Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ti vlen!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sabit



Numri i postimeve : 57
Join date : 14/05/2012

MesazhTitulli: Ti vlen!   Fri May 25, 2012 1:06 am

Verejte:
Shkrimet e paraqitura ne kete teme nuk jane per te ofenduar askend, keto jane per ta kuptuar njeri tjetrin me mire dhe per te pare qe ne pa marr parasysh çfare kemi bere, kush jemi, sa vlejme.


-''Nese jeni te vetmuar dhe te lene anash,kujtoje shoqeria behet dhe nuk fitohet''.

-''Shoqeria eshte pasuria e nje njeriu te varfer dhe verferia e nje njeriu te pasur''.

-''Mos vlereso veteveten prit qe te tjeret tet vleresojn''.

-Jam i shemtuar!
C'te beje
Jo ti nuk je i shemtuar nese berthama jote eshte me e mire se siperfaqja e jashtme.

-Jam i bukur!
C'te beje
Bukuria jote vleresohet nese je edhe per nga brenda i bukur.

-Kam bere diqka te turpshme!
Me askush s'me do?
Jo ti ke gabuar,e gabimi behet per te mos u perseritur.Ti duhet ta nxjerresh nektarin tend te pazbuluar,qe te tjeret te shohin kush je.

Nuk jam i fuqishem!
C'te beje
Fuqia e njeriut eshte dituria jo forca.Ndodh qe forcen nuk mund ta zoterosh por diturin po shfrytezoje kete force qe ke.
Mos harro se copez e madhe e dituris eshte sjellje.
Paramendo sikur numri 1 eshte sjellja jote dhe numri 0 eshte dituria jote,shiko nese ti ke kete numer

1.000.000.000. nje milion gjithqka,cdo zero eshte nje dituri me shum

por paramendo sikur ti e ke diturin por sjelljen jo nuk e ke shikoje rezultatin tend

000.000.000. zero asgje,cdo zero vlere me pak.

-Genjej!
C'te beje
Ti ndoshta kenaqesh teksa genjen por lexoje me vemendje shembullin,paramendoje cigaren se eshte genjeshtera:

"Njeriu ndodhta kenaqet teksa pi cigare,por kujdes se cigarja do ti konsumohet dhe ne fund mund ti digjen buze,edhe pse tymi yt ka shkaktuar kollitje tek te tjeret"

Keshtu ndodh edhe me genjeshtren,i vetmi qe nuk do te gezohet ne fund eshte genjeshtari.

Jam i varfer!
C'te beje
Shum mire gezohem per ty ti ke motiv per te vazhduar jeten.

Pse?

Sepse ti ke deshira dhe endrra qe pret tet realizohen,kujto nese paradite je i varfer,mbasdite do te jesh i pasur.

-Jam i pasur!
C'te beje
Shum mire gezohem per ju.Por qe te jesh i pasur plotesisht te duhet edhe nje vegel e vogel per ty por e madhe per te tjere.

* Cila eshte ajo vegel une kam para te mjaftueshme dhe do ta blej.

Jo ajo nuk blehet por punohet.

* Mos u brengos une kam punetoret me te mire dhe te fuqishem.

Jo! Nuk te duhen punetoret por ti duhet ta ndertosh vete.

* Vetem ma thuaj ti se une e beje.

Qe ta besh duhet ta ndjesh!

*Cila eshte ajo.

Eshte xixellima e syve,eshte krenaria,eshte gjithqka,eshte ajo qe ti nuk mund ta blesh me para.

* Ti me the se eshte nje vegel e vogel,c'u be tash qe u bene shum vegla e thua gjithqka.

Ajo eshte trungu,e gjithqka jane deget e saja.

* Kush eshte ajo?

Ajo eshte dashuria.
"Dashuria eshte toka"
"Ti punon prandaj edhe nderton"
"E fundit qe duhet te vleresohet eshte paraja"
"Paramendo se sa mire eshte te ndjesh se ti do dike,dhe paramendo sa mire eshte te ndihesh se dikush te do"


"Dhuro dhe te dhurojne,e mos lejo ato rete e zeza te mbulojn trupin tend te cilat vijne si krahet e medha te kulcedres e ta fshehin diellin.Sepse pastaj te duket sikur ajo kuceder ne cdo moment mund ta hedh flaken e saj vdekje prurerse".


"Nese te jane mbeshtjellur punet me mire per ty,ky eshte motiv qe ti c'pshtjellesh,e motivi eshte shtytje per te jetuar"

"Ti je i drejt vetem nese drejtesia jote te le te varfer"
"Ti je i sinqert vetem nese flet te drejten,sinqeriteti yt te bene te pasur"




Monologu i paraqitur eshte imagjinuar nga une.
Ky eshte produkt imi per cdo keqkuptim me shkruani nese keni.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
sabit



Numri i postimeve : 57
Join date : 14/05/2012

MesazhTitulli: Re: Ti vlen!   Fri May 25, 2012 1:06 am

Poezia ne vijim është produkt i imi.Ka te beje me jeten dhe kthetrat e saja,kuptojeni se do dilni te pasur:

"Kjo eshte jeta"


E kam zërin,qe se dëgjoj,
e kam këngën qe se këndoj,
i kam sytë,qe me ta s'shikoj,
kam shtëpine por se di ku banoj.

Jam i fjetur,por zgjuar rri,
te shikoj ty por ai nuk je ti,
jam i vdekur,por jetoj,
jam ndalur por ende vazhdoj.

Jam poshtë por i zgjatur jam,
ne dore kam orën por se di ku e kam,
jam i ulur por po vrapoj,
jam i gëzuar por prap vajtoj.

Jam ne ujë por ai po me djeg pak,
jam i lirë por ne qafe kam një lak,
jam me gjarprin qe me kafshon,
jam ne helmin e tij qe s'më helmon.

Jam ne zjarrin qe me flladit,
jam ne ferrin qe me mahnit,
kam parajsën qe me shkaterron,
e kam hënën qe s'më ndriqon.

E kam lotin por me buzeqeshje qaj,
e kam lumturin qe me bënë me vaj,
e kam ujin por me balte pastrohem,
e kam te mirën por te keqes i afrohem.

Ne te thatë po shkruaj,por i lagësht jam,
jam i ngopur por uri kam,
e kam diturin por nuk di asgjë,
e kam kete jete qe se di deri kur do te me vazhdoj më.


Ne fund një thënie qe vlen shumë per ata që mund ta deshirfrojn:

''E zeze është vetem ngjyra,mjerë ai qe e reflekton vetëm pasqyra''





Edituar për herë të fundit nga sabit në Fri May 25, 2012 1:08 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
sabit



Numri i postimeve : 57
Join date : 14/05/2012

MesazhTitulli: Re: Ti vlen!   Fri May 25, 2012 1:08 am

Jeta te genjen

jeta eshte e brishte,
jeta te rrefen
shum here eshte e prisht.

Jeta te mashtron
me kenaqesi te rrethon,
jeta te verbon
shumqka te besh te detyron.

Jeta eshte vullkan
qe nga brenda te pervelon,
jeta eshte uragan
qe gjithkah te rrotullon.

Jeta eshte shkretetire
qe udheton pa bileta,
jeta eshte e veshtire
qe te thumbon si e bleta.

Jeta eshte si guri
qe me goditje thehet,
jeta eshte uri
qe me dhembje blehet.

Jeta eshte drite
e ne brendesi eshte nate,
fillon te behet e hirte
gjersa te qon me gjate.

Te qon ne kenaqesi
qe mund ti shijosh,
ne ate pafundi
qe pastaj ndihme te kerkosh.

Jeta eshte meteore
qe me zjarr fluturon,
sillet me vjet e ore
e kur bie te shkaterron.

Lere qe ty te shkaterron
por edhe te tjeret i lendon,
edhe pse se beson
jeta eshte iluzion.

Jeta eshte e till
pra mos i mbani paj,
ti verbon dy syte
te gjoret ata qe jane dhene pas saj.


Ketu paraqitet jeta e brishte dhe e keqe por se shpejti do te vijn vargjet e saja me anen pozitive te saj.

Ne fund kjo thenie me vlere per ata qe e kuptojne:
Mos e detyro token tet mbaj pa deshire,mos e detyro boten te sillet me veshtire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
sabit



Numri i postimeve : 57
Join date : 14/05/2012

MesazhTitulli: Re: Ti vlen!   Fri May 25, 2012 1:09 am

Më ka thanë
Një plak i thinjur.
Një plak
Mjekërrbardhë,
Mos u ngut shumë,
O djalë,
Se po dua ta them
Një fjalë:

Nëse ke humbur
Shëndetin
Dije
Shumëçka ke humbur
Dhimbjet
Ta bëjnë orën vrer
Shëndeti
Është me vlerë,

Nëse ke humbur
Pasurinë
Mos lejo
Ngushtimi të të pushtojë
Zanat e ka
Kjo kurvë – pasurie
Të vijë, të rrijë
E të shkojë.

Por nëse ke humbur
Guximin,
Ke humbur
Çdo gjë në këtë botë
Se trimëria është, o bir
Mjalta e jetës
Në gotë.

Prandaj aty
Ku të ka rënë koka
Aty trupin drejtoje
Ti bimë e fitimtarit
Kryet lart në qiell
E këmbët në tokë
Se vetëm kokëlartit,
Vetëm guximtarit
I ka hije
Jeta në këtë botë.
Edhe kur varfëria
Të copton,
Edhe kur sëmundja
Të sulmon
Edhe kur vetmia
Të robëron
Edhe kur dhimbja
Të shpon
Edhe kur mërzia
Të lëndon
Edhe kur bota
Të harron
Edhe kur dëshpërimi
Të rrëzon
Kokën lart,
Trupin drejtoje
E kokën lart çoje
Kokëlartin
Edhe toka e nderon
Se kokëlartin
Edhe Zoti e don.

Kokën lart
Në humbje
Kokën lart
Në fitim
Se të gjitha
Vijnë e shkojnë
Mbetet zemra
Që ka guxim.

Edhe njëqind herë
Nëse përtoke
Rrëzohesh
Kurrë e kurrë
Kurrë mos u dorëzo,
Gjej fuqi e nisu
Në beteja të reja
Dhe hidhu në sulm
E si lua e fito.

Dështimet janë
Ndalesa
Dështimet janë
Pushimore
Që si nëna fëmijën
Të marrin përdore
Dhe të çojnë
Prej humbjes
Drejt në fitore.

Prandaj Kokën lart, bir
Edhe kur bota
Ta bën me hile
Edhe kur të duken Engjuj
E të dalin gjarpërinjë me zile
Edhe kur të gjithë
Humbin mendjen
E ty të akuzojnë
Edhe kur të gjithë
Fryhen prej hajnie
E ty të injorojnë
Edhe kur prindi yt
Të hedhë përtoke
Si letër të vjetër
Edhe kur fëmija yt
Të thotë hupë
Unë dua dikend tjetër
Edhe kur miku
Të shikon dorën
Mos ke për të
Ndonjë dhuratë
E nuk të sheh në sy
E nuk të pyet
Ç’është kjo lodhje,
Ç’është kjo lëngatë?

Kokën lart, bir
Ti je shtizë flamuri – dije
Pasha emrin e Zotit
Kokëlartit edhe vdekja
I ka hije.


Ma dëgjo këtë fjalë
Ti vajzë e re,
Ti djalë i ri
Nëse mban këtë fjalë
Krejt bota është e jotja
Dhe ti do të jesh
NJERI.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
sabit



Numri i postimeve : 57
Join date : 14/05/2012

MesazhTitulli: Re: Ti vlen!   Fri May 25, 2012 1:10 am

Ne vargjet ne vazhdim paraqitet deshira jote minuti yt i shum pritur qe ndoshta ti do vdisje per ate minute.

I lire eshte ai minute
edhe toka pushon,
edhe nese je per ngut
diqka do te ndalon.

Qetesi ai kundermon
e pushim simbolizon,
avionin ne qiell e ndalon
pezull e mban veq qe te pushon.

Rri shijoje kenaqesin
se ne ate minute,
gezimi te perbine
e kur nuk e pret ta jep perjetesin.

Te vdesesh per te ia vlen
por pasi qe minutin ta shijosh,
te posa nnjohuren e gjen
kur ta kuptosh se c'po ndjen.

Jane keto vargje te thena
e asnje si te bema,
se ai qe gjithmon tregon
nuk vlen si ai qe vepron.
(vazhdon)...
Deshira e juaj eshte e shenjet,minuti yt eshte me vlere.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
sabit



Numri i postimeve : 57
Join date : 14/05/2012

MesazhTitulli: Re: Ti vlen!   Fri May 25, 2012 1:10 am

Pervoja ty te rrefen,perrallen qe ty ste perlqen,e ne gishta mund ti numerosh,pjese e perralles qe do ti shfletosh.

Nese une te jap dhurat,ti mua mi jep dy,ashtu siq mua ma dyfishon,dikush ty trefishin ta shton.

Eshte mire tet lavderojn,por jo se ke bukuri,eshte mire tet vleresojn se ti ke dituri.

Jetoje jeten me vlerat qe i ke...

Ti vlen!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
sabit



Numri i postimeve : 57
Join date : 14/05/2012

MesazhTitulli: Re: Ti vlen!   Fri May 25, 2012 1:10 am

Brenda e per brenda
kush e gjen si ndihem,
brenda e me brenda
disa ndjenja perzihen.
Syri im i tret
eshte ajo zemra,
ajo eshte e vertet
qe po bart shum emra.
Sa here ulem e ngjitem
sa here lodhem e djersitem,
sa here qaj e buzeqesh
sa here zemren e vesh.

Me kujtohesh ti...

Me kujtohen syte
qe kurr s'ti kam pare
me kujtohen plaget
qe ty te paten vrare.
Edhe pse ste njoh
dhe kurr ste kam njohur,
edhe pse s'te shoh
dhe je e panjohur.

Ku je ti...

Te filloj tet kerkoj
a thua a dot gjej
apo me mire eshte te renkoj
e ta le kete qe ndjej.
A thua a do vish
apo do harrosh
a do mbetesh endrra e fildisht
qe kurr sdo me takosh.

Pse s'je ketu...

A thua ku je
apo pse po fshihesh,
cfare ti me vete ke
a thua ti si ndihesh.

Me mungon...

A thua ti me kerkon
dhe nuk po me gjen,
apo deshira te largon
po te tjeret ku do jene.
Ika nga te gjithe
qe vetmia te me mbuloj
ika nga te gjithe
zemres time ti vajtoj.

Lotova...

Krahun vetvetes ia mbaja
qe te behem me i forte
per cdo dite syte me lot laja
por cdo gje ishte e kot.
Edhe syte flake me digjnin
derisa u ngopa
rrahjet e zemres sec me ndiqnin
edhe pse ajo s'me pa.

U merzita...

Te lotosh eshte shume lehte
te qeshesh me veshtire
po te me therrte nje thike e mbrehte
a thua do ishte me mire.
Eca pak dhe zemres i thirra
me jep ca gezim i thash,
e di qe ti je me e mira
dhe vetem ti trishtimin mund ta lash.

Shpresova...

Erdhi dita edhe per mua
zemra nje te mire ma beri,
mi dha ndjenjat qe i dua
dhe vetem kurr s'me leri.

Buzeqesha...

U rilinda perseri
se zemren e degjova,
me nuk po mbaj meri
edhe pse zemren se shikova.
Ajo mua me dha
ate qe askush nuk mundi,
ajo mua me tha
ende per ty s'eshte fundi.


Keshilla dhe vargje me vlere:
''Kur e,i vetmuar te jesh
dhe telashe te kesh,
degjoje zemren para se te gabohesh
se zemra s'te le te pendohesh''


''Here e kurdo
dielli yt do te lind e perendoj,
here e kurdo
zemra jote do qesh e do vajtoj.


TI VLEN
Mbrapsht në krye Shko poshtë
sabit



Numri i postimeve : 57
Join date : 14/05/2012

MesazhTitulli: Re: Ti vlen!   Fri May 25, 2012 1:11 am

Zotit tim

Le te me therrin
se te kam ty
le te me djegin
se te kam ty.

Le te me tallin
se te kam ty,
askush s'ma di hallin
se te kam ty.

Le te me qeshin
se te kam ty,
le te me zhveshin
se te kam ty.

Le te mekatojn
se je vetem ti,
leri te gabojn
se je vetem ti.

Le te ma marrin pasurin
se ti je me mua,
le te ma prejn besnikerin
une kam keshillat tua.

Le te me nxjerrin syte
se une ty te kam,
le te me verbojn
se une me ty jam.

Le te me pervelojn
se une ty te kam,
le te me masakrojn
se une me ty jam.

Le te bjere shi
se ti urdheron,
le te fryje era
se ti ashtu deshiron.

Le te qelet dhembja
se ajo tundon,
le te hapet plaga
kur mekati sundon.

Le te ma marrin gezimin
gezimi im je ti,
le te ma marrin lumturin
se une te kam ty.

Le te ndizet qielli
me vetetime e bubullima.
le te nxihet dielli
me shira e katrina.

Se je vetem ti
e si ty nuk ka,
nga larg ndjej meshiren
se ti don te miren.

OH...,zoti yne
ti na udhezo
MESHIRUES,MESHIREPLOT,
rruges tende na dergo.

Asgje prej teje nuk dua,
vetem qe ti te jesh i kenaqur me mua.

Thenie dhe vargje me vlere:

Askush nuk te ka thene,
me shum se zoti,
askush nuk te ka dhene
me shum se FUQIPLOTI.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
sabit



Numri i postimeve : 57
Join date : 14/05/2012

MesazhTitulli: Re: Ti vlen!   Fri May 25, 2012 1:12 am

Kendoj



Këndoj këngës
që ende su këndua,
këndoj letrës
që ende su shkrua.

Këndoj tradhëtis
që ende s'të ka tradhtuar,
këndoj kënaqësis,
që ende se ke shijuar.

Këndoj shiut
që ende s'te ka pare,
atij uji të qiellit
që ende s'të ka larë.

Këndoj buzëqeshjes
që ende nuk buzëqesh,
këndoj moralt,
që sa nuk të ka përqesh.

Këndoj harreses
që ende s'të ka harruar,
këndoj besës
që ende s'të ka lëshuar.

Këndoj forcës
ende pa e poseduar,
këndoj aromës
ende pa tu larguar.

Këndoj qiellit
ende pa u tërbuar,
këndoj atij diellit
ende pa te përvëluar.

Këndoj së mirës
ende pa të mbështjell,
këndoj së keqes
ende pa e vjell.

Këndoj malit
ende pa u gjelbëruar,
këndoj gjarprit
ende pa të thumbuar.

Këndoj shumicës
ende pa e mbledhur,
këndoj pakicës
ende pa e derdhur.

Këndoj vjedhjes
ende pa të vjedh,
këndoj zjarrit
ende pa të djeg.

Këndoj drites
që ende s'të ka ndriquar,
këndoj errësirës,
ende pa të mbuluar.

Këndoj syrit
që ende s'të ka parë,
këndoj vrasësit
ende pa të vrarë.

Kendoj gjatësis
ende pa u zgjatur,
këndoj shkurtërsis
ende pa e matur.

Këndoj lartësis
ende pa u ngrit lart,
këndoj ultërsis
që ende s'të ka bart.

Këndoj Jetës
ende mirë pa e jetuar,
këndoj Vdekjes
ende mirë pa të flijuar.


Përgaditu për Jetën se shumë shpejt të vret,përgaditu për Vdekjen se ende të pret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
sabit



Numri i postimeve : 57
Join date : 14/05/2012

MesazhTitulli: Re: Ti vlen!   Fri May 25, 2012 1:14 am

Thuaji Lamtumirë



Thuaji lamtumirë
atij te vrazhdit trishtim,
thuaji atij qe blehet me monedha
se une gezimin zgjedha.

Thuaji lamtumirë
asaj erresire,
largohu thuaj se keqes
se une jam pjese e se mires.

Thuaji lamtumirë
asaj klithmes,
mu largo thuaji frikes
se s'jam pjese e asaj dridhmes.

Thuaji lamtumirë
atij fundit,
s'jam une me mbarimin
se posa fillova fillimin.

Thuaji lamtumirë
atij qielli te zi,
ik largohu nga une
vendi im s'eshte nder ty.

Thuaji lamtumirë
atij te njelmit lot,
se une zgjodha buzeqeshjen
vetem lajmerohesh kot.

Thuaji lamtumirë
ti asaj smires,
une kam te urten
i iku te veshtires.

Thuaji lamtumirë
ti atij mekati,
se nuk kam deshire
te me zere inati.

Thuaji lamtumirë
ti asaj drite,
qe aq shum e do
por ta kapesh nuk dite.

Thuaji lamtumirë
Antidashurise
duaj dhe te duan,
per hire te miresis.


Urtesia e hap zemren e cdo njeriu qe te rrethon,nese ke urtesi urime atehere me te vertet TI VLEN.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
sabit



Numri i postimeve : 57
Join date : 14/05/2012

MesazhTitulli: Re: Ti vlen!   Fri May 25, 2012 1:15 am

Gjej ate që do...

Kur ne nje udhekryq te jesh
i lodhur e i dermuar.
edhe pse askend s'do ta kesh
ti prap sdo jesh i vetmuar.

Se vetmia tu nuk te lë
ti ate e lë,
kurr si tjetri mos bë
edhe nese rrugen ta zë.

Thirre me gjithe fuqin
rrugen qe ti e do,
ndjeje per te krenarin
e tet shkoj mos lejo.

Pyeti fjalet
me thuaj kujt ti flas,
pyeti duart
kujt ti duartrokas.

Pyete miresine
tek kush tet dergoje,
pyete lotin
per kend te vajtoje.

Pyeti kembet
se ku po me qoni,
pyeti mendet
ku po me dergoni.

Pyete syrin
cka duhet te shoh,
pyeti ndjenjat
kend duhet ta njoh.

Pyete zemren
se ku te udhezon,
pyete zemren
nga kush te largon.

Digje rrugen
qe ne gabim te qon,
flake rrugen
e te qash s'te lejon.

Fike pikellimn
se ai s'te duhet dot,
mbylle trishtimin
sa nuk e ke bere shok.

Kur rrugen ta gjesh
kujdes mos e nenqmo,
me se miri kur te jesh
vleren ia shto.

Thuaj faleminderit
zemres dhe urtesis.
thuaji faleminderit
vetes dhe vetmise..

Thuaji po pendimit
tek une mund te vish,
se ti s'mund ti ikesh gabimit
kete duhet ta dish.

Thuaji po pafatesis
mund te te pranoj,
edhe pse s'je pjese e kenaqesis
dhe s'mund tet largoj.

Thuaji po lotit
eja me vajto,
se kur ti lutem zotit
ti me simbolizo.

Thuaji o deshires
se ty do tet kem,
do jesh pjese e se mires
kaq une mund tet them.

Thuaji jo genjeshtres
ty nuk te dua,
thuaji po te vertetes
se ti je me mua.

Thuaji jo vrasjes
as nuk nuk dot te posedoj,
thuaji po dashuris
qe sa me afer dot afroje.

Fjalet e mia degjo
rrugen ti gjeje
e sa me pak gabo,
te miren mbaja afer teje.



Fikrro
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ti vlen!   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ti vlen!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~OKULTIZEM~ :: Spiritualitet-
Kërce tek: