Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sekreti i ecjes mbi prush

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Sekreti i ecjes mbi prush   Mon May 21, 2012 6:54 pm



Për vet ecjen mbi zjarr janë shkruar shumë fjalë. Mirëpo, akoma mbetet pyetja e hapur se a do të jenë në gjendje njerëzit e shkencës për “kërcimin fantastik” të bëhen edhe njerëz të njohjes, në kuptimin gnostik dhe iniciatik. Për këtë është e nevojshme shumë më tepër se të merresh thjesht me shkencë, nevojitet transformim apo rilindje metafizike. Në makinerinë e tashme kuantitative të shkencës, që e tëra është e kthyer kah dobitë, shkencëtarët janë, në të vërtet, vetëm njerëz të fuqisë, pak a shumë të vetëdijshëm për këtë dhe me të cilët, si të tillë, manipulohet. Etika e “objektivitetit shkencor” nuk sjell domosdoshmëri kah Urtësia.



Njeriu i përsosur arrin aftësi me zhvillimin e forcës mistike, e cila është e lindur në të. Ajo forcë është e vendosur në pesë organe të njeriut - LATAIF. Me aktivizim e atyre qendrave të fshehta, njeriu fiton aftësi të pabesueshme, madje edhe këmbëzbathur të ecë nëpër zjarr. Ç’është në të vërtet, “vallëzimi mbi zjarr”? Është magji rituale e Lindjes mistike që është bartur edhe në Perëndim para më pak se 100 vjetësh. Në fillim i bëheshin flijime “zotit të zjarrit”, kështu që në Indi para 3000 vjetësh filluan me tentime për ta mposhtur këtë “zot”. Që njeriu këmbëzbathur të kalon “tepihun e prushtë”, të gjatë 4-5 metra dhe me temperaturë prej 900°C, duhet së pari ta përgatit shpirtin. Thash shpirtin, e jo trupin! Si pjesëmarrës i ritualit dhe njohës i magjisë, ndiej përgjegjësi që për këtë dukuri t’ju njoftoj me kompetencë. Përsërisë, tërë rituali bëhet me shpirt e jo me trup. Shpirti është ai abstrakt i amshuar i pafundësisë së jetës, trupi është vetëm instrument i tij - automjet në këtë botë fizike. Pjesëmarrësit e ritualit mblidhen me zemra të “hapura”, të rilindur, të vetëdijshëm që jetojnë jetën shoqërore me penjtë mistik të gërshetuar të kozmosit. Ata duhet të heqin dorë nga qëllimet egoiste. Duhet të pastrojnë shpirtin dhe të përgatiten për atë ecje.



Më herët, për përgatitjen e ecjes mbi prush, ushtrohej tri ditë (tek mjeshtëri ku kam marrë pjesë unë), ndërsa në disa vende të lindjes, nën mbikëqyrjen e mjeshtrit me përvoja të jogës, ky ritual zhvillohej brenda një dite. Ky sistem i përshpejtuar është bartur edhe në Perëndim, e edhe tek ne në Kosovë, ku dy rituale e fundit të ecjes mbi prush, janë praktikuar brenda ditës. Siç thash, duhet të përgatitet shpirti. Armiku më i madh i saj është egoja! Atë ndonjëherë duhet “vrarë” - ngadhënjyer. Më kujtohen fjalët e një urtaku: “Trimëria më e madhe është të ngadhënjesh veten, ejo mijëra armiq”. Nëse pjesëmarrësi i ritualit të zjarrit ngadhënjen mbi egon e vet, atëherë ai merr fitoren edhe ndaj zjarrit. Njëri prej ushtrimeve të domosdoshme është edhe kjo: pjesëmarrësit duhet ta bindin veten se janë më të fortë se zjarri. Një nga një, me zë, përsërisë mantren: “Do të kem sukses! Unë duhet të kem sukses!” Nëse ushtrohet në mënyrë të rregullt, pas përafërsisht gjysmë ore, egoje duhet të tërhiqet edhe njëkohësisht, trupi do të mbulohet me mbështjellësin energjetik - aurën.



Pason pastrimi i shpirtit. Teknika është e thjeshtë: në copëza letra pjesëmarrësit e ritualit “vallëzimi mbi prush” shkruajnë të gjitha ato që u kujtohen gjatë jetës; vetëm ato që mendojnë se kanë vepruar keq, lëngimin nga sëmundjet, etj.

Copëzat e tilla të shkruara, kryesisht me gjëra negative dhe ato që e mundojnë personin, hedhen në zjarr. Kjo është sa i përket flijimit në zjarr, mu sikur në Indinë e lashtë, sepse zjarri duhet “pranuar” flijimin, sakrificën. Flijimi i këtillë gjithsesi është më i mirë nga viktima e gjallë ose trupi juaj, apo jo? Të pastruar në këtë mënyrë dhe me ndihmën e disa ushtrimeve tjera mentale, pjesëmarrësit i afrohen dhe përurojnë ndezjen e zjarrit. Tepihu prej prushi për disa orë bëhet gati për përdorim. Temperatura prej 900.1000°C është e padëmshme për pjesëmarrësit e ritualit. Ata mbahen dorë për dore rreth zjarrit, duke shikuar në të, dhe më zë shqiptojnë matren: “OM”. Në atë moment ata kanë ndjenjën se nëpër trup u qarkullon një energji e këndshme që e largon frikën. Në fund pason finalja: mjeshtri jep urdhrin që të zbathen të gjithë dhe t’i përvjelin këmbëzat e pantallonave deri në gjunjë. I pari ecën mjeshtri. Ndalet para zjarrit me duart lartë, lutet dhe kalon, ku në funt të tepihut të prushtë pret me radhë pjesëmarrësit tjerë që ndjekin lëvizjet dhe lutjet e tij. Pjesëmarrësit e përgatitur në këtë mënyrë, që ngadhënjyen egon dhe frikën, janë të mbështjell me një energji të panjohur, e cila i mbron nga zjarri, të gjithë pas kalimit të shëndosh, pa asnjë djegie. Ndjenja e ecjes mbi prush është fantastike dhe ndjenjë se janë rilindur, se prej vetes kanë shkarkuar qindra kilogram. Çdonjëri pas kalimit ndjehet më i shëndosh, në shpirt dhe trup. Për vet ecjen mbi zjarr janë shkruar shumë fjalë dhe kishte tentime të shpjegimit shkencor, pa marr parasysh shkallën e zhvillimit të aparateve shkencore. Mbetet, kuptohet, pyetja e hapur se a do të jenë në gjendje njerëzit e shkencës për “kërcimin fantastik” të bëhen edhe njerëz të njohjes, në kuptimin gnostik dhe iniciatik. Për këtë është e nevojshme shumë më tepër se të merresh thjesht me shkencë, nevojitet transformim apo rilindje metafizike. Në makinerinë e tashme kuantitative të shkencës, që e tëra është e kthyer kah dobitë, shkencëtarët janë, në të vërtet, vetëm njerëz të fuqisë, pak a shumë të vetëdijshëm për këtë dhe me të cilët, si të tillë, manipulohet. Etika e “objektivitetit shkencor” nuk sjell domosdoshmëri kah Urtësia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
 
Sekreti i ecjes mbi prush
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~PARANORMALE~ :: Parapsikologji-
Kërce tek: