Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Depresioni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Depresioni   Sat May 19, 2012 10:52 am

Depresioni



Gjatë proceseve të shumta në rrugëtimin jetësor, pothuajse që të gjithë, ballafaqohemi me sfida të ndryshme. Ato janë, herë më të dobëta, e herë-herë tejet të fuqishme sa që arrijnë tek ne, të lëkundin dukshëm ekuilibrin emocional dhe të shkaktojnë çrregullime të gjendjes shpirtërore.
Zakonisht, çrregullimet e gjendjes shpirtërore ndodhin si rezultat i shumë faktorëve, duke filluar nga dështimet e ndryshme gjatë përpjekjeve për arritjen e ndonjë qëllimi, e deri tek ato më të rëndat - humbja e personave më të afërt. Natyrisht, nuk përjashtohet as trashëgimia gjenetike. Shkaqe të tjera që provokojnë çekuilibrin emocional, sipas psikologjisë, janë edhe:
- probleme të ndryshme personale e sociale;
-sëmundjet serioze;
-problemet bashkëshortore, e në veçanti divorci;
-abuzimet seksuale;
-alkoolizimi dhe substanca të tjera narkotike;
-traumat nga lufta;
-stresi dhe ankthet, e procese të tjera, të papritura e të pakëndshme, që ndodhin dhe sjellin ndryshime të theksuara në jetë. Dhe si pasoj e gjithë këtyre faktorëve, njeriu ndihet i paaftë për t'u përshtatur me situata sociale dhe ballafaquar me problemet jetësore, pra, ai kaplohet nga një gjendje e pashpresë dhe dorëzohet para çdo sfide.
Në forma të lehta, çrregullimet e gjendjes shpirtërore, janë normale, pasi njeriu si qenie emocionale, kuptohet, ka edhe binomizmin e vet, por, kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët për kohë të gjatë, kur njeriu humb interesin për bukurit dhe dukurit e jetës, atëherë kemi të bëjmë me shenja, simptoma, se ai po kalon në një gjendje DEPRESIVE.
Në këtë shkrim, nuk dua ta trajtoj dukurin e depersionit nga këndvështrimi patologjik, pasi as që jam kompetent për këtë - kjo u takoni psikologëve, e në veçanti, psikiatërve, por unë dua të bëjë vetëm një përshkrim të përgjithshëm të këtij çrregullimi të gjendjes shpirtërore, përmes sistemit pyetje - përgjigje. Jam përpjekur t'i përzgjedhë dhe t'i përmbledhë 20 pyetje (bashkë me 20 përgjigje), përmes të cilave mendoj se lexuesi (i nderuar i kësaj web faqeje) do të krijoj njohuri solide rreth kësaj sëmundje të kohës moderne.

1 - Ç'është depresioni?

Depresioni është gjendje e pikëllimit të thellë, i krijuar nga faktor të ndryshëm, ku personi humb besimin në vete, shpresat për ardhmëri si dhe interesimin për aktivitetet e jetës - kur tek ai shuhet çdo ndjesi kënaqësie e gëzimi shpirtëror.

2 - A paraqet pikëllimi i thellë gjithnjë simptomat e sëmundjes së depresionit?

Jo, në rastet e mossukseseve në punë apo në jetë, ose edhe kur humbim personin e afërm, pikëllimi është dukuri e rëndomtë e çekuilibrit të përkohshëm shpirtëror, por kur kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë, pa gjasa për të gjetur rrugëdalje nga ky "tunel i errët" (siç quhet shpesh depresioni), atëherë mund të flitet për çrregullime patologjike shpirtërore, pra për simptomat e sëmundjes së depresionit.

3 - Cilat janë arsyet që na shtyjnë në pikëllim kronik - të pafundmë?

Vuajtjet shpirtërore të shkaktuara nga rastet tragjike si: humbja e personit më të dashur, sëmundjet e rënda e të pashërueshme, invaliditeti i përjetshëm, abuzimet e ndryshme - zakonisht seksuale, dështimet e përsëritura në jetë etj. Por edhe problemet e ndryshme familjare e sociale si dhe zhgënjimet sentimentale mund të jenë faktor serioz për provokimin e gjendjes së pikëllimit të thellë.

4 - Si reflektohet (duket) bota e personave melankolik?

Gjendje e zymtë shpirtërore pa ndjesi për kohen dhe ardhmërinë. Pushtim nga dëshpërimet momentale dhe vërshimi i dështimeve nga e kaluara, të mbështjella me plot hije dyshimi, fajësi personale, lëndime të brendshme shpirtërore. Pra, pesimizëm i plotë dhe krijimi i fuqishëm i bindjes se nuk ka fuqi as shpresë të ballafaqohet me sfidat e paraqitura.

5 - A luajnë gjenet ndonjë rolë tek sëmundja e depresionit?

Hulumtimet e shumta në këtë fushë kanë konstatuar se disa çrregullime të gjendjes shpirtërore, pra një cenueshmëri biologjike e depresionit, mund të trashëgohet. Kjo është vërtetuar nga studimet e kryera në disa familje, anëtarët e të cilave brez pas brezi kanë manifestuar defekte në ekuilibrin emocional, e në veçanti në rastet ekstreme, kur tentimet për vetëvrasje por edhe aktet e kryera të vetëvrasjeve, i kanë përcjell breza me radhë.

6 - Pra, burim ose shkaktar i depresionit nuk qenkan vetëm sfidat e rënda të jetës dhe problemet e pazgjidhura... por edhe trashëgimia gjenetike?

Konfliktet e personalitet, ndoshta të akumuluara që nga koha e fëmijërisë, e të nxitura nga rrethanat e pafavorshme negative, nga traumat e rënda shpirtërore dhe të vazhdueshme, konsiderohen si shkaktar kryesor i çrregullimeve patologjike shpirtërore, por natyrisht që duhet të ekzistoj edhe një lidhshmëri me proceset biologjike, gjegjësisht me reaksionet (defektet) biokimike që zhvillohen në tru. Neurotransmetuesit si: dopamina dhe serotonina rregullojnë disponimin tonë si dhe mundësojnë ndryshimin e impulseve mes qelizave. Niveli i ulët i këtyre neurotransmetuesve, mund të sjell deri te rënia e morali dhe kjo situatë të provokoj pastaj gjendja dëshpërimi dhe me këtë të kontribuoj edhe në zhvillimin e depresionit.

7 - A ka periudha, kur personi i nënshtrohet më shumë ndryshimeve të disponimit?

Gjithsesi. Gjatë procesit jetësor kalojmë nëpër periudha kritike si: puberteti, shkollimi, punësimi, martesa, lindja, pensionim etj., periudha këto, që ndikojnë edhe në ekuilibrin tonë shpirtëror.

8 - Pse gjinia e bukur është më shumë e goditur nga çrregullimet shpirtërore?

Hulumtimet e bëra tregojnë se ka disa arsye pse gratë janë më shumë të prekura nga depresioni: mungesa e kromozomit seksual Y, që mungon te ato; cikli menstrual, ndryshimet hormonale, ndjeshmëria më e theksuar emocionale si dhe faktor të tjerë psikofizik e psikosocial.

10 - A e nxit vetmia neverinë ndaj jetës?

Shumë studiues janë të mendimit se po, duke u nisur nga parimi themelor se njeriu është qenie shoqërore dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore, pra jeta e përbashkët, ndikon edhe në ekuilibrin emocional, në kuptimin pozitiv, duke balancuar gjendjen shpirtërore gjatë situatave frustruese. Por ka edhe të tjerë, që mendojnë, se kjo varët shumë nga stabiliteti nervor i individit, nga karakteri i tij dhe qëllimet e përcaktuara në jetë.

11 - Çfarë është qëndrimi i personit depresiv?

Thënë shkurt e prerë: fundamentalisht negativ ndaj vetës dhe jetës!!!

12 - A është ky qëndrim fundamental edhe faktori më i shpeshtë që i nxitë individët për të kryer aktit e vetëvrasjes?

Mjerisht po. Fajësia, e në veçanti, urrejtja ndaj vetvetes dhe jetës mund të krijoj apati aq të thellë, sa që ai nuk sheh rrugëdalje nga ky "tunel ferri" dhe epilogu i gjithë kësaj, natyrisht që përfundon tragjikisht - me aktin e vetëvrasjes.

13 - Cilat janë simptomat e gjendjeve të lehta depresive, që quhen "depresione stinore"?

Plogështia psikike e fizike, lodhja e pabazë, dëshira e madhe për gjumë, ikja nga aktivitetet e zakonta, humbja e interesit për shoqërim etj.

14 - Ku është burimi i kësaj forme të çuditshme depresive, që është variabël, varësisht prej stinëve?

- Shkencëtarët supozojnë se është hormoni i melatoninës. Melatonina, që është produkt i hipofizës, sinkronizon anën tonë biologjike në varshmëri prej fuqisë së dritës që e pranon syri ynë, pra, bënë rregullimin e ritmit ciklik ditë-natë. Çdo çekuilibrim në këtë fushë përcillet me ndryshime të lehta të gjendjes shpirtërore, të quajtura, siç e cekëm edhe më lartë, "depresion stinor".

15 - A është gjendja depresive gjithnjë konstante?

Përgjithësisht jo, edhe pse mund të ketë përjashtime.

16 - A vërehet lehtë individi i cili veç gjendet nën "pushtetin" e depresionit?

Nuk është e vështirë ta vërejmë, pasi siç e cekëm edhe më lartë, individi me çrregullime shpirtërore, kalon gjatë fazave të ndryshme në gjendje të thellë pikëllim, duke u mbyllur në botën e vetë dhe duke mos treguar kurrfarë interesimi për botën e cila e rrethon.

17 - Cilat janë simptomat e para të dukshme që paralajmërojnë fillimin e çrregullimeve shpirtërore?

Humbja e interesit të përgjithshëm për kënaqësitë e jetës, ndjesia e të qenit i pavlefshëm, pushtimi i ndjesive dëshpëruese, pushtimi i panikut dhe brengave, shqetësime gjatë pushimit të natës, ose edhe pagjumësia e theksuar, ndryshimet në oreks, rënie në peshë, mungesa e energjisë vepruese dhe ndjesia e rraskapitjes... thjesht, mendime të vazhdueshme negative ndaj vetës dhe jetës.

18 - A është e vërtet se njerëzit, shpesh, nuk dëshirojnë ta bëjnë publike këtë çrregullim të gjendjes shpirtërore, sepse e konsiderojnë si "turp"?

Po, për arsye të paragjykimeve që kanë, e që është shumë gabim, pasi edhe depresioni është një sëmundje, si të gjitha të tjerat, dhe kërkon kurim.

19 - Pra, është e mundur dalja nga ky "tunel i errët", dhe rikthimi i sërishëm i disponimit dhe vullnetit për jetë!

Gjithsesi. Sipas studimeve të gjata të bërë në fushën e psikologjisë dhe psikiatrisë, sëmundja e depresionit është e shërueshme, por, natyrisht, përveç trajtimit adekuat duhet patjetër të mbizotëroj edhe dëshira dhe vullneti i mirë i individit.

20 - Cilat janë trajtimet adekuate që duhet të zbatohen që të mund të dilet nga ky "tunel i errët" shpirtëror?

Ka disa forma dhe mënyra për ta trajtuar dhe kuruar sëmundjen e depresionit: terapia farmaceutike, psikoterapia, terapia muzikale, teknikat e ndryshme të relaksimit, terapia hipnotike, aktivitete e ndryshme sportive, kulturore etj. Natyrisht, që gjatë gjendjes së çekuilibrimit emocional, gjëja e fundit që individit i be në mend, është të ndërmarr diç në këtë drejtim, prandaj, m'u në këtë fazë ai ka më së shumti nevojë për përkrahje, mbështetje të njerëzve të besuar, të familjarëve, të miqve, të shoqërisë dhe institucioneve përkatëse. Mbështetja e fuqishme shpirtërore, e kombinuar me llojet e terapive të ndryshme, jep efektin më të mirë shërues dhe zvogëlon dukshëm mundësit për rikthimin e depresionit. Megjithatë, shumë, shumë e rëndësishme është që mos të injorohen simptomat e para të depresionit, por intervenimi të bëhet në fazat fillestar, për ta parandaluar rrezikun e kalimit të sëmundjes nga format e lehta (neurozat), tek ato më të rëndat (psikozat), të cilat pastaj kërkojnë trajtim të vazhdueshëm dhe të veçantë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
 
Depresioni
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~OKULTIZEM~ :: Spiritualitet-
Kërce tek: