Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Absurditete fetare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Absurditete fetare   Tue May 29, 2012 5:34 am

Absurditete fetare




Skandali seksual prek edhe Papën





Papa Benedikti XVI, duket se është përfshirë në një skandal, i cili vetëm sa po thellon skandalin seksual që ka prekur kishën katolike.

Tashmë është bërë publik fakti se Papa aktual ka miratuar transferimin e një prifti që kishte detyruar një djalë 11-vjeçar të kishte marrëdhënie seksuale me të.

Ngjarja daton në vitet '80, kur Papa Benedikti XVI, ishte i njohur si Zhozef Ratcinger. Prifti, të cilit mediat gjermane i referohen vetëm me shkurtesën H, iu nënshtrua terapisë, por gjashtë vjet më vonë u dënua për abuzim me të miturit.

Ai u dënua me 18 vite burg, por aktualisht gazetat gjermane njoftojnë se ai vazhdon të punojë si prift në Bavari.

Në kohën e skandalit, Ratcinger ishte kardinal. Dioqeza e Mynihut ku ka ushtruar detyrën e priftit Ati i Shenjtë, ka deklaruar se vendimi për transferimin e priftit ishte marrë nga Gerhard Gruber dhe jo nga Ratcinger.

Vetë Gruber, aktualisht 81-vjeçar, përmes një deklarate ka shprehur keqardhjen e tij.

Imzot Robert Zollith, aktualisht kleriku më i lartë i kishës katolike në Gjermani, e ka informuar Papën për masat që po merr kisha gjermane për të hetuar skandalin me abuzimet seksuale nga ana e priftërinjve.

“I tronditur thellë, shumë i interesuar dhe tepër i trishtuar, Ati i Shenjtë mbajti shënim ato që i thashë. Dëshirojmë ta nxjerrim të vërtetën në dritë”, citon gazeta klerikun Zollih.

Por, të premten Papa është përballur me kërkesa nga politikanët gjermanë se ai personalisht duhet t’u kërkojë falje viktimave të abuzimit nga njerëzit e kishës.

Vatikani është akuzuar në vazhdimësi se i ka mbrojtur priftërinjtë e akuzuar për krime seksuale duke i transferuar ata në shtete të tjera.

Nuk pritet ndonjë koment i drejtpërdrejtë nga Papa, ndonëse në të kaluarën ai i ka dënuar akte të tilla si një nga “krimet më të rënda”.

Vetëm në Gjermani ka pasur 200 raste të raportuara të keqtrajtimeve seksuale në më shumë se 29 shkolla katolike, kolegje dhe institucione të tjera arsimore, që drejtohen nga Kisha.

Në mesin e rasteve të raportuara janë dhe ato që kanë të bëjnë me abuzimet në korin e famshëm të djemve të Regensburgerit, që për 30 vjet është drejtuar nga Georg Ratzinger, vëllai i Papës aktual.

Këtë javë, imzot Ratzinger pranoi se djemtë e korit edhe kishin marrë ndonjë pëllëmbë, por, sipas tij, kjo ishte mënyrë për të mbajtur disiplinën.

Ai mohoi të kishte dijeni për ndonjë abuzim seksual. Incidentet me korin raportohen në kohën kur Papa Benedikti XVI ishte ende duke shërbyer në Gjermani.

"Independent"


Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Tue May 29, 2012 5:35 am

Aleati i Papës akuzohet për abuzime

Një nga aleatët më të ngushtë konservatorë të Papës në Gjermani, peshkopi Valter Mixa është akuzuar së fundi për rrahje dhe kamxhikim të fëmijëve, të cilët ndodheshin nën kujdesin e tij.

Peshkopi 68-vjeçar, i ka mohuar akuzat që i janë bërë nga ish-nxënës të jetimores katolike në të cilën ai shërbente.

Gjithsesi, janë akuza që do t’u shtohen të tjerave në lidhje me keqtrajtimet dhe abuzimet seksuale të priftërinjve katolikë ndaj shumë fëmijëve, kryesisht jetimë me të meta fizike dhe të pambrojtur.

Kjo akuzë e fundit, sigurisht që do të jetë edhe një shkak më shumë për t’u shqetësuar për krerët e lartë të kishës katolike në Vatikan.

Peshkopi Mixa është pjesë e një boshti konservator në vendlindjen e Papës, Bavari.

Këta njerëz e kanë mbështetur vazhdimisht Racingerin në të gjitha vendimet e rëndësishme që ka marrë, bëhet fjalë për vendime që kanë ngjallur polemika të tilla si kritikat ndaj islamizmit në katedralen e Regensburgut, rehabilitimin e peshkopit skeptik për holokaustin, Ricard Williamson e të tjera vendime të tilla.

Edhe pse nuk ka akuza për abuzime të natyrës seksuale në jetimoren ku ka shërbyer Mixa nga vitet 1970 deri në vitet 1980, është e qartë se ai ndodhet në telash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Tue May 29, 2012 5:35 am

Skandali në manastir, 100 viktima





Ka mbërritur në mëse 100 numri i viktimave të shkaktuara nga dënimet brutale dhe keqtrajtimet seksuale në kishën katolike të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për pasojat e një skandali të madh në këtë vend në zemër të Evropës, i cili është përhapur tashmë në gjithë opinionin vendas dhe e ka tronditur atë për nga përmasat e pasojave dhe ekstremeve të tij.

Kjo pasi detaje tronditëse po mbërrijnë nga dita në ditë duke u raportuar prej tij dhe flasin për një tmerr të vërtetë që fshihej pas dyerve të manastireve.

Bëhet fjalë konkretisht për ngjarjet e rënda të ndodhura në manastirin e Benediktit, në Bavarinë e sipërme në Ettal, ku numri i viktimave ka arritur të paktën 100.

Kjo pasi, sipas një raporti paraprak të prokurorit të posaçëm, Thomas Pfister, i cili po merret me hetimin e këtij skandali, murgjit me dekada të tëra deri në vitin 1980 i kanë keqtrajtuar fëmijët dhe të rinjtë, duke i torturuar dhe rrahur ata.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Tue May 29, 2012 5:36 am

Iran: Lutjet parandalojnë tërmetet!




Lutjet dhe dhënia për bamirësi ndihmojnë në parandalimin e tërmeteve, deklaroi gjatë faljes në xhami, ajatolla Ahmad Janati, një klerik iranian, mbështetës i regjimit.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se disa orë pas thirrjes për lutje kundër tërmeteve, katër tërmete tronditën Iranin në pjesë të ndryshme.

Ditë më parë, një tjetër klerik iranian, Kazem Seidgi, fajësoi për tërmetet gratë që "nuk vishen thjesht".



Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Tue May 29, 2012 5:46 am

































































































Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Tue May 29, 2012 5:54 am

Mbyllen dy kisha çdo javë



Mesatarisht dy kisha mbyllen çdo javë në Holandë, duke grumbulluar kështu qindra objekte kulti, të cilat po magazinohen në famullitë katolike në vend. Ndërkaq famullitë e varfra në Amerikën Latine po përpiqen të përfitojnë nga situata dhe të marrin punimet e artit dhe objektet e kultit nga Holanda për të pajisur kishat e tyre.

"Është shumë e lehtë ta kthesh një kishë në një bibliotekë, një librari, ndoshta një restorant, por ndonjëherë është shumë e vështirë. Disa njerëz mund ta mendojnë të pakëndshme darkën në një restorant që më parë ka qenë kishë" – shprehet arkivisti Eugen van Deutekom.

Numri i kishave në Holandë është prej kohësh në rënie të vazhdueshme, ndërsa pritet që deri në vitin 2018 në të gjithë vendin të mbesin vetëm 1200 të tilla. Pjesa më e madhe e kishave që janë mbyllur janë shndërruar në biblioteka, qendra shëndetësore, restorante apo dhe banesa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Tue May 29, 2012 5:55 am

Pritet mbyllja e mbi 20 kishave



Në vitet e ardhshme në Danimarkë pritet të rritet numri i kishave të mbyllura, duke qenë se ka rënie të numrit të besimtarëve dhe të frekuentuesve të tyre.

"Kemi mbinumër të kishave. Dendësia e kishave nuk korrespondon me popullatën dhe numrin e frekuentuesve të tyre. Në disa vende madje nuk mbledhim dot as një famulli", pohon peshkopi Peter Skov-Jakobsen.

Peshkopi vijon duke e përshkruar mbylljen e objekteve fetare si një "proces të dhimbshëm", pasi sipas tij ka ende shumë njerëz "të lidhur me kishën".

Por mbyllja e këtyre objekteve përbën tashmë realitet për Danimarkën, i cili ka dalë më parë në opinionin publik gjatë debatit e zhvilluar në muajin shkurt nga funksionarët e kishës, kur u vu në dukje se në shumë prej kishave meshat mbaheshin përpara sallave të zbrazëta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Tue May 29, 2012 5:56 am

4 vjet burg për ata që detyrojnë gratë të futen në thes



Krahas Italisë dhe Francës, edhe qeveria në Danimarkë ka ngritur një komision që do merret me këtë çështje.

Kryeministri, Lars Roke Rasmusen tha se nuk mund të pranojë që figurat zyrtare të vishen në këtë mënyrë, pasi siç u shpreh njerëzit duhet të jenë lehtësisht të identifikueshëm.

Edhe pse Danimarka nuk pritet të marrë vendim të prerë lidhur me këtë çështje, sërish gratë që mbajnë vellon islamike duhet që ta kenë fytyrën të zbuluar, në një kohë që për burrat që detyrojnë gratë të mbajnë veshje të tilla, dënimi është rritur në 4 vite burg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Tue May 29, 2012 5:57 am

Pedofilia si pasojë e islamizmit



Forcat e NATO-s në Afganistan kanë pasur e kanë prej kohësh një problem kur patrullat ushtarake hasin në burra që mbajnë djem të vegjël përdore, sjellja mes të cilëve tregon diçka që deri më sot ishte kaluar në heshtje.

Ushtarakët britanikë zbuluan se burrat "i preknin dhe i ledhatonin" djemtë e vegjël, thotë hetuesja ushtarake Ana-Mari Kardinali, për të përditshmen amerikane "San Francisco Chronicle". "Ushtarakët nuk kuptonin ç'po ndodhte".

Çështja ishte aq shqetësuese saqë Departamenti amerikan i Mbrojtjes dërgoi hetuesen si eksperte sociale, për vëzhgim në terren. Raporti i saj "Seksualiteti i pashtunëve" nuk shkaktoi asnjë reagim mes afganëve, por ushtarakët perëndimorë u tronditën dhe jo më pak u neveritën nga përfundimet e hetimit.

Për shekuj me radhë afganët i marrin djemtë e vegjël, nga 9 në 15 vjeç, si dashnorë. Studimet pohojnë se gjysma e pashtunëve në Kandahar dhe qytete të tjera jugore të Afganistanit janë baha-baz, term që përdoret për burrat me dashnorë të mitur. Madje burrat mburren për këtë.

"Pasja e një djali është bërë traditë për ne", thotë Enajatulla 42-vjeçar nga Baglani, për gazetarin e "Reuters"-it. "Kush do të bjerë në sy duhet të mbajë një djalë", vazhdon ai.

Baglani ndodhet në verilindje, por afganët pohojnë se pedofilia është akoma më e përhapur mes pashtunëve në jug. Pashtunët janë fisi më i rëndësishëm i Afganistanit. Për shekuj të tërë prijësit e vendit kanë qenë pashtunë.

Presidenti i sotëm, Hamid Karzai, është pashtun, nga një fshat pranë Kandaharit. Ai ka gjashtë vëllezër e disi lind pyetja se cili nga meshkujt e kësaj familjeje është baha-baz. Dy afganë me lidhje të afërt me familjen Karzai konfirmojnë se të paktën njëri prej tyre dihet se është baha-baz, ndërsa dy të tjerë dyshohet se janë. Sakaq një amerikan që punonte në pallatin e Karzait me funksion zyrtar për muaj me radhë ka raportuar se sjellja homoseksuale në pallat "ishte e shfrenuar" mes "ushtarëve dhe tipave të sigurisë. Ata flisnin gjithë ditën për djem".

Në Kandahar, me popullsi 500'000 banorë, dhe në qytete të tjera festat e vallëzimit janë shumë të përhapura si mjet dëfrimi. Djemtë e vegjël atje vishen si vajza, vënë makijazh dhe zile në këmbë dhe kërcejnë përpara burrave që iu hedhin kartëmonedha dhe më pas i marrin në shtëpi.

Një raport i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit i quan "djemtë kërcimtarë" si një "formë e përhapur dhe kulturalisht e sanksionuar e përdhunimit të meshkujve".

Atëherë, si ndodh që forcat e NATO-s po luftojnë dhe po vdesin për të mbrojtur mijëra pedofilë që nga numri për banor duket se tejkalojnë çdo vend tjetër të botës?! Dhe si ndodhi që Afganistani është shndërruar në kryeqytetin aziatik të pedofilisë?

Sociologët dhe antropologët pohojnë se problemi vjen nga interpretimi i ligjeve islamike. Gratë për afganët janë të paprekshme. Burrat në Afganistan nuk mund të flasin me gratë përveç pasi i kanë propozuar për martesë. Para martese, ata as nuk mund t'i shikojnë gratë. Gruaja në Afganistan është e mbuluar kokë e këmbë.

"E si mund të biesh në dashuri, nëse nuk i shikon asaj as fytyrën", thotë Muhamed Dauti për reporterët. "Kurse djemtë i shohim, kështu që mund të dallojmë se kush është i bukur".

Edhe pas martese shumë prej këtyre burrave vazhdojnë t'i mbajnë djemtë, çka nënkupton dhe një jetë të varfër seksuale me gratë. Një shprehje afgane thotë: "Gratë janë për fëmijë, djemtë për kënaqësi".

Hoxhallarët i mësojnë afganët se gratë janë "të papastra" e ndaj dhe të pakëndshme. Madje, sipas raportit, një burrë i martuar e pyeti hetuesen Kardinali se si zhvillohet shtatëzania tek gratë dhe pas shpjegimit reagoi me neveri dhe pyeti: "E si mund të ndjejë kush nevojën të rrijë me një grua, kur allahu e ka bërë atë të pistë?"

Kjo mbase shpjegon dhe faktin pse gratë në Afganistan fshihen nga jeta publike dhe pse vriten me gurë nëse dikush thotë se janë sjellë keq. Madje dhe duke iu thënë se ligji islamik ndalon homoseksualitetin, pedofilët përgjigjen se ky nuk është homoseksualitet pasi ata nuk janë të dashuruar me djemtë.

"Nuk ka çështje më të tmerrshme dhe që të kërkojë më tepër vëmendje në këtë vend se kjo," përfundon Kardinali. "Jam e tmerruar nga çfarë kam parë këtu".

Një djalë në prehrin e një burri që e quante "imzot", u shpreh për gazetarin e "Reuters"-it: "Kur të rritem do të bëhem dhe unë pronar dhe do të kem dhe unë djemtë e mi".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Tue May 29, 2012 5:59 am

Mbi 10 000 fëmijë të abuzuar nga kisha katolike



Dhjetra mijë fëmijë kanë vuajtur nga abuzimi seksual në institucionet katolike të Holandës, nga viti 1945 deri më sot, thuhet në një raport të komisionit të pavarur ngritur për hetimin e dukurisë. Në këtë raport thuhet se funksionarët katolikë nuk e luftuan abuzimin e përhapur në shkolla, seminare dhe jetimore.

Raporti zbulon gjithashtu se një në pesë fëmijë që ka qenë pjesë e një institucioni ka vuajtur nga abuzimi, pavarësisht nëse ishte katolik.

Komisioni, i cili filloi punën në gusht 2010, kërkoi të zbulojë se çfarë kishte ndodhur me këto viktima. Nga 1800 ankesa për abuzim në institucionet katolike, u identifikuan rreth 800 autorë 100 prej të cilëve janë ende gjallë.

Bert Smeets, një prej viktimave të abuzimit të cilët morën pjesë në prezantimin e raportit, tha se nuk është thënë gjithë çka ka ndodhur në atë kohë. "Ajo që po ndodhte ishte abuzim seksual, dhunë, terror shpirtëror dhe duhej hetuar," tha Smeets për agjencinë AFP.

"Çdo gjë mund të ketë ndodhur, por askush nuk e di saktësisht se çfarë dhe nga kush. Në këtë mënyrë, ata i shmangen përgjegjësisë.", shtoi Smeets.

"Kjo ngjarje na mbush me turp dhe pikëllim," thuhet në një deklaratë të peshkopëve të kishës katolike në Holandë.

Komisioni zhvilloi një anketë në shkallë më të gjerë, në më shumë se 34 000 njerëz për të pasur një pamje më të gjerë të shkallës dhe të natyrës së abuzimit ndaj të miturve në Holandë.

Komisioni ka vënë në dukje se "...problemi i abuzimit seksual ishte evidentuar në urdhërat e dioqezës së Kishës katolike holandeze, por më pas nuk është ndërmarrë asnjë veprim."

Në raportin e komisionit thuhet gjithashtu se abuzimi seksual i të miturve është i përhapur në shoqërinë holandeze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Tue May 29, 2012 6:00 am

1350 raste pedofilie për Kishën Katolike



Rreth 350 viktima të dyshuara të abuzimeve seksuale kanë njoftuar brenda pak ditësh në Kishën Katolike në Holandë raste abuzimi nga klerikë.

Akuzat u referohen ngjarjeve që kanë ndodhur edhe rreth 60 vjet më parë, nga vitet '50 deri '70, tha ipeshkvi përgjegjës Gerard de Korte nga Leuuwarden-Groningen, si përfaqësues i konferencës së ipeshkëve.

Sipas të dhënave të organizatës "Ndihmë dhe drejtësi" e cila u vjen në ndihmë viktimave të abuzimeve, të prekura janë në radhë të parë konvikte në të gjithë vendin. Ipeshkvët katolikë njoftuan të martën rishqyrtimin e plotë të rasteve të abuzimeve seksuale në strukturat e tyre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Tue May 29, 2012 6:01 am

Kisha Katolike ka fshehur abuzimet


I ngarkuari i Kishës Katolike për zbardhjen e skandalit të abuzimeve në strukturat e kishës, ipeshkvi i Trier-it Stephan Ackermann, ka pranuar se në rastet e dhunës seksuale nuk është folur hapur.

Atje ku ka munguar vullneti i vërtetë për zbardhjen e rasteve dhe autorët e abuzimeve janë transferuar nga një strukturë në tjetrën, janë bërë përpjekje për mbulimin e abuzimeve, tha Ackermann për gazetën "Rhein-Zeitung".

Pesha e fajit sipas Ackermann, nuk duhet parë tek Kisha si institucion por tek autorët e abuzimeve dhe eprorët e tyre të drejtpërdrejtë. Ipeshkvi njoftoi se çështja e zhdëmtimit të viktimave do të sqarohet brenda këtij viti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Tue May 29, 2012 6:02 am

Kisha katolike kërkon falje për pedofilinë



Të hënën u hap Asambleja e Përgjithshme e pranverës e Konferencës së Ipeshkve në Gjermani. Pak përpara konferencës Arkipeshkvi Robert Zollitsch u kërkoi falje viktimave të abuzimeve seksuale.

"Abuzimi seksual me minorenët është gjithmonë një krim i neveritshëm dhe unë bashkohem me formulimin e Papa Benediktit, i bindur thellë duke u kërkuar falje në emër të kishës në Gjermani të gjithë atyre, që janë bërë viktimë e një krimi të tillë."

Zollitsch përshëndeti qëndrimin e jezuitëve lidhur me rastet e abuzimeve në urdhërin e tyre dhe sqaroi për ipeshkvët, se ata duan të bëjnë gjithçka, për t' i zbardhur këto raste brenda kishës.

"Kudo që ka dyshime, duhet të ketë një zbardhje të plotë dhe absolutisht transparente. Ne ipeshkvët gjermanë insistojmë, që të zbardhen si rastet e mëparshme që na kthejnë pas në kohë ashtu edhe rastet më të fundit të abuzimeve seksuale me minorenë. "

Zollitsch deklaroi, se ipeshkvët do të ripunojnë direktivat e miratuara prej tyre në vitin 2000 lidhur me qëndrimin ndaj rasteve të abuzimit seksual. Përveç kësaj 65 ipeshkvët gjatë konferencës këto ditë në Frajburg do të shkëmbejnë mendime mbi temën nëse trajtohet sa duhet pjekuria seksuale në shkollimin e priftërinjve.

"Ne kemi nevojë ne shoqërinë tonë për një kulturë të vështrimit me vëmendje, e kjo vlen veçanërisht për ne, të nderuar zonja e zotërinj. Ne duhet të jemi vigjilentë për atë që ndodh në fshehtësi. Ne duhet të kemi guxim ta bëjmë menjëherë publike padrejtësinë, atje ku ajo ndodh."


Humbje e rëndë e kredibilitetit

Grupi kishtar i reformës „Ne jemi kisha“ ritheksoi në Frajburg kritikën përsa i përket qëndrimit të ipeshkve ndaj skandalit të abuzimeve. Kryetari i grupit „Ne jemi kisha", Christian Weisner, humbjen e rëndë të kredibilitetit që ka pësuar kisha nga ky skandal e krahasoi me krizën e bankave.

"Kisha katolike ndodhet vërtetë në humnerë madje rrezikon të damkoset në përgjithësi. Nëse nuk ndërmerret diçka për të ndryshuar rrënjësisht këtë imazh dhe për ta përmirësuar atë, nëse një gjë e tillë nuk ndodh në Gjermani, në nivel ndërkombëtar si dhe në Vatikan, atëherë ekziston rreziku i dyshimit kolektiv ndaj të gjithë udhëheqësve shpirtëror, njerëzve të urdhërave, institucioneve katolike e shkollave. "
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Tue May 29, 2012 6:03 am

Qindra abuzime të kryera nga klerikët

Qindra priftërinj dhe murgesha katolike në Irlandë janë përfshirë në abuzime seksuale dhe fizike me të mitur në disa institucione publike irlandeze. Raporti shokues i Komisionit mbi Abuzimet me Fëmijët është publikuar sot në gazetat britanike.

Raporti me 3 500 faqe ka mbledhur dëshmitë e rreth 2 500 viktimave të këtyre abuzimeve, ndërmjet viteve 1940 dhe 1980, rreth 100 institucione të drejtuara nga urdhri fetar, reformatorë, shkolla riedukimi dhe jetimore.

"Daily Mail" nënvizon se disa nga këto abuzime kanë ndodhur edhe 60 vjet më parë, dhe shumë nga fajtorët tashmë nuk jetojnë më. Komisioni që ka kryer raportin u krijua në vitin 2000 nga kryeministri Bertie Ahern, pasi një dokumentar nxori në dritë historinë e gjatë të dhunës dhe dëmeve ndaj të miturve në institucionet e drejtuara nga besimi fetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Wed Jun 13, 2012 4:25 pm

Tunizi, e therin sepse ndërroi fenë, nga mysliman u bë i krishterë
Pamje kur e therin të riun





Në Tunizi një ngjarje e pazakontë ka tronditur botën, ku tregohet sesi është therur një person sepse ndërroi fenë, nga mysliman ai është kthyer në i krishterë.

Kjo ka qenë dhe arsyeja që i kushtoi jetën të riut, i cili nuk u pranua të kërkonte falje.

Në video dëgjohen lutjet në arabisht, që dënojnë Krishterimin dhe thonë se, “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi, i cili është i dërguari i tij”.

Pastaj personat që tregohen në video të maskuar, duke bërtitur “Allahu Ekber”, (Zoti është i madh ekzekutuesi) ia preu kokën për dy minuta djalit të ri, për ta ndëshkuar, sepse i ktheu shpinën Allahut.

Dhe sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, pas ekzekutimit, e mori kokën si trofe në duart e tij, duke festuar e bërtitur për fitoren.

Videoja e tmerrshme u transmetua në televizionin egjiptian, ku prezantuesi Tawfiq Okasha, ndërpreu transmetimin duke bërtitur, “A është e mundur? A është ky Islami?”

Videoja ka pamje të shumë të rënda, ndaj nuk mund ta publikojmë. Fotoja është shkëputur nga videoja në fjalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Wed Jun 13, 2012 4:42 pm

Fytyra e mbuluar, 3 gra saudite s’lejohen të hyjnë në Francë



Tre gra saudite, të cilat refuzuan që të heqin vellon që u mbulonte fytyrën, nuk u lejuan të hyjnë në Francë. Policia e aeroportit Sharl de Gol u kërkoi grave të hiqnin mbulesën nga fytyra, por ato refuzuan. Për këtë arsye gratë që vinin nga Doha, Katar, nuk u lejuan të hyjnë në vend.

Që në vitin 2011 Franca e ka ndalur që në publik të shfaqesh me një veshje të tillë, duke u bërë vendi i parë që ndalonte mbulimin e fytyrës. Më pas ligje të tilla janë miratuar në Belgjikë dhe Hollandë. Franca e argumentoi këtë ndalim me faktin se kriminelët apo terroristët mund të fshehin fytyrën e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
western

avatar

Numri i postimeve : 116
Join date : 05/05/2012

MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   Thu Jul 05, 2012 7:44 pm

Kenia: 16 të vdekur nga sulmet fetare





17 të vdekur dhe 45 të plagosur ka qenë bilanci i dy sulmeve të armatosura të kryera në qytetin Garisa, në Kenia.

Sipas mediave lokale sulmet janë kryer në katedralen e qytetit dhe në kishën e kongregacionit “Africa Inland Indipendent Church” (AIC), kur besimtarët ishin mbledhur për meshën e së dielës. Mes viktimave raportohet të jenë edhe dy policë.

Sipas deklaratës paraprake të policisë vendase, disa burra të armatosur dhe me maska, përpara se të hynin në kishën e kongregacionit AIC, kanë sulmuar dhe vrarë dy policë, që ishin në shërbim dhe u kanë marrë armët, me të cilat janë vrarë disa besimtarë që ndodheshin brenda. Më pas kanë hedhur disa granata, nga shpërthimi i të cilave kanë mbetur të vrarë disa persona dhe dhjetëra të tjera janë plagosur.

Shefi i policisë lokale ka deklaruar se po zhvillohen hetime për zbardhjen e autorëve. Deri më tani askush nuk ka marrë përsipër autorësinë e atentateve, por autoritetet kanë dyshime se janë kryer nga grupimi Al-Shabab.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Absurditete fetare   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Absurditete fetare
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dibran Demaku: Festa fetare dhe festa kombëtare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~MISTERE~ :: Konspiracion-
Kërce tek: