Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Horoskopi i te dashuruarve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Horoskopi i te dashuruarve   Mon May 28, 2012 3:20 pm

Cila është perspektiva e lidhjes suaj



Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:


Dashi (21.03. – 20.04)

Kjo shenjë njihet për nga kokëfortësia e saj, dëshiron të argumentojë dhe mendon vetëm për veten e tij.

Anët e mira: Kurrë nuk do të mërziteni!

Anët e këqija: Ana e errët e dashit është egoja me të cilën nuk durohet, prandaj përgatitni nervat.

Plus: Merruni me sport së bashku.



Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:

Demi (21.04 – 21.05.)

Ju lumtë atyre të cilët janë dashuruar në kohën që mbizotëron kjo shenjë.

Anët e mira: Me demin mbizotëron Venera, planeti i dashurisë, prandaj ju pret kënaqësi në çdo hap.

Anët e këqija: Janë shumë të turpshëm dhe kjo do t’ju pengojë.

Plus: Demat janë zotërues të podiumit të vallëzimit – kënaquni!



Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:

Binjakët (22.05 – 21.06.)

Kjo është koha për të qëlluar cakun. Binjakët janë shenjë e komunikimeve, prandaj kjo lidhje do të zgjasë.

Anët e mira: Gjithmonë do të keni për çfarë të bisedoni.

Anët e këqija: Mungesën e dashurisë do ta kompensoni me bisedë, por më shumë puthje nuk do të bënin dëm.

Plus: Lidhja do të pasurohet me porositë sekse përmes SMS-ve. !



Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:

Gaforrja (22.06 – 22.07.)

Ju lumtë, keni zgjedhur momentin e duhur për të filluar lidhjen.

Anët e mira: Do ta keni të lehtë të shprehni emocionet tuaja.

Anët e këqija: Gaforret janë të njohur për shfaqjen e emocioneve, nganjëherë mund të ndiheni se një gjë e tillë po ju ngulfat.

Plus: Me siguri se do të kënaqeni me shëtitjet.



Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:

Luani (23.07. – 22.08.)

Kjo lidhje do të fillojë dhunshëm, por me siguri se edhe do të zbehet shumë shpejt.

Anët e mira: Ngritje dramatike!

Anët e këqija: Rënie dramatike!

Plus: Kënaquni me sporte!



Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:

Virgjëresha (23.08 – 22.09.)

Virgjëresha është shenjë e cila dëshiron detajet, prandaj me siguri se do t’ju kujtohet data e takimit dhe çfarëdo që keni kaluar së bashku!

Anët e mira: Do t’i kujtoni datat e rëndësishme.

Anët e këqija: Imtësitë mund t’ju pengojnë.

Plus: Në këtë lidhje do të keni plan për secilin aktivitet të përbashkët.



Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:

Peshorja (23.09 – 22.10.)

Peshorja është shenjë e mirë për fillimin e një lidhjeje të re dhe keni mundësi të madhe për sukses.

Anët e mira: Venera, planeti i dashurisë kujdeset për ju.

Anët e mira: Peshoret shumë shpesh dinë të jenë të pavendosura, prandaj shumë shpesh mund t’ju ndodh nëse do të shkoni në shtëpi apo diskotekë.

Plus: Ushqejeni njëri-tjetrin me çokollatë.



Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:

Akrepi (23.10 – 21.11.)

Nëse lidhja juaj ka filluar në shenjën e akrepit, do të kënaqeni me veten tuaj. Keni kujdes ngase dinë të jenë mjaft agresiv dhe mund të kërkojnë hakmarrje.

Anët e mira: A duhet të flasim për a....

Anët e këqija: Nëse diçka shkon mbrapsht, gjërat mund të bëhen të rrezikshme.

Plus: Lidhja në shenjën e akrepit, do t’i zbulojë gjërat për ju që kurrë nuk i keni ditur.



Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:

Shigjetari (22.11 – 21.12.)

Mirë se vini në botën e aventurave! Do të kënaqeni me momente të zjarrta të lidhjes suaj të re.

Anët e mira: Kjo lidhje do të ketë shumë kthesa.

Anët e këqija: Për shigjetarët bari është më i gjelbër se kudo tjetër.

Plus: Shigjetari është një shenjë që adhuron udhëtimet.



Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:

Bricjapi (22.12. – 20.01.)

Nëse dëshironi lidhje të gjatë, ajo që ka filluar me këtë shenjë, ka mundësi shumë të mira.

Anët e mira: Mund të bëni realitet atë që imagjinoni.

Anët e këqija: Bricjapi është një shenjë e ftohtë, kështu që nëse adhuroni ndonjë shenjë të zjarrtë, mund të ngriheni.

Plus: Kaloni kohën e lirë së bashku.



Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:

Ujori (21.01- 18.02.)

Nga të gjitha shenjat tjera, ujori më së shumti kënaqet në origjinalitetin e tij.

Anët e mira: Së bashku mund të pushtoni botën.

Anët e këqija: Duhet shumë mund.

Plus: Gjithmonë janë të gatshëm për çmenduri.



Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:

Peshqit (19.02 – 20.03.)

Kur jeni takuar, keni ndjenjën se jeni të lindur për njëri-tjetrin.

Anët e mira: Rrethi romantik në të cilin do të kënaqeni.

Anët e këqija: Do të keni problem me realitetin.

Plus: Muzika është kënaqësia juaj e shpirtit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Re: Horoskopi i te dashuruarve   Mon May 28, 2012 3:21 pm

Horoskopi i dashurise

Besoni apo jo, te gjitheve ju ndodh te shihni horoskopin per te ditur fatin tuaj, ngjyren qe ju pershtatet, gurin dhe numrat. Zgjedhjet, prirjet, madje edhe preferencat seksuale mund te jene te ndikuara nga yjet.
Keshtu qe nepermjet yjeve ju mund te krijoni nje ide interesante dhe zbavitese per te eksperimentuar me partnerin tuaj, ne nje kuptim … me te vertete yjor!

DASHI

Ajo: nuk shkeputet asnjehere, e pangopur ne shtrat, ka nevoje per dike qe e ploteson ne te gjitha aspektet, e paanshme dhe te bie shume ne sy, ajo pelqen te luaje rolin udheheqes ne dashuri.

Ai: ai i pelqen te ndjeke dhe te jete I ndjekur. Ai gezon energji te bollshme seksuale, eshte nje maratone e seksit dhe te pelqen per te marre te drejtat.

DEMI

Ajo: si nje kukull, ajo eshte e bukur dhe femerore. Ne shtrat eshte nje grua e eger, e pavetedijshme dhe e papermbajtshme. Asaj i pelqen te kafshoje lehte ne çdo pellembe te dashurin e saj.

Ai: sensual, do te jete e perqafuar dhe perkeldhelur. Ai nuk preferon te marre vendime ne shtrat, por ne qofte se eshte ne rrugen e dujur behet I pandalshem.

BINJAKET

Ajo: Lolita e shenjave zodiakale. Ajo eshte shume seksi, dhe nuk mund t’i rezistojne tundimit per tu reklamuar ne dhomen e gjumit, duke e ditur aftesine e saj erotike. Asaj i pelqejne lojrat dhe pozicioni dominant.

Ai: shume i zhdervjellet dhe terheqes. E marrin seksin si nje loje, ai pelqen te bej shaka dhe shpesh ndryshon. Ai ka cmendet per te kuqen dhe cmendet per tangat dhe takat e larta.

GAFORRJA

Ajo: Hirushja klasike. E ben mashkullin e saj te ndjehet me shpirt te madh dhe mbrojtesi I saj, sepse e sheh si shpetimtarin e saj. E pangopur, I pelqen te luaje role te cuditcme dhe eshte e pangopur.

Ai: romantik dhe I dashur, tek seksi kerkon mbrojtjen. Kur ndihet I mbrojtur dhe I perkedhelur, ai e di me mire se kushdo si te kenaqe partnerin e tij. Eshte I terhequr nga grate agresive.

LUANI

Ajo: luftetare, e ashper dhe energjike. Ne shtrat perpiqet per te dominuar mbi partnerin duke luajtur lojen e maces dhe miun. Luaneshat jane te terhequra nga burra si ato te zjarrte dhe te pangopur.

Ai: mashkulli luan eshte nje artist I vertete; i pelqen te jete i admiruar dhe i respektuar, i vetedijshem per aftesine e tij seksuale. I pasionuar dhe sensual, i pelqen te ngacohet me te tjeret dhe te marre nje pozicion dominues.

VIRGJERESHA

Ajo: trajton nje mashkull si zoteri dhe padron, I cili I meson kenaqesite e seksit. Ajo eshte studente e shkelqyer (e seksit) dhe e afte per te na treguar se si behet. Adhuruese e qirinjve, cizmeve te lekures dhe lojrave, tek mashkulli kerkon nje perfeksionist te putjeve, perkedheljeve dhe masazhit

Ai: eshte nje perfeksionist, pelqen femrat e pastra dhe te mire kuruara, e afte te stimuloje inteligjencen e saj te kombinuar me pervojen seksuale.

PESHORJA

Ajo: aktiviste, i pelqen ekuilibri ne shtrat, qe te gjeje ato pozicione qe i kenaqin te dy, duke preferuar te jape dhe te marre ne menyre te barabarte. Nuk I pelqen e folura vulgare dhe gulcimi me ze te larte.

Ai: romantike, ben cdo gje per te kenaqur deshirat e partnereve te tij. Kjo gje nuk nenkupton aftesi te vecanta, por te femra kerkon gjithmone stil te larte dhe elegant. I pelqen masazhi ne shtrat, duke lene ate per te drejtuar lojen.

AKREPI

Ajo: E padepertueshme, me terheqjen e saj e con mashkullin drejt cmendurise. Seksi per te eshte I shkeputur nga morali dhe i pelqen te kaloje ndjenja intense dhe te forta, duke shperblyer partnerin qe e kenaq. Provon cdo gje dhe provon cdo vend tjeter pervec shtratit. Femer Fatale.

Ai: pervoje intensive, ne kerkim te eksperiencave te forta dhe te medha. Ai i jep trupin dhe shpirtin per te kenaqur dashnoren e tij. I ngacmuar nga fantazite seksuale te egra.

SHIGJETARI

Ajo: i pelqen te eksperimentoje dhe te bej dashuri mbi te gjitha ne kembe. E dashuruar dhe e pasionuar pas pasqyrave, eshte vazhdimisht ne kerkim te njeriut ideal.

Ai: aventuresk, do te zbuloje bashke me te dashuren cdo aspekt qe eshte i fshehur nen carcafe. I lire dhe impulsiv, duke kerkuar te kuptuarit shpirteror qe shkon pertej trupit.

BRICJAPI

Ajo: mendimtare e kujdesshme dhe para se te nise nje marredhenie e mendon me shume se nje here. I pelqen te joshe dhe lojerat seksuale te ndaluara, te tilla si marredheniet mes mesuesit dhe nxenesit.

Ai: ambicioz, deshiron te kontrolloje cdo detaj te seksit, I kushton rendesi te madhe rregullave dhe ai i pelqejne grate e lehta per tu dorezuar. I pelqejne lojrat ku eshte vete protagonist ose dhe vetem te vezhgoje.

UJORI

Ajo: pasionante, spontaniteti e eksiton, endrra e saj eshte qe te “jete e lidhur” pa paralajmerim. Ajo urren rutinen dhe e konsideron seksin ekskluzivisht per kenaqesi fizike. Seksi per te eshte qe te jetoje e lire dhe pa shume komplikime.

Ai: te jetoje ne nje raport per te do te thote te humbe lirine dhe individualitetin. Nje shtrat mund te jete pak “i cuditshem” dhe i pelqen te eksperimentoje.

PESHQIT

Ajo: perdor seksin si mjet per te arritur qellimin e saj. I pelqen seksi i bute dhe i gjalle, I pelqejne flajet e pista.

Ai: eshte dashnori I ndjeshem qe ne dashuri kerkon nje perputhje te plote, te bashkimit nepermjet trupit. Per asnje tjeter me shume se sa per kete shenje vlen shprehja “Dy shpirtra qe behen nje”.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
 
Horoskopi i te dashuruarve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Suzana Kuqi: Shen Valentini - Festa e te dashuruarve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~EZOTERIZEM~ :: Astrologji-
Kërce tek: