Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Njerëzimi mund të shkatërrohet më 2052?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Njerëzimi mund të shkatërrohet më 2052?   Sun May 13, 2012 11:47 am

Njerëzimi mund të shkatërrohet më 2052?


Organizata e pavarur ndërkombëtare, Klubi i Romës, ka dalë me prognozën e re të vizioneve dhe parashikimeve për njerëzimin.

Sipas publikimit “2052″, që është prezantuar në Roterdam, popullata botërore do ta arrijë maksimumin më 2042, me afro 8.1 miliardë njerëz. Pastaj ky numër do të duhej të binte për shkak të rënies së natalitetit në viset urbane. Sipas parashikimit, në vitin 2052 do të jenë tre miliardë njerëz ë varfër.

Prognoza për 40 vitet e ardhshme parashikon se do të stagnojnë ekonomitë që në këtë moment dominojnë botën, sidomos SHBA-të. Kina do të jetë rrëfimi i suksesit, “për shkak të aftësisë së saj për të vepruar”. Deri më 2052, më së shumti do të përparojnë Brazili, Rusia, India, Republika e Afrikës së Jugut dhe së paku 10 shtete tjera. Raporti gjithashtu vë në dukje se prodhimi global bruto do të rritet më ngadalë se që pritet, për shkak të uljes së produktivitetit në ekonomitë e zhvilluara.

Autori i raportit, Jorgen Randers, thekson se shkaku kryesor i problemeve globale ekonomike qëndron tek të menduarit afatshkurtër – politik dhe ekonomik:

“Është i domosdoshëm sistemi i menaxhimit që problemet i sheh në aspektin afatgjatë” Ai shton se njerëzimi i ka shterur shumë resurse të Tokës, kështu që deri më 2052 mund të pritet një kolaps global. Nëse nuk ndryshon të menduarit njerëzor, ai beson se njerëzimi nuk do të mbijetojë. Ndryshimi në strategji është i nevojshëm në mënyrë që deri më 2052 të mos mbetemi pa furnizimet e ushqimit, ujit dhe të naftës.

Klubi i Romës thotë se përqendrimi i dyoksidit të karbonit do të vazhdojë të rritet, gjë që do të çojë në rritjen e temperaturës globale prej dy gradë celsius deri më 2052 vit, ose 2.8 gradë deri më 2080.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
 
Njerëzimi mund të shkatërrohet më 2052?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» BASHKOHUNI ME NE - JO NË AMBASADA E KONSULLATA NJERËZ ME LIDHJE ME DIKTATURËN
» Shokët e Atjon Zhitit nuk mund të besojnë se ai nuk jeton më (FOTO)
» Thaçi: Presidenti do të zgjidhet nga PDK-ja
» Esat Ahmeti:Ai që nuk e njeh veten, nuk mund ta njohë as tjetrin
» Kristaq Shabani:Lajthitje e të lajthiturve?!A mund të ngacmohet zjerrmi?!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~EZOTERIZEM~ :: Profeci-
Kërce tek: