Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 7 mrekullitë e botës antike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
gjinkalla

avatar

Numri i postimeve : 125
Join date : 09/05/2012

MesazhTitulli: 7 mrekullitë e botës antike   Tue May 29, 2012 8:56 am

7 mrekullitë e botës antike



Piramida e Madhe e Gizës

Është e vetmja mrekulli, që nuk ka nevojë për përshkrim prej poetëve apo historianëve të hershëm. Është e vetmja mrekulli që nuk ka nevojë për spekulime për sa i përket pamjes, madhështisë dhe formës së saj. Është më e vjetra dhe e vetmja akoma "gjallë" midis të gjitha mrekullive të antikitetit. Në kundërshtim me besimin e zakonshëm, vetëm Piramida e Madhe e Khufu (Keops), jo të 3 Piramidat e Mëdha, është në majë të listës së mrekullive.

Monumenti u ndërtua prej faraonit egjiptian Khufu i Dinastisë së Katërt rreth vitit 2.560 p.e.s për të shërbyer si një varr, kur ai vetë të vdiste. Tradita e ndërtimit të piramidave filloi në Egjiptin antik si një sofistikim i idesë së një platforme që mbulonte varrin mbretëror. Mendohet të jetë ndërtuar për një periudhë 20-vjeçare. Megjithëse nuk dihet se si blloqet përbërëse janë sistemuar.

Kur u ndërtua Piramida e Madhe ishte 145.75 m e lartë. Me kalimin e viteve, humbi 10 m prej majës së saj. Renditej si struktura më e lartë në Tokë për 43 shekuj, e mposhtur për lartësi në shek XIX. Çdo faqe është përpikmërisht e orientuar sipas pikave të horizontit, veri, lindje, jug, perëndim.

Struktura përmban rreth 2 milionë blloqe guri, secili peshon më shumë se 2 ton. Thuhet se janë mjaftueshëm gurë në 3 piramida, për të ndërtuar një mur 3 m të lartë, 0.3 m të gjerë që të rrethojë Francën.




Statuja e Zeusit

Në tempullin kushtuar zotërve në qytetin grek të Olimpit, u bë në vitin 462 para Krishtit nga skulptori më i mirë i Greqisë Fidis, në fildish dhe ar, skulptura e Zeusit, e punuar me teknikën krisoelefantine. Zeusi paraqitej i ulur në një fron të bërë me të njëjtët materiale si dhe statuja që paraqiste perëndeshën Viktoria të lidhur në krahun e djathtë dhe në të majtën skeptri, rreth tij ishin skulptura të ndryshme të heronjve mitologjikë.

Skulptura kishte lartësi prej 14 m. Sipas historianëve të autorizuar, ishte më e bukura skulpturë dhe riprodhimi i saj njihet vetëm në monedha të shekullit XIX. Jetoi rreth 1.000 vjet (më shumë nga të gjitha mrekullitë e tjera) derisa disa fanatikë kristianë të mbretërisë së Teodosit II e dogjën, por nuk u shkatërrua totalisht. Zhdukja totale e saj ndodhi në shekullin VI dhe nuk ngeli asnjë gjurmë e saj si pasojë e tërmeteve.

Statuja ka shërbyer për shumë vjet për të kurorëzuar fituesit e olimpiadave greke.




Kolosi i Rodit

Vendndodhja gjeografike e Rodit ishte e privilegjuar për të tregtuar me Greqinë, Azinë dhe Egjiptin dhe falë kësaj e shndërruan në qendrën tregtare më të madhe të Mesdheut Oriental.

Mbreti Demetri I Poliarcetes, i njohur për eksperiencën ushtarake sidomos nëpër rrethinat, aq sa në të ardhmen ushtarakët do t'i referoheshin teknikës së tij duke e emërtuar "Poliarcetica" vendosi të sulmoi Rodin.

Qyteti i rezistoi dhe Demetri u detyrua të tërhiqej. Për të festuar këtë triumf qyteti vendosi të ndërtonte një monument për kujtim të Helios, zoti i diellit, në port. Punimet i udhëhoqi Cares Lindos. Në fillim statujën e veshën me hekur dhe sipër me pllaka bronxi.

Më në fund kur statuja përfundoi ishte jo më pak se 32 m e gjatë. Fama e saj solli udhëtarë nga e gjithë bota antike për ta parë. Me Kolosin e Rodit në atë kohë ishin 5 mrekullitë e botës që ishin ngritur mbi faqen e Tokës, numër që erdhi duke u rritur. 56 vjet më vonë se ndërtimi i tij në 223 para e.s një tërmet e shëmbi Kolosin.

Banorët e Rodit ndoqën këshillat e një orakulli, vendosën t'i lënë pjesët e tij atje ku ranë nga tërmeti. Dhe kështu u bë gjatë 90 viteve deri në 654 p.e.s kur myslimanët morën copat e bronxit si plaçkë lufte. Madhësia e statujës ishte e tillë saqë anijet kalonin mes këmbëve të tij. Kolosi i Rodit nuk ka nevojë për mitifikim, sepse u deshën jo pak por më shumë se 2.000 vjet kur njeriu arriti të bënte diçka më madhështore.




Kopshti i Babilonisë

Amytis, gruaja e Nabucodonosorit ishte një princeshë që kishte jetuar nëpër male dhe ky qytet e trishtonte. Ky trishtim e mërziste mbretin. Ai nuk mund t'ia lejonte vetes që të arrinte të fitonte beteja të bënte ndërtime madhështore dhe të mos arrinte të bënte të lumtur gruan e tij.

Princesha ndiente mungesën e maleve dhe kodrave e nuk mbetej gjë tjetër vetëm se t'i ndërtonte ato. Ai zgjodhi ndërtuesin më të madh Acaso. U zgjodhën gurë të mëdhenj, sepse tullat e zakonshme nuk do t'i qëndronin dot lagështirës.

Kështu filluan të ndërtohen terraca të shkallëzuara në të cilat depozitohej tokë e domosdoshme për t'u mbjellë pemë, lule, shkurre etj. Ndërtuan gjithashtu dhe një makinë që transportonte ujë nga një pus deri në kopshtet që t'i ujisnin. Në pak kohë, filluan të rriten dhe madje disa prej tyre kaluan dy herë muret e qytetit. Nabucodonosor arriti të krijonte një mal të mbuluar me gjelbërim. Mbi kopshtet ekziston gjithashtu një legjendë, që përcakton datën e ndërtimit, në fund të shekullit XI para Krishtit.

Sipas kësaj legjende, është mbretëresha Shammuramat, e quajtura Semiramida nga grekët, e cila ndërtoi kopshtet. Semiramida qeverisi mbretërinë asiriane si trashëgimtare e djalit të saj Adadnirari III, që nga vdekja e mbretit Shamsidad V dhe për më shumë kur ndërton kopshtet pushtoi Indinë dhe Egjiptin. Përfundon jetën e saj duke u vetvrarë nga dhimbja kur zbulon një komplot kundër saj nga i biri. Në vitin 539 para Krishtit persianët pushtuan Babiloninë dhe kjo provokoi rënien.

Popullsia filloi të pakësohej dhe kur Aleksandri i Madh viztoi qytetin (rreth 320 p.e.s) pjesa më madhe e Babilonisë ishte rrënuar. Shkatërrimi përfundimtar është në vitin 126-125 p.e.s. Datë në të cilën Satrapi Evemero pushton qytetin dhe e dogji. Që nga ajo kohë nuk ngelet gjë përveçse rrënojat në brigjet e Eufratit.





Tempulli i Afërditës

Qyteti i Efesit, në breg të detit Jon si dhe në grykëderdhjen e lumit të vogël Meandro. Në shekullin VI p.e.s ky qytet ka qenë gjithmonë qendra e kultit të Afërditës e quajtur më vonë Diana nga romanet. Flitet për perëndeshën e natyrës dhe kafshëve të egra dhe paraqitet e shoqëruar nga një sorkadhe e armatosur me hark dhe shigjeta.

Nga antikiteti ekziton një tempull i dedikuar perëndeshës. Por në shekullin VII p.e.s, qyteti pësoi një sulm nga Cimeret. Edhe pse qyteti rezistoi, nuk mundi të evitojë që tempulli të digjej dhe të shkatërrohej.

Gjithçka ishte në duart e mbretit të Lidias, Kreso. Po, është i njëjti që ka shpikur disqet prej metali të quajtur "kreseidas". Asnjë nuk e di se ku do ndalojnë këto shpikje moderne... Por, Kreso ishte një mbrojtës i shenjtëve dhe artistave.

Ai propozoi të ngrihej një tempull i ri i Artemisës, më i mirë se i pari. Për këtë u bë një thirrje publike ku iu kërkohej të gjithë qytetarëve që të dhuronin para për tempullin e ri. Më në fund tempulli u ngrit. Llogariteshin 127 kolona të mrekullueshme nga 20 m lartësi, diçka e jashtëzakonshme për kohën. Gjithashtu përmbante dhe skulptura të Eskopës. Ky tempull shkëlqeu qytetin e Efesit gjatë dy shekujve.

Pa dyshim vjen tragjedia: Në vitin 356 p.e.s, bariu Erostrato shkatërroi tempullin duke e ndezur thjesht për famë. Pa dyshim që ky pionier i famës e arriti atë që kërkonte. Por në të njëjtën kohë arriti diçka më shumë se fama: duke iu treguar të gjithë njerëzve që për çdo Escopa ka një Erostrato dhe që mrekullitë e ndërtuara nga njerëzit duhet të jenë të mbrojtura nga vetë njerëzit.

Kjo histori ka një epilog: Kur rreth 20 vjet më vonë, Aleksandri i Madh pushtoi qytetin e Efesit, dëgjoi historinë e tempullit dhe zbuloi që tempulli ishte shkatërruar në të njëjtën ditë që kishte lindur ai. Kjo koinçidencë e bëri që ta rindërtonte tempullin gjatë kohës që ishte në Efes duke u përpjekur të krijonte një qeveri demokratike. Edhe pse mbaroi, tempulli nuk e rimori kurrë të shkuarën e tij të shkëlqyer.




Fari i Aleksandrisë

Që kur Aleksandri i madh i liroi egjiptianët nga dominimi persian, lidhjet mes grekëve dhe egjiptianëve u forcuan aq shumë sa edhe mbreti i tyre Ptolomeu II ishte me origjinë greke. Ky bashkëpunim i grekëve dhe egjiptianëve ishte më i dukshëm në kryeqytet, Aleksandi.

Themeluar prej Aleksandrit të Madh, në vitin 332 p.e.s, ky qytet i zhvilluar u bë vatra më e rëndësishme e kulturës helene. Por këtë herë mrekullia nuk do të ishte një tempull, as ndonjë lloj tjetër monumenti a ndërtese, por pikërisht një kullë. Kjo kullë do të shërbente për të udhëhequr anijet e shumta që mbërrinin në brigjet e Aleksandrisë.

Mbreti vendosi të ndërtojë një kullë që të identifikonte vendin dhe qytetin nga shumë larg. Për këtë përdorën ishullin e vogël të Faros, përballë portit. Arkitekti Sastro drejtoi punimet, që sa më shumë ecnin, jepnin një pamje të mrekullueshme. Kur përfundoi kulla ishte më shumë se 120 m. Në majë të saj kishte pasqyra metalike për të treguar pozicionin e saj, ditën duke reflektuar dritën e Diellit dhe natën për mungesë të dritës ndizej zjarr.

Kjo mrekulli do të rezistonte shumë: rreth 1.600 vjet deri në shekullin XIV kur tërmetet do ta shembnin. Emri i mrekullisë ishte "Kulla e Farit" - dhe i linte mbrapa të gjitha ndërtimet e bëra deri në atë kohë që kishin për qëllim të udhëhiqnin anijet.





Taxh Mahal

Pak kohë pasi kishte fituar luftën shumëvjeçare, Mbreti Shah Jahan do të përjetonte humbjen e Mbretereshës se tij, Mumtaz Mahal. Gjatë gjithë natës, ai i mbante dorën dhe fliste me të, derisa ajo mbylli sytë në agim për të mos i hapur më. Pasi qëndroi për disa orë afër trupit të pajetë të gruas së tij, ai u ngrys në një nga dhomat e pallatit për 8 ditë e netë, duke mos ngrënë e pirë gjatë kësaj kohe.

Zëri i tij i çjerrur depërtonte nëpër muret e gurta dhe në ditën e 9, djemtë e tij e nxorrën atë jashtë. I rraskapitur dhe i humbur në mendime, pamja e tij fizike kishte ndryshuar pa masë. Thonë se flokët e tij ishin kthyer nga të zeza në gri. Dhoma e fronit tashmë ishte gjysëm bosh. Mëkëmbësit e tij kishin përhapur lajmin dhe e gjithë mbretëria ishte veshur me të zeza dhe muzika, parfumi e bizhuteritë ishin të ndaluara.

Në vitin 1631, gjashtë muaj pas vdekjes së Mbretëreshës Mumtaz Mahal, trupi i saj u zhvendos nga Burhanpuri në qytetin e Agras (në veri të Dehli) për t'u varrosur në një kopsht të qetë afër lumit Jamuna, ku më vonë do ndërtohej dhe Maozoleu. Shenja e dashurisë e Mbretit ndaj gruas së tij, do të përfundohej pas 22 viteve falë punës së 20.000 punëtorëve.
KB
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
7 mrekullitë e botës antike
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ilirjana Koliqi-Ramaj:Mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore ruhen edhe Itali

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Enigma-
Kërce tek: