Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ankthet e nates

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
fantazma



Numri i postimeve : 3
Join date : 17/08/2012

MesazhTitulli: Ankthet e nates   Fri Aug 17, 2012 1:48 am




Nga vijnë makthet e natës ?





Ëndrrat janë zakonisht një bekim i madh që i kemi jo vetëm nga fëmijëria e hershme por bile edhe nga barku i nënës.

Por fatkeqësisht njeriu i sotëm ëndrrat dhe porosit e saja i lënë pas dore, dhe këtë dhuratë aq e çmueshme nuk di ta shfrytëzojë për të mirën dhe për harmoninë e vetvetes si dhe të rrethit ku jeton.

Truri i njeriut është mjaft i komplikuar edhe gjatë gjumit ai punon pa ndërpre shpeshherë pa ndonjë logjikë. Por truri na i dërgon shumë porosi duke na përkujtuar se çfarë po ndodh me neve!

Pavetëdija e jonë është mjaft këmbëngulëse posaçërisht kur vuajmë nga ndonjë problem, konflikt, shqetësime e mëdha emocionale, brenga dhe të gjitha ato që na pengojnë rrugën tonë të zhvillimit mendor dhe shpirtëror.

Në rastet e tilla aktivizohet pavetëdija dhe na i dërgon sinjalet dhe porosit nëpërmes ëndrrave të cilat zakonisht përsëriten disa herë gjatë natës apo zgjatë një jave por pak a shumë me të njëjtën përmbajte dhe janë të ngjashme njëra me tjetrën.

Po qe se këto porosi nuk i kuptojmë ose nuk ja vëmë veshin ose prapë fare nuk i njohim, atëherë pas disa kohëve rishtas aktivizohet pavetëdija e jonë dhe këtë radhë ëndrrat do të jenë të frikshme, të rënda me një fjalë na kaplon makthet siç e përshkruat ju shumë bukur me tekniken bardh e zi.

Ashtu na ndodh se zgjohemi nga gjumi duke bërtitur (piskat) në zë, jemi krejtësisht të djersitur, frymëmarrja e përshpejtuar, po ashtu rrahurit e zemrës është i përshpejtuar.

Ëndrra që e kemi parë na duket si të ishte një realitet, ashtu nuk e dallojmë kufirin mes gjumit dhe fjetjes, jemi të vetëdijshëm siç e shkruat se ku gjendemi, në cilin shtrat, dhomë, nuk mund të lëvizim pjesët e trupit, na paraqitën pamjet e tmerrshme etj.

Zakonisht njerëzit ëndërrta e tilla dëshirojnë sa më shpejt t’i harrojnë, kjo është mjaft gabim.

Makthi i natës është si ajo nëna e mirë e cila na përkëdhelë flokët dhe na dëshiron një ditë të këndshme dhe të mirë, kurse baba dëshiron dhe na këshillon si dhe na ndihmon për t’i zgjedhur konfliktet, problemet, çrregullimet tjera emocionale, brengat e shtypura.

Po sa shpejt i kemi zgjedhë problemet e shtypura, brengat, konfliktet etj, makthi i natës zbehet dhe zhduket vetvetiu.

Po e përsëris se ëndrrat e frikshme dhe shqetësuese përçojnë mesazhe të ndryshme te njerëz të ndryshëm. Për disa prej nesh ato sinjalizojnë një mosveprim lidhur me ngjarjet e jetës së përditshme, për të tjerë ato sinjalizojnë një mbi veprim të tejmbushur me emocione.

Nëse injorojmë eksperiencat e dhimbshme apo të vështira gjatë ditës, atëherë jam të destinuar t'i përjetojmë ato gjatë natës. Ëndrra të tilla na paraqesin sërish ndjesi të cilat nuk kemi dashur t'i marrin parasysh, në mënyrë që të bëjmë ndryshime në jetën e përditshme.

Duke e parë situatën nga një këndvështrim krejt tjetër, shumë njerëz i kthejnë problemet e jetës së përditshme në një "ferr personal" duke u shqetësuar, duke u ankuar, duke u bërë me fiksime dhe duke imagjinuar situata më të këqija deri sa flejë.

Makthet e tyre janë reflektim i problemeve të egzagjeruara dhe një jete të vështirë e të lodhshme. Ne duhet të kuptojmë se ç'po ndodh në jetën tonë të përditshme për të ditur nëse makthet po na japin sinjal mosveprimi apo teprimi.

Por, edhe ëndrra më e keqe është shpesh një ëndërr e mirë që na bën të kuptojmë më mirë veten dhe të nxisim ndryshime pozitive në mënyrën e të menduarit dhe vepruarit. Kjo vjen sepse ëndrrat tona janë personale dhe pavarësisht nga fakti nëse e duam apo jo ajo vetëm na mëson si të ndryshojmë.

Në disa raste ëndrrat e këqija bëhen ëndrrat që na mësojnë shumë gjëra; ne arrijmë të shpëtojmë nga një vështrim në jorealen e rrezikut; ne çlirohemi nga frika e rrëfimit. Në disa raste ne mund të kapërcejmë rrezikun në ëndërr dhe të zgjohemi me një ndjesi më të fuqishme dhe autosufiçente.

Ëndrrat e frikshme janë mundësi për të tejkaluar frikën dhe dobësinë. Ne mund të mendojmë se ç’ndodhi në ëndërr dhe si vepruam dhe më pas të pyesim veten "si mund ta ndryshoj këtë ëndërr"?. Më pas mund të vëmë në zbatim mësimet e nxjerra nga ëndrra.

Ne e quajmë një ëndërr "të keqe" pasi nuk na pëlqen ajo që ndodh në ëndërr. Por, në vend që ta bëjmë këtë duhet ta konsiderojmë atë si një ëndërr të vlefshme.

Nëse mësojmë prej saj, nëse bëhemi më të fortë dhe më të zgjuar për shkak të saj, ne duhet të bindemi se ëndrra e keqe ishte një ëndërr e mirë. Në fakt, ajo ishte ëndrra e duhur dhe perfektë në atë moment të veçantë të jetës sonë.

Ja disa dukuri të çrregullimit të gjumit:

Parasomia

Parasomia nuk është asgjë tjetër përveç çrregullimi i fjetjes që ndërlidhet me daljen e gjumit gjatë natës herë pas heret.

Kjo dukuri tek fëmija moshës fëmijërore është e natyrshme përkatësisht normale, kurse tek mosha e rriturëve është një çrregullim ose sëmundje që e ngarkon njeriun si të tilë që ankohet gjatë ditës në pagjumësi.

Ecja në gjumë (somnambulizëm)

Disa njerëz me çrregullimin e somnambulizmit gjatë gjumit ata bëjnë disa lëvizje motorike në mënyrë automatik. Disa të tjerët e lëshojeë shtratin e tyre dhe ecin nëpër dhomë.

Disa të tjerët e lëshojeë shtëpinë. Kurse komunikimi me të është i pamundshëm. Zakonisht nga ky çrregullim vuajnë fëmijët dhe adoleshentët. Shkaku i këtij çrregullimit ende nuk dihet mirë.

Endrrimet gjatë gjumit (pavor nocturnus)

Ky lloj çrregullimit zakonisht lajëmrohet te fëmija e vegjël – pas disa orë fjetjes fëmija papritur fillon të bërtasë, djerësitet, frymarrja është e përshpejtuar po ashtu edhe rrahja e zemërs.

Shumë vështirë zgjohet fëmija, por në mëngjes fare nuk di se çfarë ka ndodhur me të, çfarë ëndrrash ka pa, ose çfarë paraqitjeve ka përetuar, ashtu nuk I kujtohen asgjë.

Agresiviteti gjatë gjumit

Ky çrregullim zakonisht lajmërohet tek meshkujt e moshës së mesme dhe tek pleqët dhe shumë radhë tek femrat apo grupmoshat e tjera. Zakonisht lajmërohet tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet neurologjike.

Dallimi në mes çrregullimit ecjes gjatë gjumin dhe agresivetiteti është se këta të fundit kur zgjohen nga gjumi ju kujtohen ngjarjet e natës, zakonisht flasim për ëndrrat e tmerrshme, frikshme.

Mendohet shkatari i këtij çrregullimit është sëmundja neurologjike që e çrregullon një pjesë të trurit, pikërisht atë pjesë nuk pengon për ta çliruar muskujt e trupit gjatë gjumit.

Ky lloj çrregullimit zakonisht shërohet me medikamente ashtu të quajtura KLONAZEPAM.

Përtypja e dhëmbëve gjatë gjumit (Bruksizëm)

Bruksizizmi përkatësisht përtypja e dhëmbëve gjatë gjumit është mjaft i fortë saq që ndihen fërkimi i dhëmbëve në dhomen e fjetjes.

Ky çrregullim është i pavetëdijshëm që lajmërohet nga mosha 17 ose 20 vjeçare dhe zgjatë deri pas moshës 40 vjeçare që zhduket në mënyrë spontane.

Mendohet se shkaku është në renditjen e dhëmbëve dhe pozita e tyre jo natyrshme.

Së fundit kemi edhe biseda me zë gjatë gjumit etj.

Nga Don Nosh Gjolaj


Edituar për herë të fundit nga fantazma në Fri Aug 17, 2012 1:54 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fantazma



Numri i postimeve : 3
Join date : 17/08/2012

MesazhTitulli: Re: Ankthet e nates   Fri Aug 17, 2012 1:50 am

Pse vuajmë nga makthet e natës

Sipas ekspertëve, njerëzit përjetojnë makthe për njërën nga arsyet e më poshtme:
- një aspekt i dobët emocional,
- një kujtim i vetëdijshëm apo i ndërdijshëm i një ngjarje traumatike,
- një faktor i jashtëm (p.sh. zhurmë a tingull) për të ciliin personi nuk është në dijeni por truri e zbulon, duke shkaktuar një ndryshim të papritur në gjumin tuaj.
- një personalitet i karakterizuar nga ankthi, pasiguria apo nervozizmi.

Kur kemi më shpesh makthe?

Normalisht, gjatë natës kalojmë nëpër dy sfera të ndryshme. Faza e parë është njohur si SWS (slow wave sleep) dhe pas rreth 90 minutash, normalisht kemi hyrë në fazën e dytë e quajtur REM (gjumi me lëvizjet e shpejta të syve). Pjesën tjetër të natës jemi në mes këtyre dy sferave. Shumica e maktheve ndodhë gjatë fazës REM. Vetëm 4% e maktheve ndodhin gjatë fazës SWS dhe njihen si "tmerre të natës".
Njerëzit zakonisht nuk mbajnë mend përmbajtjen e këtyre maktheve. Mund të zgjohen të djersitur e duke bërtitur e ende të mos jenë në gjendje të dinë se qfarë kanë ëndërruar.

Si mund t'i kontrollojmë dhe t'i kurojmë makthet?

Janë disa hapa që ju mund t'i bëni për të shmangur makthet që keni. Disa ekspertë këshillojnë që:

- Shmangni alkoolin para gjumit. Megjithëse disa njerëz besojnë se alkooli ndihmon për gjumë më të mirë, por nuk është ashtu. Vetëm shkoni në gjumë më herët, por disa orë kur trupi të arrijë të eleminojë alkoolin nga gjaku juaj, efekti qetësues i alkoolit zhduket, i cila mund të çojë në zgjim ose në vuajtje nga një gjumë i shqetësuar dhe një makth.

- Shmangni përdorimin e stimuluesve para gjumit: si kafe, çaj, pije energjike ... sepse mund të veprojnë në metabolizmin tuaj dhe të rrisin nervozizmin dhe ankthin tuaj, ju bën më të prekshëm për mundësinë e të pasurit një makth.

- Në qoftë se flini në një shtëpi ku dëgjohen zhurma, ose nga sistemi i energjisë elektrike në shtëpi ose nga zhurmat jashtë, vendosni disa tapone në vesh për të parë nëse këto zhurma shkaktojnë një ndryshim të menjëhershëm në ëndrrat që shpiejnë në makthe.

- Mundohuni të shkruani gjithë ankthin në letër, pastaj ia lexoni me zë të lartë dikujt tjetër dhe në fund griseni letrën dhe hidheni. Kjo mund të ketë një efekt terapeutik që arrin ndërdijen tuaj.

- Provoni teknikën Lucid Dream (ëndrra e qartë) e nxitur kryesisht nga eksperti i ëndrrave Dr. Keath Hearne. Ky ekspert thotë se ju duhet të mësoni se si t'i ktheni ankthet në një ëndërr të qartë, dmth personi e kupton që ajo është vetëm një ëndërr joreale dhe për këtë arsye nuk duhet të frikësohet. Hapi tjetër është të mundohet t'i kontrollojë ngjarjet në ëndrrat e veta, sikur të ishte një regjisor filmi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fantazma



Numri i postimeve : 3
Join date : 17/08/2012

MesazhTitulli: Re: Ankthet e nates   Fri Aug 17, 2012 1:56 am

Makthet e nates na bejne mire



A e keni pyetur ndonjehere veten se cfare kuptimi kane endrrat ne te cilat na duket sikur po rrezohemi nga lartesi te medha, po na ndjekin, po na bien dhembet, na duket sikur jemi perseri ne shkole apo edhe endrra me te sikletshme ne te cilat shfaqemi lakuriq para te tjereve?

Shkencetaret mendojne se endrrat tona lidhen me ato te paraardhesve tane qe jetonin ne shpella dhe qe ndiqeshin nga kafshet e egra.

Shkencetari Finlandez Antti Revonsuo thote se ne i kemi trasheguar endrrat - bazuar tek nevoja primitive per te mbijetuar - sepse ato e pergatisin trurin tone te perballet me situata te veshtira cdo dite.

Ai thote se eshte me se e sigurt qe paraardhesit tane shihnin endrra, pasi procesi i te enderruarit duket se eshte programuar biologjikisht ne trurin tone, dhe truri qe kishin paraardhesit tane ishte pothuaj identik me tonin. "Ne e dime se paraardhesit tane jetonin ne nje mjedis i cili i permbante te gjitha llojet e rreziqeve.

Natyra e endrrave te keqija apo maktheve te nates eshte se ato permbajne ngjarje kercenuese dhe na detyrojne te shkojme drejt ketyre ngjarjeve te stimuluara. Keshtu qe ne boten reale, pra kur jemi zgjuar, kur ndeshemi me situata te ngjashme apo te ndryshme nga keto, atehere ne jemi te pergatitur per te mbijetuar pasi i kemi hasur me pare ne endrrat tona.

Pavaresisht se kemi frike nga makthet e keqija, ato na ndihmojne te perballemi me diten qe kemi para. Pra, si specie ne duhet te jemi mirenjohes per keto vizione te frikshme. Pa endrrat e keqija apo makthet e nates, ka mundesi qe njerezimi te mos kishte arritur aty ku eshte sot. Kerkimet tregojne se 3/4 e endrrave jane negative".

Endrrat nuk e fshehin kuptimin e tyre, ato jane relativisht transparente. Endrrat reflektojne shqetesimet emocionale te njerezve qe lidhen me problemet e tyre ne jeten e perditshme. Por ato mund te jene gjithashtu edhe frymezuese.

Mjaft arritje qe kemi ne sot, kane ardhur nepermjet endrrave. Tabela e elementeve, qe u formulua ne 1869, thuhet se iu shfaq kimistit Mendlejev ne enderr. Po keshtu edhe makina qepese,e cila u shpik nga amerikani Elias Howe.

Mary Shelley shkroi romanin "Frankenstein", pas nje endrre, dhe rasti me i fundit eshte ai i shkrimtares J.K.Rowling e cila filloi te shkruante "Harry Poter", mbasi iu shfaq ne enderr magjistari i famshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ankthet e nates   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ankthet e nates
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~EZOTERIZEM~ :: Endrra-
Kërce tek: