Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkence dhe Astronomi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Shkence dhe Astronomi   Thu Jul 05, 2012 9:14 am

Biologët rrisin pararendësin e syrit me qeliza staminale



Biologjia e qelizave staminale ka shënuar një sukses të ri në përpjekjen për zhvillimin e organeve të gjitarëve në laborator. Biologu Joshiki Sasai, i Qendrës "RIKEN" për Biologjinë Zhvillimore në Kobe, Japoni, ka zhvilluar në laborator pararendësin e syrit të njeriut.

Struktura në fjalë, e quajtur disk optik, është 550 mikrometra në diametër dhe përmban disa shtresa qelizash retinale së bashku me fotoreceptorët.

Kjo arritje ka ngritur shpresat se doktorët një ditë do të mund të riparojnë në klinikë sytë e dëmtuar. Por për biologët, ajo çka është më e rëndësishme është se disku optik arriti të zhvillonte strukturën e vet pa drejtim nga jashtë.

Syri i njeriut ka një strukturë të ndërlikuar, por informacioni se si duhet ngritur kjo strukturë përmbahet brenda vetë qelizave. Deri më sot, biologët kanë mundur të zhvillojnë qeliza staminale embrionale në fletë dypërmasore, por gjatë katër viteve të fundit Sasai ka përdorur qeliza staminale embrionale të kavjeve për të rritur në mënyrë të organizuar dhe në vëllim trepërmasor inde të kores së trurit, të gjëndrës pituitare dhe të diskut optik. Ndërsa rezultati i tij i fundit shënon tashmë herën e parë që biologjia ka arritur të bëjë të njëjtën gjë me qeliza njerëzore.

Pjesët e ndryshme të diskut optik rriten në pak a shumë të njëjtën mënyrë si ato të diskut optik të kavjeve. Kjo rikonfirmon faktin e biologjisë se informacioni vjen nga brenda qelizës dhe nuk varet nga nxitës të jashtëm

Në eksperimentin e Sasait, qelizat pararendëse retinale krijuan vetiu një sferë indi epitelial dhe u frynë për jashtë për të krijuar një flluskë të quajtur fshikëz e syrit. Kjo strukturë elastike u soll më pas rreth vetes për të krijuar një qeskë, duke formuar kështu diskun optik me paret të jashtëm (epiteli retinal) dhe një paret të brendshëm të përbërë nga shtresa qelizash retinale duke përfshirë dhe fotoreceptorë, qeliza dypolare dhe qeliza të nyjës nervore.

"Kjo i jep fund një debati të gjatë," - thotë Sasai, - "në lidhje me atë nëse zhvillimi i diskut optik drejtohet nga faktorë të jashtëm apo të brendshëm".

Midis zhvillimit të diskut optik të kavjeve dhe të njeriut kishte disa dallime të lehta, por dallimi kryesor ishte në madhësi. Disku optik i njeriut ka dy herë diametrin dhe dhjetë herë vëllimin e atij të kavjes. "Është i madh dhe i trashë," - thotë Sasai. "Fakti që dhe madhësia përcaktohet nga qeliza është tepër interesant!" - shton Martin Pera, biolog i qelizave staminale në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, SHBA.

Sasai thekson se qelizat në diskun optik janë "të pastra", ndryshe nga ato në agregagët dypërmasorë, të cilat mund të përmbajnë ende qeliza staminale embrionale. Kjo largon dhe shqetësimet nëse transplantimi i këtyre qelizave mund të zhvillohet më tej në kancer apo në fragmente indi të huaj.

"Është si të këpusësh një kokërr mollë nga pema, nuk do të dalë me hekur brenda.” - vijon Sasai. "Kështu as nuk do të zhvillohet kockë në vend të syrit.”

Okulistja Masajo Takahashi, e Qendrës "RIKEN", ka nisur tashmë transferimin e fletëve me retinë të këtyrë disqeve optike te kavjet. Ajo synon të bëjë të njëjtën gjë me majmunët në fund të këtij viti. Pyetja, ndaj së cilës të gjithë presin përgjigje, është nëse indi i transplantuar do të pranohet nga indi natyror
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Shkence dhe Astronomi   Thu Jul 05, 2012 9:27 am

"Voyager" mbërrin në kufijtë e sistemit diellor




Sonda hapësinore "Voyager 1" ka mbërritur në kufijtë e sistemit diellor, duke u bërë kështu objekti më i largët i dërguar deri më tani nga njeriu në hapësirë.

Sipas një komunikate për shtyp nga Laboratori i Shtytjes Reaktive i NASA-s në Pasadenë, SHBA, sonda po dërgon të dhëna në Tokë se ka regjistruar rritje të grimcave të ngarkuara elektrikisht që vijnë nga përtej sistemit diellor.

"Astronomët e "Voyager"-it duke parë këtë rritje të shpejtë [të rrezatimit ndëryjor] po i afrohen përfundimit të pashmangshëm, por dhe historik, se i dërguari i parë i njerëzimit në hapësirë është në kufijtë e sistemit tonë diellor," - pohoi agjencia NASA në komunikatën për shtyp.

"Voyager 1", së bashku me sondën simotër "Voyager 2", është lëshuar në hapësirë në vitin 1977 dhe ndodhet tani 18 miliardë kilometra larg Diellit. Ajo po lëviz me shpejtësi rreth 17 km në sekondë dhe të dhënat që dërgon në qendrat marrëse në Tokë vijnë për 16 orë e 38 minuta. Ndërkaq "Voyager 2" ndodhet rreth 15 miliarë kilometra larg Diellit.

Mes tyre, sondat kanë eksploruar të gjithë planetët e mëdhenj të sistemit diellor si Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni, si dhe 48 prej hënave të tyre.

Të dy sondat mbajnë të gdhendur mbi trup një përshëndetje për gjallesa inteligjente që mund të hasin në rrugëtimin e tyre, një regjistrim zanor në fonograf dhe një disk bakri me veshje ari me zë dhe figura nga jeta dhe kultura në Tokë, të cilat ishin zgjedhur asokohe nga një grup i kryesuar nga shkencëtari i njohur Karl Sagan.

Grimcat e ngarkuara elektrikisht që godasin sondën "Voyager" burojnë nga yjet të tjera dhe kanë filluar të shtohen teksa sonda i afrohet hapësirës ndëryjore. "Nga janari 2009 deri në janar 2012 ka pasur një rritje graduale rreth 25% në sasinë e rrezeve kozmike galaktike që godisnin "Voyager"-in," - pohon Ed Stoun, pjesëtar i projektit për "Voyager"-in në Institutin e Teknologjisë në Pasadenë, SHBA.

"Kohët e fundit kemi vënë re një rritje të shpejtë në atë pjesë të spektrit të energjisë. Duke filluar nga 7 maji, rrezatimi kozmik është shtuar me 5% gjatë një jave të vetme dhe 9% gjatë muajit."

Vendndodhja e saktë e sondës në kufijtë e sistemit tonë diellor nuk është ende e ditur, por një tregues tjetër se "Voyager"-i ka hyrë në hapësirën ndëryjore pritet të jetë ndryshimi i kahut të fushave magnetike rreth saj. Shkencëtarë e NASA-s po hetojnë të dhënat e grumbulluara nga aparatet e sondës për të përcaktuar nëse ka ndodhur një ndryshim i tillë.

"Ligjet e fizikës thonë se një ditë "Voyager"-i do të bëhet objekti i parë i krijuar nga njeriu që hyn në hapësirën ndëryjore, por nuk e dimë ende se kur pikërisht do të jetë kjo ditë", - vijon Stouni. "Të dhënat e fundit tregojnë se ndodhet në një zonë ku gjërat ndryshojnë më shpejt se më parë. Emocionuese, po i afrohemi kufirit të sistemit diellor."

Sonda shfrytëzon pluton si burim energjie dhe sasia e instaluar është parashikuar të zgjasë deri në vitin 2025. Pasi të konsumohet energjia, sondat do të vazhdojnë të udhëtojnë në hapësirë drejt yjeve të tjera në Kashtën e Kumtrit, por nuk do të transmetojnë më të dhëna drejt Tokës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Re: Shkence dhe Astronomi   Thu Jul 05, 2012 1:15 pm

Virusi qe i sulmon qelizat kanceroze



Shkencëtarët amerikanë kanë prodhuar një virus, i cili kur futet në organizëm vepron drejtpërdrejtë në qelizat e kancerit në organizëm.


Virusi në fjalë i sulmon vetëm tumoret, ndërsa krahas kësaj nuk i dëmton indet e shëndosha.Testimet janë realizuar në 23 pacientë, ndërsa shkencëtarët besojnë që në të ardhmen do ta shndërrojnë këtë në nj formë terapie. Ndërkohë që ekspertët për sëmundjet kanceroze kanë deklaruar se ky virus është premtues për mjekimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Shfrytëzimi i virusit, i cili i sulmon qelizat kanceroze nuk është koncept i ri, mirëpo më herët është dashur që viruset me aftësi të tilla të injektohen direkt në tumor, në mënyrë që të shmangin sistemin imunitar.
Ndërsa me modifikimin e vaksinës së tillë virale, virusi i njohur si JX-594 është injektuar në gjakun e pacientëve pjesëmarrës që vuanin nga kanceri, në doza të ndryshme.

Kështu është vërejtur se ky virus replikohet (shumohet) vetëm në qelizat tumorale dhe jo në ato të shëndosha.Përhapja e virusit e ka penguar rritjen e tumorit, mirëpo nuk e ka shëruar atë.Duke qenë se dozat testuese kanë qenë të vogla, shkencëtarët mendojnë se virusi mund të shfrytëzohet për trajtimin e qelizave kancerogjene në përqendrime më të mëdha njofton telegraf.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Shkence dhe Astronomi   Fri Jul 06, 2012 9:25 am

Qelizat staminale mundësojnë krijimin e pjesëve muskulore për zemrën




Një metodë e re e zhvilluar në Qendrën Kërkimore të Aritmisë në Universitetin e Miçiganit, SHBA, ka shfrytëzuar me sukses qelizat staminale për të krijuar qeliza të zemrës që simulojnë funksionin e saj tkurrës.

Qelizat kanë dhënë veprimtari të ngjashme me rrahjet e zemrës së shumicës së njerëzve. Me 60 rrahje në minutë përcjellja e impulsit elektrik të qelizave rezultoi 10 herë më e shpejtë se ç'ishte arritur në studimet e mëparshme të fushës.

Për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, qelizat staminale përbëjnë tashmë një fushë të re të kërkimeve dhe të zgjidhjeve mjekësore.

"Deri më sot, pjesa më e madhe e studimeve që kanë përdorur qeliza pluripotente muskulore me prejardhje staminale janë përqendruar në analizën funksionale të një qelize të vetme," - thotë profesori Tod Herroni, i Universitetit të Miçiganit dhe pjesë e ekipit kërkimor. "Për terapi rigjenerimi kardiak me bazë qelizash staminale është e domosdoshme të zhvillohet ind shumëqelizor në formë konstrukti që rreh si njësi e vetme," - vijon Herroni.

Objektivi i biologëve në bashkëpunim dhe me universitete të tjera është të zhvillojnë një procedurë të plotë bioinxhinierike me anë të qelizave staminale të marra nga kampione lëkure, të cilat mund të përdoren në vijim për krijimin e sasive të mëdha të qelizave të muskujve të zemrës që mund të punojnë në njësi dhe të përcjellin në mënyrë të njëtrajtshme impulset elektrike.

Për më tej, ekipi ka zhvilluar gjithashtu një platformë fluoreshente fotografimi me ndriçim drite LED për të matur veprimtarinë elektrike të qelizave.

Autorët e studimit theksojnë se shpejtësia e arritur e rrahjeve me metodën e re, megjithëse më e lartë se raportimet e mëparshme, mbetet ende më e ulët se shpejtësia natyrore në zemrën e një personi të rritur.

Metoda e re sakaq mund të përdoret në laboratorët kërkimorë dhe mundëson përdorimin e pjesëve muskulore me qeliza staminale për kërkime në shërimin e sëmundjeve, testim të kurave të reja dhe riparim të muskujve të dëmtuar të zemrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Shkence dhe Astronomi   Fri Jul 06, 2012 1:36 pm

Shkencëtarja: Alienet ekzistojne e ngjajne me kandilet e detit”



Për këtë është e bindur britanikja Maggie Alderin-POcock, që jep versionin e saj mbi jetën jashtëtokësore
Alienët ekzistojnë dhe janë të ngjashëm me kandilët e detit. Për këtë është e bindur një shkencëtare e famshme britanike e hapësirës, doktoresha Maggie Alderin-Pocock mendon për krijesa që fluturojnë përmes reve të metanit, duke futur ushqime kimike nëpër gojët e tyre grykëse. Ndër të tjera, alienet e mbajnë veten lart të varur pëmes disa çantave të ngjashme me qepët dhe komunikojnë nëpërmjet pulsimeve të dritës.

Doktoresha Alderin-Pocock, një nga shkencëtare kryesore të kompanisë hapësinore evropiane Astrium, shpjegon: "Imagjinatat tona janë të lidhura me atë që shohim përreth dhe bindja konvencionale ka qenë se jeta ka nevojë për ujë dhe është bazuar në karbon. Por disa kërkues po bëjnë një punë entuziaste, duke luajtur me ide si ato të jetës së bazuar në forma silikoni. Mund të them se silikoni është direkt pas karbonit në tabelën periodike dhe për më tepër kanë disa ngjasime kimike. Dhe ëshjtë gjerësisht i disponueshëm në Univers. Prandaj ndoshta mund të imagjinojmë edhe struktura të ngjashme të ADN-së, por me silikon".

Mirëpo duhet thënë se alienët, sipas saj, me shumë mundësi do të vdisnin në Tokë, përderisa për ta do të ishte tepër gërryese atmosfera e oksigjenuar e me lagështirë. Ashtu siç nga ana tjetër, edhe njerëzit s'do të mund të mbijetonin dot mbi Titan. Bazuar në zbulimet e fundit e planeteve me orbita yjore, doktoresha gjithashtu beson se qytetërimi inteligjent jashtëtokësor mund të ekzistojë në galaksinë tonë, e njohur si "Rruga e Qumështit". Mirëpo janë shumë larg dhe duket shumë e vështirë të ketë një kontakt me to.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Shkence dhe Astronomi   Tue Jul 24, 2012 10:37 pm

Astronautët: Në gjithësi vjen erë e metalit të nxehtë



Astronautët, që kanë dalë për “shëtitje” jashtë stacionit kozmik ndërkombëtar, vazhdimisht flasin për një erë specifike në gjithësi, të cilën e ndiejnë në rrobat dhe pajisjet e tyre.

Astronautët pohojnë se ndiejnë “erë të thekshme të mishit të pjekur, të metalit të ngrohtë dhe të saldimit”. Është një erë deri atëherë e papërjetuar. “Kurr s’do ta harroj atë erë”, kishte deklaruar nga gjithësia më 2009 Kevin Ford, astronaut i agjencisë kozmike amerikane NASA.

Kolegu i tij, Don Peti, deklaronte pas misionit më 2003 se ishte e vështirë të përshkruhej ajo erë, porse më së afërmi i shkon ajo e metaltë.

“Bëhet fjalë për aromë goxha të këndshme, të ëmbël, metalike. Më kujton verën studentore kur punoja shumë orë, duke riparuar pajimet me vegla për saldim. Me kujton erën e këndshme, të ëmbël të saldimit. Kjo është aroma e gjithësisë”, deklaronte ai.

Kimisti i agjencisë kozmike amerikane NASA, Stiven Pirs, konsideron se aroma metalike ndoshta vjen nga vibrimi i joneve.

Brendia e stacionit kozmik ndërkombëtar ka një erë më shumë “tokësore”. Peti, i cili kohë më parë është kthyer nga një mision gjashtëmujor në gjithësi, tha se stacioni ka një erë ndërmjet ofiçinës e laboratorit, ndërkaq kur përgatiten gjellëza ndihet edhe aroma e mishit të pjekur të lopës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Shkence dhe Astronomi   Thu Aug 30, 2012 11:35 am

Zbulohet planeti i ndriçuar nga dy diej





Shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë një sistem diellor, në të cilin zënë vend dy planetet që sillen rreth dy yjeve, transmeton Start njoftimet. Njëri nga planetet i ndodhur 4 mijë e 900 vite dritë larg Tokës përmban kushte të përshtatshme jetese për shkak të largësisë ndaj dy yjeve.Sistemi diellor me dy planete dhe dy yje i quajtur ‘Kepler-47’ i zbuluar nga teleskopi hapësinor i NASA-s është pjesë e grupit të yjeve Mjelmë. Yjet sillen rreth njëri-tjetrit për 7,5 ditë. Njëri yll ngjason shumë me planetin tonë dhe është i ndritshëm sa 84 % e Diellit. Ndërsa ylli tjetër është sa një e treta e Diellit dhe ndriçon sa 1 % e tij.

Planeti ‘Kepler -47’ është një planet me kushte të pështatshme jetese pra përmban burime uji. Planeti sillet për 303 ditë rreth dy yjeve. Ky gjigand 3 herë më i madh se Neptuni mendohet të jetë i veshur me re të krijuara nga avulli i dendur i atmosferës. Por sigurisht thuhet se ky planet mund të jetë njëkohësisht dhe një gjigand i madh gazrash dhe i papështatshëm për të jetuar. Ndërsa planeti tjetër ‘kepler-47 b’ zotëron një periudhë orbitale më të shkurtër, më pak se 50 ditë. Është i mbuluar me një re metani për shkak të ashpërsisë së atmosferës dhe cilësohet si një planet i mërzitshëm.

“Ne arritëm në përfundimin se ekzistojnë edhe sisteme të tjera të përbëra nga disa yje ndryshe nga sistemi ynë diellor që përbëhet nga një yll. Tani po zbulohen planete me kushte të përshtatshme jetese të cilat sillen rreth dy yjeve”, u shpreh Ëilliam Borucki nga qendra kërkimore Ames e Nasa-s në California.

Sistemi i jashtëzakonshëm diellor tregon qartë se mund të ekzistojnë dhe shumë planete që sillen rreth dy yjeve dhe jo vetëm kaq ai mund të cilësohet dhe si një zbulim historik përsa i përket paraqitjes së llojshmërisë së planeteve në hapësirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
taibi



Numri i postimeve : 1
Join date : 29/08/2012

MesazhTitulli: Re: Shkence dhe Astronomi   Thu Sep 06, 2012 3:19 am


Një planet për çdo yll




Shkencëtarët kanë nxjerrë përfundimin se çdo yll në galaktikën tonë ka të paktën një planet që rrotullohet rreth tij.
Shkencëtarët dhe studiuesit pas shumë vëzhgimeve të kryera ndër vite kanë nxjerrë përfundimin se në galaktikën tonë Rruga e Qumështit ka të paktën 100 miliardë planetë.

Shkencëtarët kanë nxjerrë këtë përfundim duke përdorur e kombinuar tre teknika të ndryshme kërkimi në gjashtë vjet studime. Teknikat e përdorura janë ajo e quajtura mikrolensing, analiza statistikore dhe vëzhgimet e kryera nga tre grupe pune të ndryshëm.

Studiuesit janë të aftë të pohojnë se në bazë të këtyre kërkimeve çdo yll në galaktikën tonë ka të paktën një planet, shumica e këtyre planetëve kanë përmasa të vogla, të ngjashëm me Tokën, se sa masa të mëdha.

“Ne jemi mësuar të mendojmë se Toka është unike në galaktikën tonë, por duket se ka miliarda planetë me përmasa të ngjashme me Tokën në orbitë rreth yjeve të Rrugës së Qumështit”, - thotë Daniel Kubas bashkautor i studimit në fjalë i publikuar në gazetën Nature.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjinkalla

avatar

Numri i postimeve : 125
Join date : 09/05/2012

MesazhTitulli: Re: Shkence dhe Astronomi   Sun Sep 16, 2012 7:54 am

Astronautet antik!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
samire

avatar

Numri i postimeve : 20
Join date : 15/05/2012

MesazhTitulli: Re: Shkence dhe Astronomi   Wed Oct 31, 2012 4:26 pm

Metereologu i dalluar: Uragani u “krijua artificialisht” (Video)


Edhe pse momentet janë tepër të vështira që po kalojnë një sërë shtetesh në SHBA, si pasoj e uraganit Sandy, dyshimet dhe hamendesit nuk “flenë” rreth tij…!

Meteorologu i famshëm, Scott Stevens, citon alb-observer, i çmuar dhe me çmim për punën serioze dhe ofrimet e tij shkencës, si dhe një grup kolegësh nga Instituti Amerikanë i Meteorologjisë, deklaroi tek gazetari i famshëm Alex Jones, se është krejt e panatyrshme krijimi dhe rruga që ndoqi uragani Sandy!

Madje, shkencëtari shkoi dhe një hap më tej duke pohuar: “Në Amerikë ekziston teknologjia e konvertimit të kohës, që nga periudha e vitit 1960, madje ditët e stome ajo është përsosur…!”

Në vijim ndiqni në video deklaratën e shkencëtarit:




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shkence dhe Astronomi   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkence dhe Astronomi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: