Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thenie te bukura

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Thenie te bukura   Mon Aug 06, 2012 12:33 pm





Për të parë një fytyrë duhet dritë, por për të parë një karakter edhe errësira është e mjaftueshme...


Kishte gjëra që doja t'i thoja. Por e dija që do ta lëndonin. Kështu i groposa dhe i lashë që të më lëndonin mua...


I pasuri fal tepricen, i varfëri fal zemren !


Gjërat e thjeshta janë më të mrekullueshmet, por vetëm një zemër e pastër mund t'i vlerësojë ato..


Të kesh një zemër prej fëmije nuk është turp. Është një nder!



Kjo është jeta jote!

Je vetëm, të pyesin kur do të fejohesh.
Je e fejuar, të pyesin kur do të martohesh........
Kur je e martuar, kur do të kesh fëmijë.
Kur ke një, të pyesin kur do të bësh të dytin.
Kur ndahesh të pyesin pse.
Kur mundohesh të rifillosh jetën, pyesin pse kaq herët.
Njerëzive nuk u pëlqen asnjëherë mënyra jote e jetës...
Ji krenare për atë që je dhe mos u shqetëso se çfarë mendojnë të tjerët për ty, sepse jetohet vetëm një herë.
Kjo është jeta jote!.



Jeta eshte nje test!
Pergjigjet e se ciles nuk i dime!
MOS KOPJO se askush nuk i ka pyetjet e njejta!!!



Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë, sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.



"E vetmja menyre per tu ndjere dikush, eshte te jesh vetvetja!"



"Disa njerëz era ua merr mendte po aq lehtë sa edhe kapelen"



Tre gjëra e bëjnë një jetë të mjerushme: hakmarrja, xhelozia, dhe karakteri i dobët.



“Më duaj ose më urre, të dyja janë në favorin tim. Nëse më do, do jem përherë në zemrën tënde. Nëse më urren, do jem përherë në mendjen tënde.”



"Nuk ka rrugë të pakalueshme për njeriun i cili shkon përpara me një qëllim në kokë dhe pa u ngutur aspak; nuk ka nderime të paarritshme për njeriun i cili përgatitet t’i fitojë ato me durim."



Shikojeni botën me sy të rinj. Ngjyrosni ditën tuaj me optimizëm. Gjithcka varet nga mënyra se si i përballoni gjërat e vogla ne jetë. Mund ta ndryshoni prespektivën gjithmonë. Vetem ju mund të vendosni nëse doni të jeni vërtet të lumtur…




Pritja është pengesa më e madhe për jetën. Në pritje të së nesërmes, ne humbim të sotmen..!




"Lumturi ka në çdo kohë , në çdo mes dhe në shumë mënyra , por ajo varet nga njeriu - kur e kërkon , në cilin vend e kerkon dhe
në ç'mënyrë e kerkon!"



"Nese ndalesh te gjykosh nuk do te gjesh me kohe te duash."


"Eshte shume me fisnike t'i shmangesh situatave te pakendshme permes heshtjes sesa t'i tejkalosh ato permes grindjes."



"Shumë njerëz do të hynë dhe dalin nga jeta jote, por vetëm miqtë e vërtetë do të lënë gjurmë në zemrën tënde."


Janë disa gjëra që ne nuk duam të ndodhin, por duhet ti pranojmë..
Jane disa gjëra që ne nuk duam të dimë, por duhet ti mësojmë..
Janë disa njerëz që ne nuk duam t'i humbasim, por duhet t'i lejojmë të largohen..




Miqesia: Nje anije mjaft e madhe per te mbajtur dy njerez kur lundron ne ujra te qeta, por e rezervuar vetem per nje kur ujrat behen te veshtira!



Mashkulli dashurohet me femrën duke e shikuar, ndërsa femra dashurohet me mashkullin duke e dëgjuar..!!



"Mos e konsidero 'SHOK' secilin që ta lëmon shpinën. Ndoshta kërkon vendin më të përshtatshëm për ta therur..."



Mos ndrysho kurre,as per njerzit me te veçant ne jeten tende!Sepse nese vertet do ishin kaq te veçant...do te donin ashtu siç je!



Vetëm kush dashuron pa patur shpresa e njeh dashurinë e vërtetë.



Tre gjërat më të vështira në këtë botë: Të ruash një sekret, ta falësh një fyerje dhe të shfrytëzosh mirë kohën...



"Desha të them se pabesia e shëmton njeriun. Kurse, për çudi, një grua e pabesë mund të jetë mrekullisht joshëse."



Do preferoja një përqafim të sinqertë nga dy duar, sesa mijëra përkëdhelje të shtirura nga shumë duar! Sasia nuk tregon vërtetësi apo dashuri më të madhe...




Ne mendojme shume me pak se sa dime... dime shume me pak se sa duam.. Dhe keshtu jemi shume me pak nga ajo qe mund te ishim...!



Sikur ta dinim sa vlerë ka vetëm një pikë loti i Nënës, kurrë nuk do e bënim atë të qante...!!



"Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe
fatkeqësia. Po të ishte dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë."



Një buzëqeshje nuk zgjat më shumë se një moment, por në kujtim mund të jetë e përhershme.



Mos lejo që plagët e tua të të shndërrojnë në dikë që ti nuk je.



Vjen një moment në jetë, kur kupton se kush ka rëndësi, kush nuk ka pasur kurrë, kush nuk do të ketë më, dhe kush do të ketë
gjithmonë... Prandaj mos u shqetëso për njerëzit e të kaluarës tënde, sepse ka një arsye pse ata nuk janë pjesë e të ardhmes tënde...!


NJEREZIT E MIRE ,..JANE GJITHMONE TE PARET........ qe zhgenjehen...sepse vene shpirtin ne cdo gje qe bejne....por kurre nuk duhet te perfitosh nga durimi i tyre...sepse jane te fundit qe lodhen,..por dhe te paret qe nuk kthehen me prapa...!



Është e lehtë të largohesh nga ata që te kërkojnë me sy... Por është mëkat të largohesh nga ata që të kërkojnë me zemër...



Të kesh një vend në zemrën e dikujt,do të thotë të mos jesh asnjëherë vetëm.



Kafshët, dhe pse nuk mund të flasin na mësojnë shumë.. ♥



Mos u mundo të bëhesh njeri i suksesshëm por më mirë të bëhesh i vlefshëm...!



“ Është më e thjeshtë të thyesh një atom sesa një paragjykim.”



Mundohu Sa te Duash . . . Ne Jete Nevojitet Edhe Pak Fat !!



Ndrysho por bëje ngadalë, sepse drejtimi është më i rëndësishëm se shpejtësia.



Jeta është shumë e shkurtër për të shpresur se vetullat harkuar bukur apo buzët me kontur hijeshuar do të maskojnë një zemër të shëmtuar..!



Qe te gjykosh te tjeret eshte e lehte. Dhe te genjesh eshte e lehte, dhe per momentin mund t'iu shpetosh situatave, por heret a vone e verteta del ne shesh, dhe nese nuk del, do jete ndergjegja ajo qe do e sjelle ate.


Koha është si një lumë ... Nuk mund të prekësh të njëjtin ujë dy herë, pasi vala që ka kaluar një herë, nuk do të kthehet më përsëri.
Shijo çdo çast të jetës ...



E vetmja gjë që të qëndron pranë.. është hija jote!


"Do të doja që libri i jetës time, të ishte shkruar me laps. Janë disa faqe që do doja shumë ti fshija!!!"


Personat që mund të na falin lumturi të pashpjegueshme, mund të na falin e trishtim të tillë..



Shumë njerëz munden të ndërtojnë shtëpi të bukura, por pak njerëz jetojnë të lumtur brenda tyre! sigurohu në fillim të ndërtosh marrëdhënje të forta, pastaj ngre mure të larta....


Njerëzit e bukur nuk janë gjithmonë të mirë, por njerëzit e mirë janë gjithmonë të bukur... !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thenie te bukura
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Këze Kozeta Zylo: Dy motra shkodrane, dy lule të bukura gjithë aromë të Mëmëdheut tonë
» Gra të mira e të bukura Ju përshëndet poeti Vullnet Mato me poezinë DHURATA GRAVE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~OKULTIZEM~ :: Spiritualitet-
Kërce tek: