Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ligjet e jetes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Ligjet e jetes   Sat May 19, 2012 10:04 am

Jeten e kemi shtu siq jemi




* Ju bëheni ai/ajo për të cilën PO MENDONI më shumë.

* MENDIMET ... BËHEN ... GJËRA ....

* Shikojeni veten të mbuluar nga bollëku, do ta kini.

* Po njerëzit, fatkeqësisht, janë të prirur të mendojnë për atë që nuk e dëshirojnë.

* Mendoni për gjërat që doni, mendoni me përqendrim të madh... Përqendrohuni! Ligji i tërheqjes punon.

* LIGJI I TËRHEQJES THOTË: Ne do t’ju japim gjërat për të cilat mendoni dhe në to jeni të përqendruar...
Mos u përqendro në ato që nuk dëshiron të të ndodhin.

* Ne (vetë) tërheqim NJERËZIT, NGJARJET dhe SITUATAT (shëndetin, pasurinë, lumturinë, veturën, shtëpinë e bukur, personin e dashur (binjak)...

* Jeta është manifestim fizik i mendimeve që ke në kokë.

* Je Mikelangjelo i jetës tënde. Davidi që gdhend – je ti. Me MENDIMIN tënd.

* Çdo gjë që ndodh në jetën tënde, duke përfshirë edhe atë që nuk ju pëlqen – e keni tërhequr ju.

* Kontrollojini mendimet tuaja, do ta kontrolloni jetën tuaj.

* Bëni gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë. Kryesorja: të kemi ndjenja të mira, të ndiheni mirë...

* Çfarëdo që po mendoni apo ndjeni sot, me atë po e krijoni të ardhmen tuaj.

* Mendimet dhe ndjenjat tuaja – krijojnë jetën tuaj. Do të jetë gjithmonë kështu.

* Sa më shumë të ndiheni mirë, do t’ju tërheqin gjërat që do t’ju ndihmojnë të ndiheni mirë.

* Jeta është absolutisht fenomenale, zbato sekretin!

* Mendo llambën e Aladinit. Aladini duke e fërkuar atë, doli xhindi nga ajo dhe i tha Aladinit t’i thoshte 3 dëshira. Kozmosi është xhindi gjigand: Ti je Aladini, që ia komunikon dëshirat. Ti kërkon.

* Kërko, të jepet – thotë Bibla

* Janë tre hapa:
1. KËRKO! Çfarë doni? Jepi urdhër universit! Universi është katalogu yt. Ti zgjedh.
2. BESO! Beso se ajo që dëshiron, do të realizohet. Nuk është nevoja të dini – si. S’ka dyshim. Ka Besim. Unë e di dhe e kam të qartë se do të ndodh. Dhe do të ndodh.
3. MERR! Merr me falënderim. Ji mirënjohës. Do të ndihesh mirë.

* Sido që të ndiheni – të lumtur apo si në burg – është realiteti juaj. Vetë e keni krijuar. Ligji i tërheqjes u bindet gjithmonë mendimeve tuaja.

* Ne po e bëjmë jetën që është rezultat i mendimeve dhe ndjenjave tona të mëhershme.

* Mos u përqendro në ANKESAT e tua. Do t’i merrni gjërat në të cilat përqendroheni.

* Falënderimet për mirësitë, mirënjohjet... Jo vetëm t’i mendosh si rutinë, transmetoji ato!

* Parafytyrojini dhe do t’i realizoni dëshirat tuaja.

* Transmetoja universit dëshirën tënde. UNIVERSI THOTË: kërkesa juaj është urdhër për mua. Thuaje atë që dëshiron, po ajo duhet të jetë e besueshme...

* Ne jemi krijuesit e universit tonë. Kjo (që është) është dëshira jote.

* Si keni për t’ju pëlqyer të tjerëve, nëse s’i pëlqeni vetvetes.

* Rashë në dashuri me veten, tërë bota mund të bjerë në dashuri me mua.

* Kur ankoheni (për gjëra të caktuara), ato (gjëra) do të shtohen.

* Të tjerët s’mund të krijojnë lumturinë tonë. E krijojmë vetë ne. Gëzimi ynë ndodhet në vetë ne.

* Trupi ynë është produkt i mendimeve tona.

* Hape veten për të ndjerë bollëkun e universit. Mos e kufizo vetveten me mendimet negative.

* S’kemi DASHURI, nuk jemi MIRËNJOHËS, bëjmë jetë në STRES... Pasojë e pashmangshme është SËMUNDJA. Stresi është tendosja e zinxhirit. Një hallkë do ta lëshojë gjithsesi... Shëndeti është një nga to.

* Sëmundja nuk mund të jetojë në një trup të shëndoshë në pikëpamje emocionale.

* Mos u përqendro tek ajo që nuk shkon mirë. MENDIMET NEGATIVE dhe STRESI janë SËMUNDJE. Hiq mendimet negative dhe stresin, trupi shëron veten. Shërimi juaj vjen nga brenda.

* Njeriu shndërrohet në atë për të cilën mendon.

* Ne fatkeqësisht i shohim gjërat që nuk i duam, u japim energji dhe ato bëhen realitet.

* Energjia rrjedh aty ku shkon vëmendja. Hiq mendimet prej asaj që nuk ju pëlqen. Universi është katalogu. Ai ka për të gjithë. Universi i ka të gjitha me bollëk.

* Nëse mendon se mundesh apo nuk mundesh, në të dyja rastet ke të drejtë.
Prandaj, assesi:
nuk mund ta bëj - se nuk kam kohë...
nuk mund ta bëj - se nuk kam para...
nuk mund ta bëj - se nuk kam fuqi... Nuk... nuk... nuk...

por:
mund ta bëj - se kam kohë...
mund ta bëj - se kam para...
mund ta bëj - se kam fuqi... MUNDEM dhe DUA.

* Ndiqni lumturinë tuaj... Ndiqni entuziazmin tuaj, ndiqni pasionin tuaj...

* Shikojeni veten me gjërat që dëshironi.

* Unë meritoj të jem i lumtur...
Unë meritoj të jem i pasur...
Unë meritoj të jem ...
Unë jam krijues i fatit tim.

* Askush s’mund ta jetojë jetën time
ta përjetojë lumturinë time
ta këndojë këngën time
ta shkruaj historinë time....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
 
Ligjet e jetes
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Të respektohen ligjet duke mbrojtur interesat e udhëtarëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~OKULTIZEM~ :: Spiritualitet-
Kërce tek: