Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Misteri i portretit që nuk digjet!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
gjinkalla

avatar

Numri i postimeve : 125
Join date : 09/05/2012

MesazhTitulli: Misteri i portretit që nuk digjet!   Sat Sep 01, 2012 8:08 pm

Video: Zgjidhet misteri i portretit që nuk digjet!





Portreti misterioz, që përmban një djalë duke qarë, më 1985-n, trazoi anë e mbanë Anglinë, si dhe ngjalli debate të fuqishme të një game që përfshinte të gjithë fushat. Që nga ajo kohë, ai vazhdon edhe sot e gjithë ditën, të ‘ngacmojë’ memorien e njerëzve të cilët gjithë habi e interes të madh, ndiqnin me vëmendje, ndërmjet shtypit dhe televizorëve, tentativat e specialistëve për të zgjidhur misterin e portretit, i cili nuk digjet.

Si filloi legjenda e portretit që nuk… digjet!
Çdo gjë filloi kur një zjarrfikës, zbuloi se në një shtëpi në Yorkshire -e cila ishte djegur plotësisht nga zjarri- se një portret, i cili tergonte imazhin e një djali duke qarë, vazhdonte të qëndronte në gjendje të shkëlqyer, duke mos pësuar asgjë nga zjarri shkatërrimtarë, i cili përpiu të gjithë shtëpinë duke lënë pas vetëm rrënoj. Më e çuditshmja e historisë është se, zjarrfikësi në një deklaratë të tij, të dhënë në media ishte që ai pohonte se nuk ishte hera e parë që ndeshte portretin misterioz të pa prekur, e të pa djegur në shtëpitë e djegura!
Portreti i famshëm, qarkullonte në më shumë se 50 mijë kopje në atë kohë dhe me sa duket, përbënte epiqendrën e preferimit për dekor në arë kohë.
Mbas deklaratës së zjarrfikësit dhe shumë njerëz të tjerë nga e gjithë Anglia, filluan të tregojnë histori të ngjashme me atë të zjarrfikësit, duke pohuar se dhe portreti i tyre, për arsye të panjohura nuk pëson gjë nga zjarri dhe nuk digjet!
Çështja mbas bërjes së saj publike, mori formën e historisë… horror, pasi u përzien me të edhe shumë konspiracionit, të cilët pohonin se jo vetëm që portreti nuk digjet, por ai shkakton zjarre!

Versionet e artistit për portretin misterioz!
Piktori i cili pikturoi një sërë portretesh me djem të cilët qajnë quhej, Bragolin dhe vdiq në vitin 1981. Portretet e tij, shiteshin në pika të caktuara, ku preferoheshin prej turistëve që vizitonin Britanin.
Sipas të dhënave, djali ishte jetim, kishte humbur prindërit e tij si pasoj e një zjarri të madh. Piktori mori nën kujdesin e tij djaloshin jetim, edhe pse në atë periudhë flitej se ai mund të shkaktonte zjarr në objekte të ndryshme pa i prekur ato, me anë të telepatis.
Mbas shumë kohësh, studio e piktorit mori flakë, ndërsa djaloshi ia mbathi. Që nga ai moment humbën gjurmët e tij. Dhjet vjet më vonë, në një aksident tragjik, ku makina u bë shkrumb e hi, policia nxori nga gërmadha e saj një djalosh. Mbas kryeresj së hetimeve për aksidentin tragjik, rezultoi se shoferi i makinës, ishte djaloshi jetim, kjo rezultoi edhe sipas të dhënave të patentës së shoferit.

Besoni nëse janë të besueshme apo jo, eksperimentet që kryhen mbi portretin?
Shumë eksperimente janë kryer, që nga 1985-a, deri më sot, për ë zgjidhur këtë mister të madh. Një producent radioje dhe njëkohësisht komik, Steve Punt, gjeti një portret të njëjtë, më pas e çoi atë në laboratorin e një Instituti, që të mund të kryenin studime mbi portreti e famshëm.
Rezultati ishte mbresëlënës. Një flakë e madhe fillo të digjte vrullshëm, por… vetëm kornizën. Më pas zjarri u fik dhe portreti i djalit mbeti i pa prekur.
Momenti i eksperimentit u shfaqë në atë kohë edhe nga BBC.





Për më tepër ndiqni videon e më poshtme:


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Misteri i portretit që nuk digjet!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Enver Bytyçi - Kosova digjet, Beogradi dhe Tirana krihen!
» Digjet qendra tregtare “Ben-afe”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: