
Video është realizuar në një park në Afrikën e Jugut nga Martha van Rensburg.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
samire



Numri i postimeve: 20
Join date: 15/05/2012

MesazhTitulli: Re: Te rralla nga bota 2   Sun Oct 07, 2012 3:54 pm


Dele e çuditshme. Ha barin me kokë mbrapsht



Shikoni pak më afër dhe ju do të vini re diçka shumë të çuditshme në lidhje me këtë dele.
Natyra është sfidante e jetës, ajo është me të vërtetë një dele me kokë mbrapsht të themi, por është e vërtetë, ajo ha barin si gjithë delet e tjera.
Pronari kafshësë pazakontë, pasi ka postuar videon në youtube, insiston se nuk ishte fallco pasi shumë veta kanë pohur se nuk është e vërtetë

Klipi ka ngjallur kureshtje në mesin e mijëra shikuesëve, duke arritu brenda 5 ditëve 50.000 shikime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjinkalla



Numri i postimeve: 125
Join date: 09/05/2012

MesazhTitulli: Re: Te rralla nga bota 2   Thu Oct 18, 2012 6:28 pm

Presidenti me i "varfer" ne bote





Ky është presidenti më i varfër dhe më i ndershëm në botë! Të gjithë i përulen…!

Zotëria që shikoni në fotografi, që ka veshur atë xhaketën jo firmato, është presidenti më i varfër dhe më i ndershëm në botë!

Pra, ai është José Mujica, pr
esident i Uruguait dhe ish-luftëtarëve i Tupamaros gjatë diktaturës!
Zoti Mujica, udhëton me një makinë Volkswagen që kushton vetëm 1.945 dollar dhe përbënë luksin e vetëm që i ka lejuar vetes.

Politikani 77-vjeçar, i cili nuk disponon llogari bankare, por as edhe borxhe, përfitoi para pak ditësh edhe një titull tjetër nderi, atë të presidentit më të varfër në botë!

Ky nofkë, rezultoi pas zbulimit se edhe pse rroga e tij mujore është 12.500 dollar, ai mbanë nga kjo vetëm 1.250 dollar për të shpenzimet e tija personale, ndërsa pjesa tjetër e rrogës, e cila është 90%, ia kthen arkës së shtetit për të përforcuar programet e ndihmave sociale në vend.

Siç edhe deklaroi ai vet, në një intervistë për gazetën “El Mundo”: “Me 1.250 dollar ia dalë mbanë shkëlqyeshëm për një muaj. Mundem lirshëm, pasi shumica e qytetarëve të Uruguait, jetojnë me shuma shumë të vogla se kjo”.

Ky lajmë, i cili ditët e fundit po bënë xhiron e botës, kurrsesi nuk mund të mos na vinte në mendime!
Kjo në lidhje me atë se në të vërtet sa politikanët tanë i shërbejnë popullit?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gemin



Numri i postimeve: 13
Join date: 21/05/2012

MesazhTitulli: Re: Te rralla nga bota 2   Thu Oct 18, 2012 11:20 pm

Hallall iqofte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
samire



Numri i postimeve: 20
Join date: 15/05/2012

MesazhTitulli: Re: Te rralla nga bota 2   Wed Oct 24, 2012 11:42 am

Shokuese,vajza 16 vjecare linde ne rruge dhe e len beben aty.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjinkalla



Numri i postimeve: 125
Join date: 09/05/2012

MesazhTitulli: Re: Te rralla nga bota 2   Thu Oct 25, 2012 5:58 pm

Vajza me nje talent qesharak!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
gemin



Numri i postimeve: 13
Join date: 21/05/2012

MesazhTitulli: Re: Te rralla nga bota 2   Thu Nov 08, 2012 2:49 pm

Marokeni vret fëmijët e tij, ndëshkoi gruan se hoqi shaminë





Një tragjedi e vërtetë ka goditur një familje marokene që jetonte në Umbertide, provincë e Perugia, Itali. Viktimat e një historie tronditëse ku zakonet fetare ishin shkelur, janë fëmijët Ahmed, 8 vjeç dhe motra e tij, Jiahane, 12 vjeç, ndërsa autori babai Mustafa Hajjaji, 44 vjeç.
Policia konfirmoi se babai i therri me thikë fëmijët e tij dhe më pas tentoi të vrasë veten në shenjë hakmarrjeje ndaj gruas që e la sepse ai nuk ambientohej më mënyrën e jetesës që gruaja e tij bënte në Itali.

Gjithçka dyshohet se ka ndodhur të martën më mbrëmje, ndërsa skena u zhvillua në shtëpinë ku fëmijët jetonin me nënën e tyre. Në dyshemenë e banjos, karabinierët gjetën trupat e fëmijëve pa jetë, ndërsa ishin prerë thellë në fyt.
Babai ndërkaq kishte tentuar të vriste veten duke prerë damarët, por u gjet në kohë dhe u dërgua në reanimacion në spitalin e Castellos.
Para se te kryente krimin, marokeni fillimisht mori gruan e cila punonte në një restorant dhe e njoftoi se do i jepte fund. Ish-gruaja vendosi që të njoftojë policinë e cila shkoi në banesën ku jetonte 44-vjeçari, por atje nuk gjeti njeri. Më pas ata vijuan kontrollin në banesën e gruas dhe fëmijëve ku dhe zbuluan ngjarjen tepër të rëndë.

Duket se gjithçka e ka zanafillën 1 muaj më parë.


Ish- e shoqja e 44-vjeçarit, kishte denoncuar burrin e saj në polici sepse ai e keqtrajtonte. Gruaja 34-vjeç kishte rrëfyer në polici se i shoqi e kishte kërcënuar se do ta vriste me thikë. Sipas gruas, i shoqi e kishte kërcënuar sepse ajo kishte hequr shaminë e kokës.
“Është një tragjedi tepër e rëndë që ka tronditur thelë provincën. Gjetën vdekjen 2 krijesa të pafajshme dhe nga njeriu që duhet ti mbronte nga e keqja, babai i tyre”, tha polici që ndiqte hetimet.

Në shtëpinë e tragjedisë u gjetën shkrime me shkronja arabe të shkruara me gjak, të cilat priten të deshifrohen nga policia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jeta
Admin


Numri i postimeve: 533
Join date: 01/05/2012

MesazhTitulli: Re: Te rralla nga bota 2   Sun Nov 18, 2012 9:41 pm

64 ditë në gjumë





Nikol Delien, 17 vjeç nga Pensilvania (SHBA) ka qëndruar në gjumë për 64 ditë me radhë.
Nikol vuan nga një çrregullim i rrallë i quajtur “Kleine-Levin”, ose ndryshe sindroma e “Bukuroshes së fjetur”.
Nëna e vajzës thotë se kur Nikola kapet nga sindroma e gjumit, ajo fle 18 deri në 19 orë në ditë dhe kur ajo ngrihet për të ngrënë ose shkon në banjë është në gjendje somnambulizmi dhe për këtë arsye nuk mban mend asgjë.

Simptomat e para të sëmundjes u shfaqën kur ajo ishte rreth shtatë vjeç, prindërit e saj kishin shkuar në shumë spitale dhe në shumë specialistë, por për vite askush nuk ka qenë në gjendje të kuptoj se ç’farë problemi kishte vajza, derisa u diagnostikua me KLS në spitalin e çrregullimeve në Pitsburg, Pensilvani.
Sipas mjekëve shkaku i këtij çrregullimi është i panjohur, dhe kryesisht shfaqet tek meshkujt në moshë të re.
Përveç të fjeturës së tepruar, simptomat e tjera që shfaqen janë edhe vështirësitë për t’u orientuar në ambientet e njohura, halucinacionet, sjellje si të fëmijëve, qejf-ngrënie dhe periudha hiper seksualiteti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
 

Te rralla nga bota 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta ::  :: -