Jeta
www.jeta.nice-forum.com

ose

www.jeta.tk



 
ForumPortaliGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ateistët janë më të ndjeshëm dhe më humanë!?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jeta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 533
Join date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Ateistët janë më të ndjeshëm dhe më humanë!?   Mon May 07, 2012 11:21 am



Ateistët janë më të ndjeshëm dhe më humanë!?




Sipas hulumtimit të botuar në revistën profesionale amerikane ”Social Psychological and Personality Science”, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se ateistët, agnostikët dhe njerëzit më pak fetarë, janë më të mëshirshëm se besimtarët.
Shkencëtarja Laura Saslow – nga Universiteti i Kalifornisë – idenë për këtë hulumtim e gjeti pasi shoku i saj ateist i ishte rrëfyer se si ka vendosur të dhurojë të holla për Haitin, pasi ka parë një video emocionale të shpëtimit të një gruaje.

"Gjatë hulumtimit kemi gjetur edhe ndërlidhjen se si njerëzit më pak fetarë krijojnë raporte emocionale dhe shoqërore në bazë të asaj se a mund të ndihmojnë ose jo. Njerëzit religjiozë, në anën tjetër, ndjeshmërinë e tyre e shohin më pak përmes zemërgjerësisë, e më shumë përmes faktorëve tjerë si doktrina, faktorët shoqërorë apo shqetësimet për reputacionin”, thotë shkencëtarja.

Një studim i ngjashëm në SHBA është bërë në vitin 2004, me 1.300 të anketuar, ndërsa rezultatet kanë treguar se jobesimtarët më shpesh ndihmojnë shoqërinë, japin para për të pastrehët, marrin pjesë në aktivitete humanitare dhe bëjnë akte të bamirësisë.

"Mbi të gjitha, ky hulumtim tregon se edhe pse në Shtetet e Bashkuara njerëzit më pak fetarë konsiderohen si më pak të besueshëm kur është fjala te dhembshuria, ata ndihmojnë më shumë se besimtarët", thotë Saslow.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com
 
Ateistët janë më të ndjeshëm dhe më humanë!?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Jeta :: ~PARANORMALE~ :: Parapsikologji-
Kërce tek: