Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bektashinjte pjelle e djallit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Bektashinjte pjelle e djallit   Fri Jun 01, 2012 8:44 pm

Bektashinjte pjelle e djallit

Këto veprime rrëqethëse demonstrohen zakonisht gjatë ceremonive fetare, nëpërmjet të cilave, anëtarë të besimeve të ndryshme ndër shumë popuj të botës, paraqesin forcën e gjithëfuqishme të Perëndisë.

Kështu, p.sh., në jug të ishullit Ceylona (Indi), gjatë një ceremonie fetare për nder të Hynjisë hinduse, anëtarë të këtij besimi, të shpuar me mjete metalike dhe të kapur nëpër pjesë të trupit me çengel, rrinë varur për një kohë të gjatë.

Ndër fenomenet e shumta (si burim i forcës së brendshme të njeriut), por në dukje rrëqethës, është edhe fenomeni i therjes në pjesëve të ndryshme të trupit me mjete të mprehta metalike.

Këto veprime rrëqethëse demonstrohen zakonisht gjatë ceremonive fetare, nëpërmjet të cilave, anëtarë të besimeve të ndryshme ndër shumë popuj të botës, paraqesin forcën e gjithëfuqishme të Perëndisë.

Kështu, p.sh., në jug të ishullit Ceylona (Indi), gjatë një ceremonie fetare për nder të Hynjisë hinduse, anëtarë të këtij besimi, të shpuar me mjete metalike dhe të kapur nëpër pjesë të trupit me çengel, rrinë varur për një kohë të gjatë. Duke shqipëtuar fjalë magjike, ata bien në gjendje transi dhe nuk ndiejnë kurrfarë dhembjeje.







Gjithashtu, rast konkret i kemi edhe demonstrimet e dërvishëve tanë (Kosovë), ceremonia e të cilëve mbahet në Prizren.

Dërvishët tanë, që i takojnë rendit të Rufaive, për çdo vit, me 22 mars, me rastin e Sulltan Nevruzit, ditës së lindjës së hz. Alisë, treshëgimtarit të parë të hz. Muhametit, në teçen e Prizrenit, e festojnë këtë ditë me një ceremonial të veçantë, gjatë të cilit kryhen therje me shpata, pinjall e hanxhar.

Ceremoniali fillon me këndimin disaorësh të ilahive, pas të cilave vjen Ziqiri (Ziqiri është një lutje e dërvishëve, nëpërmjet së cilës ata ndahen nga bota e përditshme, prej Nefisit (egos) dhe i dorëzohen Allahut ).

Përsëritja e pandërprerë e emrit të Allahut, e cila shoqërohet me thirrje karakteristike „Hu“, dhe lëvizjet e kombinuara ritmike, herë në një anë e herë në tjetrën, i bien ata në një gjendje transi (autohipnozë).

Pas kësaj, nën tingujt e instrumenteve të posaçme, fillon dërgimi i viktimave të përgjakura Allahut, pra fillon therja rituale nëpër faqe, gjuhë, bark etj. me anë të mjeteve të mprehta metalike si: shpata, hanxhar, pinjall etj.të cilën dërvishët e quajnë „zarpa“.












Disa demonstrime të dërvishëve në Prizren.

Qëllimi i ritualit nuk është fascinimi i masës, thonë ata, as provokim i ndonjë sensacioni magjik, por dëshmi e fuqisë së Zotit, pasi sipas sufizmit, në çdo besim ekziston emisari i Zotit, i cili duhet që me anë të veprimeve të veta (që dërvishët i quajnë „keramete“) të dëshmojë fuqinë e të Madhërishmit.

Poashtu, thonë se „kerametet“ nuk i kryen dërvishi, por ai e lë në dispozicion trupin e tij fizik, nëpërmjet të cilit i Madhërishmi demonstron fuqin e vet.

Gjithashtu është interesant te ceket se edhe gjatë ritualit, por edhe pas daljës nga ai, ata nuk ndjejnë dhembje në trupin e tyre fizik, si dhe gjurmët e plagëve të marra nga mjetet metalike vërehen fare pak e edhe gjakderdhje nuk kanë.

Një dukuri të njëjtë e demonstroi edhe holandezi Mirina Daja, në vitin 1947, dhe atë para ekspertëve të njohur mjekësor. Ai lejoi që publikisht t’i futet shpata në cilëndo pjesë të trupit. Kështu ai me shpatë të ngulur nëpër mëlçi e veshkë, lëviste rreth spitalit pa vështirësi, bile edhe vraponte. Profesorët, të cilët e kontrollonin

Dajen në spitalin e kantonit të Zürichut dhe Bazelit (Zvicër), bënë edhe fotografimin me rentgen, për të evituar çdo manipulim, dhe në fund konstatuan se vërtet Dajes i ishte shpuar veshka dhe mëlçia (këtë e vërteton edhe fotografia e rentgenit). Dhe pas nxjerrjës së shpatës, plagët iu shëruan shumë shpejt dhe pa gjakderdhje.







Pra, edhe ky rast i pasqaruar nga ana mjekësore, tregon se në çfarë mase mund të ndikojë psika.

Sabir Krasniqi


URDHËRI BEKTASHIAN I DERVISHËVE
Olsi Jazexhi





Historia e interpretimeve fetare dhe politike të islamit, ashtu si edhe në rastin e kristjanizmit është mjaft e gjerë. Mbasi edhe Platoni mund ta kishte perifrazuar shekuj më parë, në natyrën e njeriut si krijesë materiale dhe joperfekte, ndryshimi nga idealja është diçka e pashmangshme.

Në lidhje me këtë filozofi ndryshimi, edhe feja Islame sot në botë nuk gjendet e praktikuar vetëm në një formë, pra atë të shumicës sunite. Shumë urdhëra mistike islame, të ndeshura përgjatë historisë me ngjarje dhe kultura të tjera nga ato arabe, kanë gjetur mënyra të shumëllojta për të shprehur besimin e tyre Islam.





Një nga urdhërat mistik të cilët i përkasin Islamit është edhe bektashizmi i cili në historinë e Shqipërisë dhe në veçanti të Toskërisë shqiptare ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Si rrjedhojë e konfliktit ideologjik dhe historik që bektashianët patën me regjimin osman, sidomos nga viti 1826 e mandej, ata u kthyen në iniciatorët dhe sponsorët kryesorë të nacionalizmit shqiptar në Ballkan, që kërkonte ndarje nga Dar-al-Islami osman.

Pena naimiane që herë himnizonte Imam Hyseinin në betejën e Qerbelasë, e herë bektashianin Skënderbe në qytetin e Krujës, kanë vetëm një temë të përbashkët: rezistencën kundër sundimit turko-sunit të Stambollit. Si rrjedhojë e divorcit që bektashianët patën me osmanët në kohën e Mahmudit II gjatë pjesës së dytë të gjysëm shekullit të 19të, ata do të ktheheshin në elementin kryesor islamik në Rumeli, që do të bashkëpunonte me spiunazhet e huaja për të dëbuar osmanët nga Ballkani dhe në shumë raste do të organizonin rebelime dervishlerësh kundër fuqisë osmane.

Bektashitë janë një nga sektet e shumta të shiizmit. Shiitët janë rrymë në fenë Islame e cila i ka lindjet e saja në vitet 661 e.r. apo në vitin 41 Pas Hixhrës, kur në botën Islame, umajadët krijuan kalifatin e tyre në Damask. Shiitët ishin ai grup politik, i cili nuk pranoi regjimin umajad dhe deklaroi besnikërinë e tij për Imam Aliun dhe djalin e tij Imam Hyseinin, i cili u masakrua në Qerbela në vitin 680 apo 61 P.H.

Mosbindja ndaj regjimit umajad dhe mbështetja që ata i dhanë ndjekësve të Aliut i bëri ata të njihen në histori si “Shiat Ali” apo mbështetës të Imam Aliut. Shiitët e sotëm përbëjnë 10% të botës Islame dhe ndahen në shumë grupime, ndër të cilët më të rëndësishmit janë imamitë e Iranit, Irakut dhe Libanit, ismailitët e përqëndruar më shumë në Pakistan, dhe zejditë e Jemenit. Grupi kryesor i shiitëve irako - iranian njihet ndryshe edhe si grupi i imamive, dhe në arabisht si “Ithna-asha’aritët” (Të Dymbëdhjetët).

Imamitët besojnë në dymbëdhjetë imam të drejtë të cilët kanë udhëhequr besimtarët pas profetit Muhamed. I dymbëdhjeti i tyre besohet të ketë qenë Imam Muhamed Mehdiu, i cili sipas besimit shiit është fshehur për të dalë në ditën e fundit të botës.



Ismailitët besojnë si imamitë, por jo në dymbëdhjetë, por në shtatë imam pas profetit Muhamed. Përgjatë historisë, nga derivatet e tyre janë krijuar dinasti si ajo e fatimidëve që ka sunduar në Egjypt dhe Siçili, nizaritë e Sirisë të cilët keqnjihen në histori si krijues të terroristëve hashashinë, fjalë nga e cila vjen edhe termi “assassin” në anglisht etj. Nga ismailitët rrjedhin edhe duruzhët e Libanit të sotëm dhe ismailitët e Pakistanit që kanë imam të hoxhëve të tyre Aga Khanin.

Bektashi-alevitë e Shqipërisë të cilët janë një derivat i vonshëm i shiitëve, i përkasin grupit të parë të tyre, pra imamive pasi ata besojnë në 12 imamët. Në Fletoren e Bektashinjve të Naim Frashërit, Naimi deklaron se:

Bektashinjtë besojnë Zotin e Madh e të vërtetë, Muhamed - Alinë, Hatixhen, Fatimen, Hasanin e Hysejnin. Besojnë të dymbëdhjetë Imamët që janë: Imam Aliu / Imam Hasani / Imam Hysejni / Imam Zejnel Abedini / Imam Muhamed Bakiri / Imam Xhafer Sadiku / Imam Musa Qazimi / Imam Ali Rizaj / Imam Muhamed Tekiu / Imam Ali Nekiu / Imam Hasan Askeriu / Imam Muhamed Mehdiu.



Sot bektashitë gjenden të shpërndarë në shumë vende të botës. Ata gjenden më me shumicë në Shqipëri dhe Turqi dhe në numër të konsiderueshëm në Egjipt, Qipro, Maqedoni dhe SHBA. Sipas një mendimi të Baba Ali Turabit gjatë viteve 1929 numri i tyre shkonte deri në 7 milion vetë.[5] Megjithatë kjo shifër duket e ekzagjeruar.

Sipas Enciklopedisë së Islamit (të Leidenit) në Turqi sot mund të ketë 30.000 ndjekës të sektit bektashi ndërsa në Shqipëri ka rreth 500.000 banorë me origjinë bektashiane. Raporti i bektashive turq nëse ndjekim konkluzionet e autorit britanik Birge në “The Bektashi Order of Dervishes” (1937) duket paksa jo i saktë dhe numri sipas konkluzioneve të tij duhet të jetë më i lartë.


Themelimi i Urdhërit Bektashian sipas bektashive përkon me vitin 1282 / 681 P.H., kur në një krahinë të Anadollit që sot njihet si Haxhi Bektash, mistiku iranian Haxhi Veli Bektashi (1248 – 1341) themeloi Urdhërin e Bektashive. Edhe pse disa historianë modern vënë në dyshim datën e saktë të ekzistencës së Haxhi Bektash Veliut, me rëndësi në historinë e bektashive është lidhja e tyre me jeniçerët (ushtarët e rinj) apo trupat speciale të sulltanëve osman të cilët do të ktheheshin në mbartësit kryesor të urdhërit fetar.

Sipas bektashive, fama e mistikut iranian Haxhi Veli Bektashit, ishte ajo që çoi sulltan Orhanin të interesohet për të dhe më pas, në kohën e Muratit I ai gjendet i emëruar si patron shpirtëror / edukator i jeniçerëve. Jeniçerët në shtetin osman, ashtu si edhe shumica e ushtarëve të perandorisë osmane, ishin me origjinë ballkanase dhe shqiptare. Të rekrutuar në Perandorinë Osmane nën sistemin edukues të Devshirmesë ata do të ktheheshin më vonë në simbolin më të qartë të bektashizmit në Komonuelthin Osman.



Por konflikti i jeniçerëve me sulltanët osman, që lindi si rrjedhojë e kundërshtimit të reformave që të fundit i bënë reformave modernizuese ushtarake që filluan pas viteve 1800 në shtetin osman, do të shtynin sulltan Mahmutin II që në vitin 1826 të shkatërronte armatën e pabindur jeniçere, në një nga masakrat me spektakolare të historisë së Perandorisë Osmane.

Së bashku me jeniçerët do të viktimizohej edhe urdhëri i tyre shpirtëror, bektashizmi. Teqet e tyre do të pushtoheshin nga Urdhëri i Nakshibendive të cilët janë kundërshtarë të rreptë të shiizmit dhe zbresin urdhërin e tyre nga kalifi i parë i Islamit, Ebu Bekri. Urrejtja e sulltan Mahmudit II për bektashitë ishte aq e madhe sa që ai do të deklaronte se do të ekzekutonte 70.000 dervishë gjatë kohës që masakroi jeniçerët.

Ne jemi besimtarë të vjetër. Ne kemi pranuar unitetin e Realitetit. Ne kemi ofruar kokat tonë për këtë rrugë. Ne kemi një profet, Ahmedi Muhtar Xhenap. Që nga koha e pirëve ne jemi të intoksikuar. Ne jemi gurë në zjarrin e shenjtë. Ne jemi grup dervishësh endacakë në këtë botë. Ne nuk numërohemi dot me gishta, dhe nuk humbasim nga humbja. Askush nga jashtë nuk di gjendjen tonë.

Ne kemi pranuar të dymbëdhjetë imamët, të dymbëdhjetë rrugët, të trejat, të shtatat, të dyzetat, Nurin e Pejgamberit, mëshirën e Aliut, Pirit tonë, kryesulltanit Haxhi Bektash Veli. Në një mijë e dyqind e tridhjetë e tetë, në komformitet me paktin e themeluar nga Ligjëdhënësi, Pushtuesi, Sulltan Sulejman Hani, vendi i të cilit është në Xhenet dhe sundimi i të cilit është në Qiej, dhe me lejen e Agait të Çorbaxhive dhe me dijen e të gjithë baballarëve kjo Çertifikatë Lirimi (Suffa) i jepet Mahmutit që e meritoi dhe e dëshironte, dhe emri i të cilit është shkruar në Librin e Shkrimeve. Kur të duhet le të tregohet.







Në stilin e veshjes, dervishët bektashianë dallohen për veshjen osmane me shallvare dhe xhybe që ata mbajnë si veshje të shenjtë dhe nuk pranojnë ta heqin gjatë gjithë jetës. Ata mbajnë taxh të bardhë të ndarë në katër apo dymbëdhjetë cepa.

Numri katër në kapelën e tyre simbolizon katër shartet e misticizmit islam që janë: sherîati, tarîkati, hakîkati dhe marifeti; ndërsa numri dymbëdhjetë konsiston më dymbëdhjetë imamët. Teqet e mëdhaja të bektashive kanë vendin e mejdanit ku dervishët bëjnë ziqër dhe falen.




Ato si në rastin e kryegjyshatës së Tiranës kanë vendin e pritjes, tyrben e baballarëve të vdekur, vendin e ngrënjes për dervishët (ekmek evi), vendin e fjetjes dhe të gatimit të dervishëve.

Teqet bektashiane sot në Shqipëri kanë organizmin e tyre qendror Kryegjyshatën Bektashiane të Tiranës të cilën e mbajnë për botërore, por që nuk njihet nga bektashitë e Turqisë, Qipros dhe Egjiptit.

Nga kryegjyshata e Tiranës varen gjashtë gjyshata apo qëndra rajonale. Ato janë 1. Shemimi Baba në Fushë-Krujë e cila mbulon rrethet Krujë, Durrës, Mat, Shkodër, Kurbin Dibër dhe Bulqizë; 2. Asim Baba në Gjirokastër që mbulon rrethet Gjirokastër, Sarandë, Delvinë dhe Tepelenë; 3. Xhefai Baba në Elbasan që mbulon rrethet Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin, Përrenjas, Kavajë dhe Lushnjë; 4 Gjyshata e Turanit në Korçë e cila ka nën varësi Korçën, Kolonjën, Devollin, Pogradecin dhe Leskovikun 5. e Kuzum Baba Sulltanit në Vlorë që shtrihet në rrethet Vlorë, Fier, Patos, Mallakastër dhe Roskovec; 6. e Tahir Babait në Berat që shtrihet në Berat, Skrapar dhe Përmet.

Si rregull çdo gjyshatë ka një Dede apo Gjysh në krye (edhe pse ky nuk është kështu në Shqipëri pasi sot bektashianët nuk kanë shumë gjyshër) dhe nga gjyshatat kontrollohen teqet e zonave që ato mbulojnë. Mbi gjyshatat e zonave qëndron vetëm kryegjyshata e Tiranës.

Përpara transferimit në Shqipëri Urdhëri i Bektashive qeverisej nga posti i Çelebiut apo kryegjyshit, që ishte në kryeteqen (pîr-evi) e tyre të ndërtuar mbi varrin e Hâxhi Veli Bektâshit në krahinën Haxhi Bektash të Anadollit (ndërmjet qytetit të Kirshehirit dhe Kajserit). Hierarkia fetare e bektashive ishte e tillë që çdo dervish i thjeshtë bektashi kishte një dede apo gjysh që qëndronte mbi atë.

I pari i teqeve bektashiane quhet baba; zëvendësit e tij që rrojnë në teqe si anëtarë të saj janë dervîshë, dhe pjesëtarët që kanë marrë vetëm dorë apo kanë dhënë besën ndaj urdhërit janë myhip, ndërsa ndjekësit e thjeshtë quhen âshik. Nxënësit e teqeve kanë zakonisht një murshid i cili iu mëson shartet e fesë. Sipas këtij koncepti, bektashianët klasifikojnë Naim Frashërin dhe Skënderbeun si myhip apo muhib të Urdhërit, pasi të fundët kanë patur murshidë që i udhëzonin, ndërsa besimtarët e thjeshtë mund të klasifikohen si âshik.

Nga teqet më të hershme bektashiane në Rumeli kanë qënë në: Dimctoka dhe Kalkandele; në Anadoll; ‘Osmânxhiku – në veri-perëndim të Amasias; ne Kajro në Kasr al-‘Ayn dhe në Mukatam, dhe tre të tjera në Bagdâd dhe Qerbelâ’.

Nga shikimet historike, teqet e Jugut të Shqipërisë mendohet të jenë të vona. Siç u përmend edhe më sipër proçesi i bektashizimit të Jugut të Shqipërisë ka mundësi të jetë shtuar pas masakrës së Mahmudit II kundër bektashianëve në Stamboll. Përqëndrimi i bektashive në Shqipëri larg qendrave urbane, por në viset malore të Jugut të Shqipërisë, tregon se ata janë vendosur larg regjimit, ndërsa qytetet shqiptare zotëroheshin nga sunitët pro-osmanë.

Shpërndarja e bektashizmit në Shqipëri në formë masive pas vitit 1826 na bind nga fakti se bektashianët besojnë se në kohën kur Ali Pasha ishte në konflikt me Portën e Lartë, ishte Shemimi Babai ai që u mundua të lidhë Aliun në aleancë me Bushatllijtë e Shkodrës. Edhe pse historiania franceze Nathalie Clayer ka vënë në dukje se Ali Pasha nuk ka qënë i sektit bektashian, faktet flasin se në kohë të Aliut bektashitë janë dëbuar ngë Shkodra, pasi bushatllitë nuk iu zinin besë dhe i shihnin si spiunë të Aliut.

Ata janë vendosur në Toskërinë e Ali Pashës ku Pashai tregonte zemërgjerësinë e tij me çdo mistik Islam që kërkonte të ndërtonte tempullin e tij në domeinin e Luanit të Janinës.

Pjesë të mitologjisë bektashiane shpesh lidhen me vende të ndryshme të cilat ata i deklarojnë si të shenjta. Të tilla janë në Shqipëri Teqja e Sari Salltëkut në Krujë, e Abaz Aliut në Tomorr apo e Sejid Gazit në Eksishehir të Turqisë.

Mrekullitë që ata i japin shenjtëve të tyre shpesh kanë përshkrime herojsh shamanistë që gjenden vetëm në tregimet budiste dhe shamaniste me origjinë turko-mongole, por që në Islam janë të rralla.

Besime të tilla gjenden me shumicë sot mes bektashijve shqiptarë, të cilët besojnë për shembull në fluturime të Abaz Aliut hipur mbi kal nga Qerbelaja në malin e Tomorrit dhe ekzistencën e gjurmës së këmbës së tij në Tomorr. Në 20 – 25 Gusht bektashitë kryejnë edhe vizita përkujtimore në Teqen e Abaz Aliut në Skrapar.

Përveç konfliktit të viti 1826 bektâshitë kanë patur edhe shumë konflikte të tjera me regjimin osman dhe më pas me atë modern turk. Nga revoltat më të hershme bektâshiane mund të përmendim revoltën e Kalender-ogllusë në vitet 933 / 1526-1527.

Natyra konfliktuale e bektâshive me regjimin në shumë raste ka marrë forma kulturore dhe letrare. Kjo gjë mund të shihet qartë edhe në artin e bejtexhizmit shqiptar. Shumë nga bejtexhijtë shqiptarë ishin bektâshianë. Ndër ta mund të përmendin Hasan Zyko Kamberin, Anonimin e Gjirokastrës, Baba Meleq Shëmbërdhenjin, Baba Abdullah Melçanin, Muharrem Mahzuni Babain, Naim Frashërin etj.

Në punimet bektâshiane si Paraja, Istori e Skënderbeut, Qerbelaja apo Lufta e Gjirokastrës me Ali Pashën etj, gjuha shiite dhe antisunite e autorëve lexohet shumë kollaj.

Historia e gjatë e konflikteve të bektâshive me shtetin turk arriti kulminacionin e saj në vjeshtë të vitit 1925. Në këtë kohë regjimi i Ataturkut i’u kërkoi dervishëve në të gjithë Turqinë të ndalojnë aktivitetin e tyre, të mos veshin xhubet dhe taxhët nëpër rrugë, të fillojnë të shkruajnë bejtet e tyre me gërma latine etj.

Të përballur me këtë realitet bektâshiatë kryen hixhretin e tyre të dytë drejt Shqipërisë. Nën lidershipin e Baba Sali Njazi Dedesë nga Starja e Kolonjës ata themeluan në Tiranë Kryegjyshatën Botërore të Bektashianëve, e cila do të zëvendësonte Teqen bazë (Pîr-Evinë) të bektâshive në Haxhi Bektash të Turqisë.

Duke qënë se shumica e bektâshive ishin me origjinë shqiptare, ata do të gjenden si zotërues të shumicës së teqeve bektâshiane në botë dhe shpesh themelues të tyre. Teqe që nga Kajro e deri në Miçigan të SHBA-së do të kishin themelues të tyre shqiptarët, ashtu siç edhe xhamia e parë e ndërtuar në SHBA ka për iniciatorë shqiptarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
 
Bektashinjte pjelle e djallit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Konspiracion-
Kërce tek: