Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Deshifrohet disku i shënimeve të Sumerëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
gjinkalla

avatar

Numri i postimeve : 125
Join date : 09/05/2012

MesazhTitulli: Deshifrohet disku i shënimeve të Sumerëve    Sun Sep 02, 2012 12:08 am

Deshifrohet disku i shënimeve të Sumerëve i vitit 3123 pes

Qarkorja” u zbulua par a 150-vjetësh në Ninive, kryeqytetin e Asirisë së lashtë, në atë rajon ku sot ndodhet Iraku. Disku tregon vizatime të konstelacioneve dhe piktograme të yjeve, bazuar në tekstet e përdorura nga Sumerianët, qytetërimi më i hershëm që ka njohur historia botërore.

Për disa dhjetëra vjet, arkeologët nuk ia kishin dalë mbanë ta deshifronin atë. Në vitin 2008, dy shkencëtarë, Alan Bond dhe Mark Hempsell nga Universiteti i Brostol mundën me ndihmën e një programi kompjuterik, i cili kishte aftësi të rikrijimit të qiellit ashtu siç ishte para disa mijëra vjetëve, se shkrimi mbi pllakë ishte një kodik në formë “pykë”.

Të dy shkencëtarët, ishin në pozicion të na shpjegojnë për këtë “tabletë” se ishte një “fletore” shënimesh i Sumerëve! Astronomët pohojnë se këto ngjarje ndodhën para agimit të 29 korrikut të viti 2132 pes (Kalendarit Julian). Interes të madh: Ajo çka e bënë më interesant këtë zbulim, është se disku tregon një objekt të madh, i cili lëviz gjatë plejadës së Peshqve.

Simbolet e diskut tregojnë orbitën e një objekti, i cili do të “godas” Köfels’ në Austri. Köfels’ është njohur si zona me përmbajtjen më të madhe kristalore në alpe, si dhe ekzistojnë shumë teori rreth arsyetimit dhe shkaktimi të gurit!

Ndërkohë, sipas informacioneve që u mblodhën nga disku, orbita e tij, tregon pse nuk ka krater. Këndi i diskut ishte shumë i ulët (gjashtë gradë), kështu që shkencëtarët konsiderojnë se asteroidi u gërshetua afër malit të quajtur Gamskogel dhe se ia ishte shkaku që asteroidi të shpërthente para se të përplasej.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Deshifrohet disku i shënimeve të Sumerëve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: