Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nostradamus

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Nostradamus   Mon May 28, 2012 2:45 pm

Nostradamusi - parashikuesi më i madh i botës




Nostradamus (Michel de Nostredame) u lind më 14 dhjetor 1503, në qytetin francez St. Remy dhe vdiq më 2 korrik 1566.

U shkollua në Avignon ku studioi filozofinë, gramatikën dhe retorikën, përveç këtyre studioi edhe letërsinë klasike, mjekësinë, historinë dhe astrologjinë.

Nostradamus-i ishte një nga publikuesit më të mëdhenj botëror të profecive. Ai njihet më së shumti për librin e tij Les Propheties, edicioni i parë i të cilit u paraqit në vitin 1555.

Që nga publikimi i këtij libri – që është botuar e ribotuar shumë herë që nga vdekja e tij – Nostradamusi ka tërhequr vëmendjen e pothuajse të gjithë njerëzve që ndjekin kultin.

Entuziastët e tij të shumtë, e mos të flasim për shtypim, e lavdërojnë atë për parashikimin e një vargu të gjerë të ngjarjeve kryesore që i kanë shënuar zhvillimet gjatë shekujve të kaluar.

Në shekullin gjashtëmbëdhjetë Francën e kaploi epidemia e mortajës. Në këtë kohë Nostradamusi u dallua si mjek i shkathtë, i cili iu kundërvu kësaj sëmundjeje misterioze me tërë fuqinë që posedonte dhe pati një sukses të madh.

Në luftë kundër kësaj sëmundje ai përdorte si mjet kryesor, aplikimin e higjienës personale dhe doza të mëdha të vitaminës C.

Kur hynte në fshat të infektuar, pikësëpari kërkonte mënjanimin e kufomave nga rrugët. Pacientëve, së pari, u rekomandonte sa më shumë ajër të pastër, ujëra të pastra dhe ilaç, të cilin e kishte mbaruar vetë.

Më vonë, në kohën e një epidemie të rëndë të mortajës, Nostradamusi përjetoi një tragjedi të rëndë familjare dhe, sado që u përpoq maksimalisht t’ua shpëtonte jetën, i vdiqën bashkëshortja me të dy fëmijët.

I dëshpëruar nga tragjedia familjare, Nostradamusi filloi të dyshonte në aftësitë e veta mjekuese dhe për gjashtë vjetët vijues, brodhi nëpër Evropë poshtë-lart pa ndonjë cak. Duke kaluar nëpër periudhën më të errët të jetës, ai, për herë të parë, filloi t’i vërente aftësinë e veta të parashikimit të së ardhmes.

Shpërthimi i mortajës në Aix, atëherë kryeqytet i Provansës, për nëntë muajt rresht, e nxiti Nostradamusin që prapë të merrej me shërimin e të infektuarve dhe të shpëtonte sa më shumë njerëz. Pas zhdukjes së mortajës, ai shpërblehet nga paria e qytetit të Aix-it me një pension jetësor.

Dhjetë vjet pas vdekjes së bashkëshortes dhe të fëmijëve, Nostradamusi vendoset në Salon dhe martohet përsëri. Në martesën e dytë i lindin tri vajza dhe tre djem.

Nostradamusi e shndërroi katin e dytë të shtëpisë në një laborator (astrolaborator), në të cilin kishte mjete të ndryshme për magjitë dhe predikimet që do të bënte i mbyllur në laborator. Në këtë mënyrë në vete zgjoi vizione të çuditshme, të cilat më vonë filloi t’i shënojë.

Për disa vite me radhë Nostradamusi u mendua nëse do t’i bënte publike predikimet e tij apo jo. Përfundimisht në vitin 1550 ai për herë të parë publikoi almanakun e tij të profecive, i cili përbëhej prej dymbëdhjetë pjesëve nga katër rreshta më vonë të quajtura “strofa”.

Secili strofë përmbante predikime themelore për vitin pasues.

Almanaku hasi në mirëpritje te lexuesit dhe kjo e nxiti Nostradamusin që ta vazhdonte punën e tij. Ai vazhdoi publikimin e një almanaku çdo vit pasues.

Veprën e tij më të famshme, The Centuries (Shekujt), Nostradamusi filloi të shkruante në vitin 1554, derisa shkroi dhjetë vëllime me nga 100 strofa.

Shekujt I deri në IV i botoi në Lyon në vitin 1555, kurse tri pjesët e mbetura pak më vonë. Tri pjesët e fundit Nostradamusi i botoi në vitin 1558 dhe atë në ekzemplarë të kufizuar, të cilët ua shpërndau njerëzve të caktuar.

Vepra e tij Shekujt ka përjetuar botime të ribotime të vazhdueshme gjatë 400 vjetëve të fundit të historisë së njerëzimit.

Në kohën e botimit të tyre, por dhe sot, profecitë e Nostradamus-it kanë hasur në vlerësime dhe kritika të ndryshme.

Kombinimet e fjalëve franceze, sllave, greke, latine dhe italiane të shkruara, në mënyrë enigmatike, si gjëegjëzave, lojëra fjalësh, anagrameve dhe epigrameve për interpretimin e të cilave duhet pasur dituri të madhe në një varg të gjerë subjektesh.

Që prej botimit të veprave të Nostradamus-it në shekullin XVI e deri me ditën e sotme, një numër i madh i studiuesve janë magjepsur me veprat e tij dhe kanë tentuar t’i kuptojnë dhe t’i deshifrojnë ato. Predikimet e tij janë të shumta dhe shumë prej tyre nuk janë interpretuar akoma.

Për injorantët, mendjeshkurtrit, Nostradamus-i ishte një krijesë e dreqit. Nga filozofët, Nostradamus-i vazhdon të lavdërohet dhe të mallkohet. Poetët mbesin të hutuar nga kuptimi i strofave të tij të egra.

Interpretimi është i hapur për të gjithë. Pos atyre profetike, që janë përmbushur gjatë periudhave të ndryshme kohore, askush nuk është në gjendje ta interpretojë në formë të saktë dhe finale ndonjë nga profecitë e Nostradamusit, që flasin për të ardhmen tonë. Kjo është një fushë e hapur për individë, studime të veçanta.

Ndoshta edhe ky ishte qëllimi.

Ato që janë interpretuar, janë interpretuar pasi që ngjarjet kanë ndodhur dhe asnjëherë ato nuk kanë shërbyer që një ngjarje e caktuar të evitohet.

Deri në fund të jetës Nostradamusin e mbajti kthjelltësia e mendjes. Para se të vdiste, saktësisht natën e fundit, kur ndihmësi i uroi natë të mirë, predikuesi francez ia kthen përshëndetjen dhe i rrëfen se të nesërmen në mëngjes do të gdhihej i vdekur.

Dhe ashtu ndodhi. Më 1 korrik 1566 Nostradamusi vdes. Varroset në pozitë vertikale (në këmbë) pasi ashtu edhe e kishte lënë porosi/amanet.

Ky predikues francez nga shekulli XVI i ka paraparë shumicën e ngjarjeve botërore. Disa nga parashikimet e tij, të bëra realitet, janë:

1. Arratisja e Ludovikut XVI në Varen,
2. Revolucioni në Francë e Rusi,
3. Dy luftërat botërore,
4. Lufta në Afganistan,
5. Epidemia e AIDS-it,
6. Hedhja e bombës atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki,
7. Vrasja e Kennedit,
8. Shembja e murit të Berlinit,
9. Holokausti i madh gjerman dhe terrori nazist, etj. etj.

Ai, gjithashtu, ka parashikuar edhe fundin e botës.

Sipas tij, tragjedia në New York është pretekst për fillimin e luftës së tretë botërore, ku do të zhvillohet luftë e madhe ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve.

Iniciator për këtë sipas profecive të Nostradamusit do të jetë antikrishti i tretë, të cilin ai e quan “Mabus”, i cili vjen nga Lindja e Mesme.

Dy antikrishtët e parë janë deshifruar, si Napoleoni dhe Hitleri, kurse për të tretin mendohej së është Sadam Hyseini, por tani ka edhe mendime se bëhet fjalë për kryeterroristin Osama Bin Laden.

Nastradamusi e ka parashikuar edhe tragjedinë e 11 shtatorit në New York, me një varg të tij: “Në muajin e nëntë të vitit, në shekullin e ri. Një mbret i madh i Terrorit do të vijë nga qielli. Qielli do të digjet me 45 gradë. Zjarri i afrohet qytetit të ri”.



Profecite e Nostradamit dhe Shqiptaret


Institucioni i profecise ka lindur me njerezimin. Mjafton te lexosh eposet e vjetra te Lindjes, tekset sanskrite, bibliotekat me pllaka terrakote te shumereve dhe te Babilonise, te perqendrohesh tek Bibla e Shenjte, te studiosh qendrat e orakujve te Egjiptit, te Greqise dhe te Romes se Lashte per te kuptuar qe sa shume i rendesishem ka qene institucioni i profetizimit.

Padyshim spekullimet jane te perbindshme, por historia flet edhe per parashikime qe jane vertetuar.

Padyshim me i lakuari ne kete drejtim ka qene emri i Nostradamit qe mbahet si kryeprofet. Jane mijera libra qe jane shkruar per Nostradamin.

Nostradami, Klarku, Mori

Une e adhuroj Artur Klarkun, i cili ka formalizuar tabelen e tij te famshme te zhvillimit te se ardhmes se njerezimit. Por duket se Nostradami eshte nje lloj parafjale per Artur Klarkun.

Ka matematikane qe metojne se kane gjetur celesin e deshifrimit matematik te profecive te Nostradamit. Duke lexuar ne vite per Nostradamin, me terhoqi vemendjen se profeti hyn ne nje diskutim te hapur me librin (Utopia te Tomas Moorit te botuar ne vitin 1516).

Ai i ben thirrje ketij fantasti (Moorit) te zbrese me kembe ne toke, ta shohe realitetin me koke te ftohte, te mos e vere ne gjume njerezimin me iluzione te bukura, te mos i premtoje atij ne te ardhmen parajsen ne toke dhe mireqenien, por t'i parathote luftrat, gjakderdhjen, nese deri atehere njerezimi, nuk do t'i therase mendjes.

Padyshim qe ka shpjegime te sforcuara per Nostradamin. Ajo qe mua me ben pershtypje te vecante eshte rastesia qe ne te njejtin vit ne 1555 botohet si libri kryesor i Nostradamit, ashtu dhe libri shqip i Gjon Buzukut.

Duke studiuar profecite e Nostradamit jam habitur per faktin qe ai permend shqiptaret. Shqiptaret i ka permendur dhe gjeniu francez Fransua Rabele.

Rabele permend dhe dijetarin shqiptar me origjine nga Durresi Leonik Tomeo i cili ka qene pedagog i Kopernikut ne Universitetin e Padoves. Ne vitin 1999 ne te gjithe planetin u gjallerua stuhishem emri i Nostradamit, nje nga profetet me te medhenj te te gjithe koherave.

Pikerisht ne kete dite une, botova librin tim (Nostradami me 3 qershor(. Ky liber poetik kishte te nderthurrur nje numer esesh per jeten dhe profecite e bujshme te Mishel Nostradamit, disa prej te cilave lidheshin edhe me Shqiperine.

***
Nostradami dhe origjina

Mishel Nostradami ka lindur me 1503, pra 602 vjet me pare. Ai rridhte nga nje familje hebraike me prejardhje qytetin italian Nostradonna (d.m.th. Zonja Jone).

Gjyshi i profetit kishte qene mjek dhe magjistar prane Zhak Kalabrezit, biri i nje figure te njohur, Rene Anzhu, luftetar dhe poet. Dihet se francezet anzhuine krijuan me 1272 nje shtet, qe njihet ne histori me emrin Regnum Albaniae, Mbreteria Shqiptare me kryeqytet Durresin.

Krijimi i ketij shteti ne kuadrin e Perandorise anzhuine, si nje entitet me vete, uk eshte studjuar sa c'duhet nga historianet tane. I pari ka qene Faik Konica, i cili ka thene se Regnum Albania duhet konsideruar si nje shtet shqiptar, pavaresisht korraces dhe sigles anzhuine.

Me anzhuinet jane te lidhura disa histori politike, sic eshte p.sh. historia e princit shqiptar te famshem ne shek.XIV Karl Topia, i cili qe fryt i marteses se babait te tij shqiptar me nje princeshe franceze.

Kjo krijoi bindje dhe legjenden se familja princerore e Topiasve eshte me gjak shqiptar, gje qe reflektohet edhe ne stemen heraldike te Karl Topise, qe sot ruhet ne Muzeun Historik Kombetar.

Kalabria ku ka lindur Nostradami ka qene ne shek.XVI ashtu sic eshte edhe sot, nje krahine plot arbereshe, pra shqiptare.

Nuk dua te bej lidhje te shkurtra, ose te imagjinuara te origjines se Nostradamit me shqiptaret, sepse dihet qarte se Nostradami ishte me origjine hebraike dhe i takonte hebrenjve sefardite.

Keta ka shume mundesi te kene ardhur ne Kalabri qe nga Spanja. Nostradami u vendos ne France, ku sherbeu gjithe jeten si mjek dhe astrolog.

Nostradami ka udhetuar ne Rome, ne Ankona, ne Venedik, ne Egjipt, ne Token e Shenjte, ne Palestine, ne Kostandinopoje dhe pastaj eshte rikthyer ne Greqi, ku sipas disa studiuesve ka kaluar me nje anije pikerisht nga qyteti i Durresit, eshte kthyer ne qytetin e Lionit ne France, ku me 1555 botoi librin e tij te profecive (qe perfshijne vitet 1555-3397). Ky liber i dha Nostradamit nje fame te perbotshme.

Viti 1555: Nostradami dhe Buzuku

Viti 1555 eshte nje vit i paharruar per shqiptaret, sepse nje prift i padenje, qe nuk e njohu kurre mekatin e rende te marteses dhe djallezite satanike te femres, i quajtur Gjon Buzuku, botoi gjithashtu librin e pare shqip, qe konvencionalisht quhet Meshari.

Prej vitesh, kam koleksionuar librat e Nostradamit ne disa gjuhe. Po e them qe ne fillim se une nuk besoj te profecite dhe jam absolutisht skeptik per astrologjine. Keto shenime po i shkruaj si rezultat i hulumtimeve ne vite per Nostradamin.

Libri epokal i Nostradamit ka njohur nje numer te pafund botimesh nga shekulli ne shekull. E cuditshme eshte qe ne 2003, ne 600 vjetorin e lindjes se tij ka gjithashtu nje tallazitje dhe evokim te pashembullt te studjuesve te specializuar per profecite e ketij njeriu te cuditshem.

Para nje viti nje shqiptar, i quajtur Adnan Abrashi ka botuar ne Prizren librin interesant (Paratheniet e Nostradamit).

Ky liber paraqet te dhena historike mbi Nostradamin dhe merret me komente te ndryshme te profecive te tij, qe kane kombinuar ne shekuj.

Dihet se Nostradami ka shkruar disa parathenie per librin e vet (Profecite). Ketu ai shprehet i vetedijshem se nuk ka bere parashikime te kota, por nen ndikimin e nje engjelli qe i vinte shpesh para pasqyres se tij prej bakri ne kabinetin e vet, ka mundur te shohe historine e ardhshme.

Nostradami i le Cezarit, birit te tij amanet, qe te mos i harroje keto profeci te shkruara por t'i vleresoje sepse ai ka pare ne te kaluaren ate qe do te ndodhe ne te ardhmen.

Profecite e Nostradamit jane te koncentruara ne 970 katrena (strofa 4-vargeshe).

Keto strofa jane sistemuar ne te ashtuquajturat centurione ose libra ndares prej 100 strofash. Keto strofa nuk dallohen per force poetike, por jane plot enigma, qe kane terhequr vemendjen jo vetem te spekulanteve dhe magjistareve, por edhe te dijetareve shume serioze, te akademikeve dhe te shkrimtareve nga me te medhenjte e njerezimit.

Ronsardi per Skenderbeun dhe Nostradamin

Fjala vjen, poeti i madh francez Pierr Ronsard (1524-1585), i cili eshte shume i dashur per ne shqiptaret se ka shkruar nje sonete te mrekullueshme per Skenderbeun, ka shkruar gjithashtu edhe nje poezi epidramatike per vete Nostradamin.

Poezia eshte kjo:

I perqesh keshtu falltaret,

Qe Zoti i zgjodhi nga qarku i femijeve te tu,

Dhe vendosi ne gjoksin tend per te parathene

Kobin tend dhe cdo mekat tjeter,

Mbi ty te plotfuqishmin

Gjersa te te kaploje qesendija dhe perqeshja.

Per flaken e zjarrte si Nostradam i famshem,

Flake qe Zoti i madh e dha per tere boten.

Dhe pervec demonit, qe shqeteson shpirtin e tij

Ne parashikimin e fjales se lashte per shume shekuj dhe vite

Parashikoi ne afersi kobet tona te ardhshme.

Ky shqiperim (ad litteran( nga frengjishtja mesjetare, mund te na krijoje idene se si nje gjeni i poezise si Ronsard e konceptonte Nostradamin. Ne librin tim (Nostradami me 3 qershor(, une kam shkruar per profecite e Nostradamit me shpoti, ironi te qete dhe me nje ngazellim metaforik.

Sepse une konstruktova nje liber letrar dhe nuk kisha ndermend te kalkuloja shpjegime qofte numerologjike, qofte etimologjike, qofte ato qe i perkasin historise alkimike apo te metafizikes astrologjike.

Albanet, popull misterioz

Me ka terhequr vemendjen, qe dijetari francez Robert d'Angely ne vepren e tij te shumevellimshme per pellazget dhe shqiptaret e citon disa here dhe Nostradamin, sidomos per apelacionin, qe i quan albanet (shqiptaret), si popull misterioz, por gjithnje te klasit te pare.

Nuk e di ku eshte mbeshtetur d'Angely per keto percaktime.

Ta lexosh Nostradamin ne origjinalin e frengjishtes mesjetare eshte shume e veshtire, aq me teper, qe ne poezite e tij ka shume arkaizma, latinizma, greqizma, madje dhe arabizma.

Teper misterioze jane emrat e qyteteve dhe te vendeve qe ai shenon.

Megjithate une do te citoj disa katrena, ku konkretisht permendet emri i shqiptareve. Ne Centurionin e IV pikerisht ne strofen e 19 thuhet:

( Shqiptaret ne Rome me klithma do te arrijne

Duke kapur Langresin ne fyt,

Prijesi nuk do t'i fale askujt

Gjakun, urine, thatesiren dhe shkaterrimet ).

Studiuesit qe jane marre me kete strofe kane percaktuar se Langresi eshte nje qytet ne Lindje te Frances dhe shtrihet ne brigjet e lumit Marmo.

Ne kete strofe pasqyrohet shtegtimi i shqiptareve nga atdheu i tyre ne Rome deri ne brigjet e Monakos. Pse shqiptaret arrijne ne Rome duke klithur?

C'tregon kjo gjendje e ekzaltuar? Mos pasqyron valle kjo gje ardhjen e shqiptareve si stratiote pas pushtimit te Shqiperise nga turqit?

Dihet se pushtimi i Shkodres u pasqyrua ne librin (Rrethi i Shkodres( qe u botua me 1504 ne Venedik. Ne vitet 1508-1510 u botua ne Rome libri epokal i kryehumanistit shqiptar Marin Barleti, kushtuar bemave te Gjergj Kastriot Skenderbeut.

Ky liber beri nje buje kolosale dhe ka shume mundesi qe vete Nostradami ta kete lexuar kete liber, qe u botua dhe ne frengjisht nga Lavardini, qe i bashkengjiti ketij perekthimi ne frengjisht edhe sonetin e famshem te Pierr Ronsardit.

Shqiptaret stratiote kane depertuar edhe ne France, por nuk dihet pse Nostradami permend qytetin e Langresit ne brigjet e lumit Marma. Nuk kuptohet mire pse prijesi, i qyteti Langres nuk duhet t'i fale askujt gjemat katastrofike te depertimit te shqiptareve.

Me shume se profeci kjo strofe e Nostradamit duket ne fakt si nje regjistrim i nje fakti historik per te cilin ndoshta mund te gjenden dokumente.

Dihet se jane botuar disa libra historike per prezenceqn e shqiptareve ne France nga shek.XVI deri ne epoken e Napoleon Bonapartit.

Nje specialist i njohur i Nostradamit, studjuesi francez Jean Charles Pikon ndalet ne keto 4 vargje, ku permenden shqiptaret dhe i infektuar nga virusi i profecive e komenton mesazhin poetik si gjoja nje mundesi te se ardhmes, ku shqiptaret do te jene aleate te ndonbje fuqie te madhe pushtuese ose te nje perandorie ushtarake.

Une mund vetem te nenqesh ne heshtje per kete hamendje surealiste. Ne centurionin e V, katrena 91 thote:

( Ne sheshin qe eshte parajse per cdo grabitqar

Ku kemba e cdo trimi nuk shkel dot,

Do te sulmojne befas me kaloresi te lehte

Shqiptaret, Marsi, Luani, Saturni dhe Ujori ).

Studiuesi Pikon e quan kete strofe si deshmi te vargjeve jashtekronologjike qe eshte veshtire te shpjegohet.

Behet fjale per nje sulm, ku do te kryesojne shqiptaret, te shoqeruar nga shenja astrologjike te planetit Mars, te simbolit zodiakor Luan, te planetit Saturn dhe te simbolit zodiakor Ujori.

Mbase kemi te bejme me shenjat e horoskopit si Luani dhe Ujori dhe ndoshta do te ndodhin ngjarje ne kohen e sundimit te planetit Mars dhe te planetit Saturn qe kane konotacione agresive, luftarake.

Terheq vemendjen fakti qe Nostradami permend kaloresine e lehte, qe ka qene tipike per stratiotet shqiptare ne Evrope. Kaloresit stratiote shqipatre luajten rol te madh ne beteja, madje nje talent i madh me origjine shqiptare si Gjergj Basta fitoi graden Gjeneralisimus si dhe botoi traktate te artit ushtarak per kaloresine ne shek.XVII.

Pra Nostradami si te gjithe francezet dhe evropianet e njihte vecantesine ushtarake te kaloresise se shpejte e te lehte shqiptare, qe Gjergj Kastriot Skenderbeu e perdori me mjeshteri ne betejat e tij. Por profecia me e cuditeshme e tij lidhet konkretisht me kantrenen e 72 ne centurionin e 10:

(Viti 1999, muaji i shtate

Nga qielli do te vije mbreti i madh i tmerrit,

Qe do ringjalle mbretin e madh Angulmues

Para dhe pas Marsit do te drejtoje fate(.

Kjo eshte nder te paktat ne profecite e Nostradamit, qe datohet saktesisht. Kemi te bejme me muajin e 7-te pra me korrikun e 1999.

Cuditerisht ne kete muaj ndodhi sulmi ajror i NATO-s ne Kosove kunder pushtimi despotik te Serbise. Shuem profesore universitetesh si p.sh. Brojtenbah, i Universitetit te Stillenboskut ne Amerike etj., shkruan se kjo profeci e Nostradamit u realizua me perpikmeri te cuditeshme.

Kurse emri Anglolmuas u shpjegua si nje korreptim apo emer anagramik i angloamerikaneve. Kjo profeci e Nostradamit pati rrjedhim pozitiv per lirine e Kosoves. Kjo nderlidhet dhe me dy vargje te tjera te Nostradamit:

( Ne mes te Serbise dhe V,

Do zhvillohet nje lufte vdekjeprurese ).

Keto vargje jane vertet te cuditshme. Dihet se V romake simbolizon edhe fjalen Fitore por edhe numrin 5, qe mund te komentohet se si 5 shtete te Natos, Amerika, Franca Anglia dhe Gjermania sulmuan Serbine pikerisht me 1999. dihet se fitoja qe e anes se komunitetit nderkombetar e pikerisht Kosoves.

Peshku perbindesh me koke njeriu ne Adriatik

Se fundi, do te flas edhe per nje profeci te Nostradamit per paraqitjen e nje peshku perbindesh me koke njeriu ne detin Adriatik. Jane disa strofa qe i kushtohet ketij peshku. Ja 4 vargje: (Nga Adriatiku ne viset Sabine (te Italise)

Perbindeshi i tmerrshem do te lundroje.

Tek peshku kur hekuri dhe letra do te gjendet,

Kush luftes i rreket nga jashte do te dale(.

Nuk dihet konkretisht c'eshte ky peshk perbindesh me koke njeriu, mbase variant i qenieve hibride te apokalipsit.

Apolineri dhe profecia per pavaresine e Shqiperise

Faik Konica ka botuar nje shkrim te Apolinerit per nje broshure pa emer autori me profeci te botuar me 1903.

Apolineri ka bere gjithashtu nje artikull te cuditshem per broshuren e profetit te panjohur dhe veren se nje nga profecite se shqiptaret do ta fitojne pavaresine para vitit 1920 u realizua me 28 nentor 1912.

Gazeta (L'Europeen) njoftonte ne fillim te shekullit XX se gjoja (princi spanjoll Alandro Kastrioti, qe synonte fronin e Shqiperise gjoja nuk do te kundershtohej nga Porta e Larte.

Me e cuditshmja eshte se gjoja kjo gje qe e pwrcaktuar nga nje profeci e vjeter.

Gijom Apolineri ka botuar nje shkrim (Nje profeci bashkekohore qe ka te beje me Shqiperine. Ai flet per nje broshure prej 52 faqesh te botuar ne paris ne vitin 1903.

Ne kete broshure kishte dhe dy pasazhe qe profetizonin per Shqiperine. Apolineri ka shkruar per keto profeci, qe lidheshin me nje veshtrim apokaiptik, ne periudhen 1909 - 1919.

Keshtu do te ndodhin njezet ngjarje bazuar ne profecite e librit te Danielit dhe librit te Apokalipsit. Sipas ketyre profecive me ne fund do te ndodhte qe Shqiperia, pjese e Perandorise Osmane do te behej shtet i pavarur.

Apolineri e perfundon artikullin e tij me keto fjale: mund te perfundojme se shqipja do te behet gjuhe e nje shteti te formuar dhe te pavarur sic thote profeti anonim.

Ne permbyllje, une shpalosa disa te dhena te profecive te Nostradamit qe lidhen me shqiptaret, jashte komenteve sensacionale dhe miteve te se ardhmes.



Nostradamusi - parashikuesi më i madh i botës

Që nga publikimi i librit Les Propheties – që është botuar e ribotuar shumë herë që nga vdekja e tij – Nostradamusi ka tërhequr vëmendjen e pothuajse të gjithë njerëzve që ndjekin kultin. Entuziastët e tij të shumtë, e mos të flasim për shtypim, e lavdërojnë atë për parashikimin e një vargu të gjerë të ngjarjeve kryesore që i kanë shënuar zhvillimet gjatë shekujve të kaluar.

Nostradamus (Michel de Nostredame) u lind më 14 dhjetor 1503, në qytetin francez St. Remy dhe vdiq më 2 korrik 1566. U shkollua në Avignon ku studioi filozofinë,gramatikën dhe retorikën, përveç këtyre studioi edhe letërsinë klasike, mjekësinë, historinë dhe astrologjinë.

Nostradamus-i ishte një nga publikuesit më të mëdhenj botëror të profecive. Ai njihet më së shumti për librin e tij Les Propheties, edicioni i parë i të cilit u paraqit në vitin 1555. Që nga publikimi i këtij libri – që është botuar e ribotuar shumë herë që nga vdekja e tij - Nostradamusi ka tërhequr vëmendjen e pothuajse të gjithë njerëzve që ndjekin kultin.

Entuziastët e tij të shumtë, e mos të flasim për shtypim, e lavdërojnë atë për parashikimin e një vargu të gjerë të ngjarjeve kryesore që i kanë shënuar zhvillimet gjatë shekujve të kaluar.

Në shekullin gjashtëmbëdhjetë Francën e kaploi epidemia e mortajës. Në këtë kohë Nostradamusi u dallua si mjek i shkathtë, i cili iu kundërvu kësaj sëmundjeje misterioze me tërë fuqinë që posedonte dhe pati një sukses të madh.

Në luftë kundër kësaj sëmundje ai përdorte si mjet kryesor, aplikimin e higjienës personale dhe doza të mëdha të vitaminës C. Kur hynte në fshat të infektuar, pikësëpari kërkonte mënjanimin e kufomave nga rrugët. Pacientëve, së pari, u rekomandonte sa më shumë ajër të pastër, ujëra të pastra dhe ilaç, të cilin e kishte mbaruar vetë.

Më vonë, në kohën e një epidemie të rëndë të mortajës, Nostradamusi përjetoi një tragjedi të rëndë familjare dhe, sado që u përpoq maksimalisht t’ua shpëtonte jetën, i vdiqën bashkëshortja me të dy fëmijët.

I dëshpëruar nga tragjedia familjare, Nostradamusi filloi të dyshonte në aftësitë e veta mjekuese dhe për gjashtë vjetët vijues, brodhi nëpër Evropë poshtë-lart pa ndonjë cak. Duke kaluar nëpër periudhën më të errët të jetës, ai, për herë të parë, filloi t’i vërente aftësinë e veta të parashikimit të së ardhmes.

Shpërthimi i mortajës në Aix, atëherë kryeqytet i Provansës, për nëntë muajt rresht, e nxiti Nostradamusin që prapë të merrej me shërimin e të infektuarve dhe të shpëtonte sa më shumë njerëz. Pas zhdukjes së mortajës, ai shpërblehet nga paria e qytetit të Aix-it me një pension jetësor.

Dhjetë vjet pas vdekjes së bashkëshortes dhe të fëmijëve, Nostradamusi vendoset në Salon dhe martohet përsëri. Në martesën e dytë i lindin tri vajza dhe tre djem.

Nostradamusi e shndërroi katin e dytë të shtëpisë në një laborator (astrolaborator), në të cilin kishte mjete të ndryshme për magjitë dhe predikimet që do të bënte i mbyllur në laborator. Në këtë mënyrë në vete zgjoi vizione të çuditshme, të cilat më vonë filloi t’i shënojë.

Për disa vite me radhë Nostradamusi u mendua nëse do t’i bënte publike predikimet e tij apo jo. Përfundimisht në vitin 1550 ai për herë të parë publikoi almanakun e tij të profecive, i cili përbëhej prej dymbëdhjetë pjesëve nga katër rreshta më vonë të quajtura “strofa”. Secili strofë përmbante predikime themelore për vitin pasues.

Almanaku hasi në mirëpritje te lexuesit dhe kjo e nxiti Nostradamusin që ta vazhdonte punën e tij. Ai vazhdoi publikimin e një almanaku çdo vit pasues.

Veprën e tij më të famshme, The Centuries (Shekujt), Nostradamusi filloi të shkruante në vitin 1554, derisa shkroi dhjetë vëllime me nga 100 strofa. Shekujt I deri në IV i botoi në Lyon në vitin 1555, kurse tri pjesët e mbetura pak më vonë.

Tri pjesët e fundit Nostradamusi i botoi në vitin 1558 dhe atë në ekzemplarë të kufizuar, të cilët ua shpërndau njerëzve të caktuar.

Vepra e tij Shekujt ka përjetuar botime të ribotime të vazhdueshme gjatë 400 vjetëve të fundit të historisë së njerëzimit.

Në kohën e botimit të tyre, por dhe sot, profecitë e Nostradamus-it kanë hasur në vlerësime dhe kritika të ndryshme.

Kombinimet e fjalëve franceze, sllave, greke, latine dhe italiane të shkruara, në mënyrë enigmatike, si gjëegjëzave, lojëra fjalësh, anagrameve dhe epigrameve për interpretimin e të cilave duhet pasur dituri të madhe në një varg të gjerë subjektesh.

Që prej botimit të veprave të Nostradamus-it në shekullin XVI e deri me ditën e sotme, një numër i madh i studiuesve janë magjepsur me veprat e tij dhe kanë tentuar t’i kuptojnë dhe t’i deshifrojnë ato. Predikimet e tij janë të shumta dhe shumë prej tyre nuk janë interpretuar akoma.

Për injorantët, mendjeshkurtrit, Nostradamus-i ishte një krijesë e dreqit. Nga filozofët, Nostradamus-i vazhdon të lavdërohet dhe të mallkohet. Poetët mbesin të hutuar nga kuptimi i strofave të tij të egra. Interpretimi është i hapur për të gjithë.

Pos atyre profetike, që janë përmbushur gjatë periudhave të ndryshme kohore, askush nuk është në gjendje ta interpretojë në formë të saktë dhe finale ndonjë nga profecitë e Nostradamusit, që flasin për të ardhmen tonë. Kjo është një fushë e hapur për individë, studime të veçanta. Ndoshta edhe ky ishte qëllimi.

Ato që janë interpretuar, janë interpretuar pasi që ngjarjet kanë ndodhur dhe asnjëherë ato nuk kanë shërbyer që një ngjarje e caktuar të evitohet.

Deri në fund të jetës Nostradamusin e mbajti kthjelltësia e mendjes. Para se të vdiste, saktësisht natën e fundit, kur ndihmësi i uroi natë të mirë, predikuesi francez ia kthen përshëndetjen dhe i rrëfen se të nesërmen në mëngjes do të gdhihej i vdekur. Dhe ashtu ndodhi. Më 1 korrik 1566 Nostradamusi vdes. Varroset në pozitë vertikale (në këmbë) pasi ashtu edhe e kishte lënë porosi/amanet.

Ky predikues francez nga shekulli XVI i ka paraparë shumicën e ngjarjeve botërore. Disa nga parashikimet e tij, të bëra realitet, janë: 1. Arratisja e Ludovikut XVI në Varen, 2. Revolucioni në Francë e Rusi, 3. Dy luftërat botërore, 4. Lufta në Afganistan, 5. Epidemia e AIDS-it, 6.

Hedhja e bombës atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki, 7. Vrasja e Kennedit, 8. Shembja e murit të Berlinit, 9. Holokausti i madh gjerman dhe terrori nazist, etj. etj.

Ai, gjithashtu, ka parashikuar edhe fundin e botës. Sipas tij, tragjedia në New York është pretekst për fillimin e luftës së tretë botërore, ku do të zhvillohet luftë e madhe ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve.

Iniciator për këtë sipas profecive të Nostradamusit do të jetë antikrishti i tretë, të cilin ai e quan “Mabus”, i cili vjen nga Lindja e Mesme.

Dy antikrishtët e parë janë deshifruar, si Napoleoni dhe Hitleri, kurse për të tretin mendohej së është Sadam Hyseini, por tani ka edhe mendime se bëhet fjalë për kryeterroristin Osama Bin Laden.

Nastradamusi e ka parashikuar edhe tragjedinë e 11 shtatorit në New York, me një varg të tij: “Në muajin e nëntë të vitit, në shekullin e ri. Një mbret i madh i Terrorit do të vijë nga qielli. Qielli do të digjet me 45 gradë. Zjarri i afrohet qytetit të ri”.


LIBRI I FUNDIT I NOSTRADAMUSIT


“Arsyeja e vërtetë për të cilën ka shkruar këto profeci ishte që mesazhi i tyre të vinte deri ne ditët tona, donte të na thoshte se kemi ende një mundësi, e ardhmja e jone mund të jetë një e ardhme me njohuri të ndara nga secili prej nesh, ose do të jetë shkatërrimi ynë dhe fundi i gjithçkaje.”


Nostradamus-i po na thotë se kemi ende dhe një mundësi të fundit, pak para se fundit të kohëve: mundësi për ta vendosur vetë fatin tone, të bëhemi ajo që jemi me të vërtetë, nëse jo, do të humbasim gjithçka që kemi.

Mister/Në 1994 gazetarja Enza Massa zbulon një dorëshkrim të Nostradamus-it me 80 ilustrime. Për herë të parë kjo gjë i paraqitet publikut, së bashku me punën e një ekipi ekspertesh.

...përshkrimet në faqen e fundit të librit të bëjnë të mendosh se bëhet fjalë, për një tekst të ndaluar, që i ishte dorëzuar kardinalit Barberini Drejtor i Bibliotekës së Vatikanit. Kisha nuk donte që ky libër të posedohej nga njerëzit. Kardinali u kërkoi disa personave të besuar që ta interpretonin...

...disa besojnë së shtatë pamjet e fundit të librit janë një arsye e mjaftueshme që ky libër të zhduket dhe besohet se këto vizatime i referohen antikrishtit dhe tregojnë me një precizion alarmues kur dhe si do të ndodhe ankthi me i tmerrshëm i rraces njerëzore.. pra fundi i botës...

Nostradamus-i po na thotë se kemi ende dhe një mundësi të fundit, pak para se fundit të kohëve: mundësi për ta vendosur vetë fatin tone, të bëhemi ajo që jemi me të vërtetë, nëse jo, do të humbasim gjithçka që kemi.

“Arsyeja e vërtetë për të cilën ka shkruar këto profeci ishte që mesazhi i tyre të vinte deri ne ditët tona, donte të na thoshte se kemi ende një mundësi, e ardhmja e jone mund të jetë një e ardhme me njohuri të ndara nga secili prej nesh, ose do të jetë shkatërrimi ynë dhe fundi i gjithçkaje.”

Na pret një rilindje ose shkatërrimi, ilumimin ose shfarosje.. ne fund do të jemi ne ata që do të shkruajmë kapitullin e fundit të librit të humbur...

“E ardhmja do të jetë rezultat i asaj që bëjmë ne aktualisht, pra mund të ndryshojmë të ardhmen nëse duam, të marrin atë që meritojnë, Nostradamusi e ka thënë gjithmonë.”

Një figurën e ketij libri shihet rrota me tetë rreze ne maje, ndoshta duhet të shpjegoj pse është kaq e rëndësishme: imagjinoni që ne qiell ekziston një kryq i krijuar nga një linjë e drejtë, që bashkon qendrën e Galaktikës me linjën që nis nga qendra e Ekuadorit të katërt dhe mbërrin në pikën e tij me ekstreme...

Ky është Kryqi i Shenjtë. Këtu në tokë nga ana tjetër kemi kryqin mondan i formuar nga tre kënde ndërmjet Ikuinoksit dhe Solsticit, pra formojnë yllin me tetë kënde, ose rrotën me tetë rreze. Në libër përfaqësojnë linjën e hapësirës dhe të kohës mes Kryqit të Shenjtë dhe Kryqin mondan ne toke. Ky bashkim ndodh një here ne 13.000 vite.

Vincente Bridges (studiues i Nostradamus-it)
“Dy kryqet nuk bashkohen që prej 11.000 p.L.K pra 13.000 vite më parë.”

Ky fenomen po ndodh përsëri.

“Imazhi tjetër është pika kulminante e gjithë sekuencës: tregon kohen e saktë se kur do të ndodhe Apokalipsi. Ne pjesën e sipërme shohim linjën e Kryqit të Shenjtë dhe atë tokësor, nen të kemi tre eklipse diellore të lidhura nga një eklips i hënës: nëse llogarisim kohen e eklipsit të diellit dhe i vëmë përballë me eklipsin e hënës përfitojmë një periudhe prej 20 vitesh: 1992 - 2012.”

“Është e vetmja pamje e kulturës moderne që tregon me saktësi atë interval kohe, kultura të tjera kane folur për të njëjtën periudhe, ne mënyre të veçantë Maya që vunë fundin e kalendarit të tyre ne 2012, linja ndërmjet diellit dhe qendrës se galaktikës. Është një lloj shenjë që parashikon kriza të mëdha që sjellin linjat e këtyre trupave qiellore”.


A thua parashikimi i Nostradamusit do te jete i vertete ?
Nese po ?

Per çfare mundesie e kishte fjalen Nostradamusi qe te mund te ndalojme shkaterrimin e botes dhe shfarosjen e rraces njerezore ?

A po i permbahet njerezimi mesazhit te Nostradamusit i cili na porosit qe te jemi ata qe jemi te mos komplotojme kunder rraces sone ?


Nostradamus dhe dështimi i tij për vitin 2011

”Bota do të shndërrohet e gjitha si ngjyra e qiellit. Nuk do te këtë më të vdekshëm. E fshehta do të kthehet në të vërtetë, ndërsa profetët do të na shpëtojne ne prej rrezikut”, shkroi vizionari i madh për vitin që kaloi para disa ditësh.
Kështu Parashikuesi i famshëm mesjetar, Nostradamus, u rikthye në qendër të vëmendjes me parashikimin se në vitin 2011, shkencëtarët do të arrijnë të gjejnë ilaçin e përjetësisë.

Do te ishte me të vërtetë diçka e bukur që shkencëtarët të arrinin të bënin zbulimin më të madh të të gjitha kohërave, por parashikimi i tij duket më shumeë një fantashkencë se sa një mundësi.

Sipas disa interpretuesve të tjerë, profecia mund të flase edhe për fundin e botës. Sipas tyre, fraza që s’do te këtë më të vdekshëm i takon mbërritjes së Jezusit në Tokë në ditën e Armagedonit apo Kiametit (për musulmanët), dita e fundit përpara mbërritjes se Mbretërise së Qiellit.

Nostradamus ka fituar famë ndër shekuj për parashikimet e tij të sakta, por profecite shkruhen gjithmonë në një gjuhë të pakuptueshme, prandaj interpretimet e tyre pothuajse në çdo rast janë kuptuar pasi një ngjarje ka ndodhur realisht.

Gjithsesi këtë vit njeriu nuk arriti të shpike ilaçin që do ta bënte atë të pavdekshëm.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
 
Nostradamus
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~EZOTERIZEM~ :: Profeci-
Kërce tek: